AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Perandoritë kundërsulmojnë Europën

Joschka FischerngaJoschka Fischer
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Vladimir Putin, Emanuel Macron, Angela Merkel dhe Rexhep Tajip Erdogan gjatë Samitit për Sirinë. Foto: Wikimedia.

Ndër sfidat e shumta në sferën e politikës së jashtme me të cilat përballet Europa, shumë pak janë më të ngutshme sesa përshkallëzimi i tensioneve në Mesdheun lindor, ku pretendimet e Turqisë po kërcënojnë interesat europiane. Për shkak se Turqia e ka zgjedhur tashmë rrugën e saj, detyra e Europës tani është të sigurojë një bashkëjetesë, sesa një integrim të saj në BE.

Vladimir Putin, Emanuel Macron, Angela Merkel dhe Rexhep Tajip Erdogan gjatë Samitit për Sirinë. Foto: Wikimedia.

Presidenca e Donald Trump tani është histori, gjë e cila e vendos ripërtëritjen e marrëdhënies transatlantike në axhendën europiane. Por nuk mund të ketë rikthim në varësitë e vjetra dhe komode të epokës së Luftës së Ftohtë dhe periudhës pas kësaj, kur Amerika – mbrojtësja e madhe – vendosi për të gjitha çështjet e rëndësishme të sigurisë dhe Europa e pasoi. Për të rinovuar transatlantizmin, Europa do të duhet të japë kontributin e saj në sigurinë e përbashkët, veçanërisht brenda mjedisit të saj gjeopolitik.

Në fqinjësinë e tij të afërt, Bashkimi Europian përballet me tre ish-fuqi globale që janë fiksuar me lavdinë e tyre të kaluar perandorake: Rusia, Turqia dhe tani Mbretëria e Bashkuar. Secili ka një marrëdhënie unike me Europën, aktualisht si dhe historikisht, dhe të gjithë ndajnë disa të përbashkëta.

Nën drejtimin e presidentit Vladimir Putin, Rusia kapet me dëshirë pas kujtimeve të saj të kohës kur ajo ishte një superfuqi, kur Bashkimi Sovjetik ishte baras me Shtetet e Bashkuara në planin global. Nën udhëheqjen e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Turqia ëndërron të përsërisë zgjerimin gjeopolitik dhe kulturor të Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe skajet perëndimore të Azisë Qendrore në Mesdheun lindor dhe bregun e Afrikës Veriore (Libi), deri në Gjirin Persik. Dhe, së fundmi, Britania pas Brexit po kërkon shpirtin e saj në izolim të vetë-imponuar (dhe jo aq të shkëlqyeshëm), edhe pse mbetet pranë europianëve kontinentale përmes NATO-s dhe lidhjeve të forta kulturore dhe historike.

Për mirë ose për keq, BE-ja e ndan kontinentin Europian me këta tre fqinjë të vështirë dhe kështu që duhet të punojë me secilin prej tyre për të arritur një bashkëjetesë paqësore. Rusia, një fuqi bërthamore, është shumë e madhe dhe e fuqishme ushtarakisht që Europa ta menaxhojë atë e vetme. Këtu, BE-ja do të mbetet e varur nga mbrojtja e SHBA-së, veçanërisht përballë kërcënimeve ruse ndaj Europës Lindore dhe Shteteve Balltike, të cilat u bënë të dukshme me aneksimin e Krimesë në 2014 dhe luftën në Ukrainën Lindore.

Por sfida kryesore e Europës qëndron diku tjetër: Mesdheu lindor, ku zbulimi i depozitave të konsiderueshme të gazit natyror nën shtratin e detit ka rritur ndjeshëm rrezikun e një konflikti midis Turqisë dhe Greqisë anëtare të NATO-s, si dhe përfshirjen e Qipros anëtare të BE-së. Për më tepër, një mision i NATO-s për të ndalur kontrabandën e armëve përgjatë bregdetit libian përshpejtoi së fundmi një konfrontim të rrezikshëm midis një fregate franceze dhe anijeve të marinës turke, gjë që solli një mosmarrëveshje diplomatike tepër serioze.

Në fakt, në rajon nuk ka ndonjë mungesë pikash të mundshme të nxehta, për shkak të konkurrencës për depozitat e gazit natyror, ndërhyrjes së Turqisë në luftën civile në Libi, konfliktit të lashtë për Egjeun, problemet e gjata të demarkacionit, të drejtat për hapësirat ajrore dhe ato detare dhe çështja e hapur e Qipros. Këto tensione, të cilat përkeqësohen më tej nga rivalitetet shekullore fetare dhe etnike, kanë krijuar një situatë gjithnjë e më të rrezikshme në pragun e Europës. Për sa i përket interesave të saj, Europa do të duhet të merret vetë me këtë problem.

Nën udhëheqjen e Erdoganit, Turqia tashmë ka ndjekur politika ekspansive “neo-otomane” për disa vite me radhë. Edhe pse qeveria e Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) fillimisht ishte përpjekur të përshpejtonte integrimin me Perëndimin duke lëvizur drejt pranimit në BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i atëhershëm francez Zhak Shirak ia mbyllën me forcë derën në fytyrë Turqisë në vitin 2006.

Në atë kohë, bumi ekonomik global i dha Erdoganit përshtypjen se Turqia mund të modernizohej dhe më pas të rishfaqej si një fuqi e madhe më vete, pa u mbështetur tek integrimi europian. Por Erdogani i mbivlerësoi plotësisht aftësitë e vendit të tij (dhe ende e bën këtë gjë).

Brenda vendit, Erdogani mbështetej në një aleancë politike me lëvizjen Islamike Gylen deri në përpjekjen për grusht shteti në vitin 2016, pas së cilës ai krijoi një pakt të ri me nacionalistët ekstremë. Por ndryshimi i aleatëve nuk e zvogëloi komponentin fetar në politikën e Erdoganit. Ai ka theksuar prej kohësh ndjekjen e një rruge islamike në epokën moderne, e cila përfaqëson një largim nga tradita laike e vendosur nga themeluesi i Turqisë post-otomane, Kemal Ataturk. Ky angazhim e ka larguar në mënyrë të pashmangshme Erdoganin nga Perëndimi dhe e ka afruar atë drejt Lindjes së Mesme.

Tani është e qartë se si BE-ja ashtu edhe Turqia u zunë në një kurth që ata vetë e krijuan: perspektiva e anëtarësimit të Turqisë në BE, e cila nuk do të jetë në tryezë në një të ardhme të parashikueshme. Fatkeqësisht, nuk ofrohen mekanizma integrimi alternative.

Por Turqia dhe BE-ja nuk mundet thjesht të ndjekin rrugët e tyre. Tregjet e Europës, kapaciteti investues dhe marrëdhëniet me armiqtë e betuar të Turqisë, Rusia dhe Irani, e bëjnë BE-në të domosdoshme për Turqinë; dhe pozicioni gjeopolitik i Turqisë midis Europës, Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Kaukazit e bën Turqinë të domosdoshme për BE-në.

Përveç fakti që është atdheu stërgjyshor i popullatave të mëdha të pakicave turke në Gjermani, Belgjikë dhe Skandinavi, Turqia do të vazhdojë të shërbejë si një lloj “ure-kalimi” për emigrimin e refugjatëve nga Azia në Europë. Prandaj është e domosdoshme që të dy palët të zhvillojnë lidhje paqësore jashtë anëtarësimit në BE.

Sigurisht, që për momentin, procesi i pranimit të Turqisë në BE, i pezulluar prej kohësh, do të duhet të lihet në fuqi, sepse mbetet ende për t’u parë se kush do të pasojë Erdoganin. Përfundimi zyrtar i procesit në momentin aktual do të bënte më shumë dëm sesa dobi. Por për sa kohë që Erdogani është në pushtet, bashkëjetesa është gjëja më e mirë që mund të shpresohet.

Europa nuk duhet të humbasë nga sytë strategjinë më afatgjatë, e cila në mënyrë të pashmangshme do të përqendrohet te Kina, jo te Rusia ose marrëdhëniet me Britaninë pas Brexit. Kina tashmë po krijon një prani në Iran dhe duke demonstruar se ka kapital, njohuri dhe teknologji për të projektuar pushtetin dhe ndikimin e saj përtej kufijve të saj. Nëse ajo do të ketë sukses dhe do ta kthejë nismën “Një rrip, një rrugë” në një vijë ngjarjesh gjeopolitike që ndihmojnë në progresin e saj, ajo së shpejti mund të shfaqet në kufirin juglindor të Europës në një formë që askush në BE nuk e ka parashikuar.

Europa nuk mund të dëshirojë një rezultat të tillë. Prandaj “çështja turke” do të mbetet më e rëndësishme sesa kurrë më parë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. The Empires Stike Back at Europe

Etiketa: AKPAmerikaAngela MerkelArmëBallkaniBashkimi EuropianBashkimi SovjetikBEBIRNBrexitDonald TrumpErdoganEuropaGjermanigrusht shtetiGylenIntegrimiIntegrimi europianIranIraniizolimKinakontrabandëLibiMacronMbretëria e BashkuarMbrojtjaMerkelNATOpaktPresidencaProject SyndicatePutinQeveriarajonRexhep Tajip ErdoganRusiaSHSHBAShtetet e BashkuaraSkandinaviteknologjitensioneTrumpTurqiaUkrainëVladimir Putinzhvillim
Tjetri
Marrëveshja për vaksinën shpallet sekret tregtar

Një garë vaksinimi midis kombeve mund të mos ketë fitues

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.