Administrata e Presidentit Joe Biden duket e vendosur të ndajë marrëdhënien e Amerikës ne Mbretërinë nga marrëdhënia me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman. Por kjo ndasi ka gjasa do të rezultojë e pamundur të zbatohet.
Raporti i publikuar të premten e kaluar nga shërbimet sekrete amerikane mbi vrasjen e gazetarit Saudit, rezident në SHBA, Jamal Khashoggi në tetor 2018 në konsullatën saudite në Stamboll të Turqisë, konfirmon në përgjithësi diçka që ne e dinim sakaq. Operacioni për të kapur apo ekzekutuar Khashoggin u miratua nga Mohammed bin Salman, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite dhe në shumë drejtime, personi më i fuqishëm i Mbretërisë. MSB, siç njihet gjerësisht, dëshironte ta shihte Khashoggin të vdekur, si për të hequr qafe një kritik trazues ashtu edhe për të frikësuar kritikët potencialë të sundimit të tij.
Ne ka pak gjasa të gjejmë një provë përfundimtare por gjurmët e gishtave të MBS-së janë gjithkund mbi vrasjen e Khashoggit. Jo vetëm që ka fotografi të bollshme dhe komunikime të regjistruara se ata që e kryen janë pranë Princit të Kurorës por ka edhe një realitet të thjeshtë që asgjë me rëndësi politike nuk mund të ndodhë në Arabinë Saudite pa autorizimin e MBS-së.
Administrata e ish-Presidentit Donald Trump pa nga ana tjetër, siç bëri shpesh përballë dhunimeve flagrante të të drejtave të njeriut. Për më shumë, Trump u përpoq të shmangte prishjen totale të marrëdhënieve me MBS-së, politikat anti-iraniane të së cilit janë shumë të rëndësishme ndërkohë që ai shihet edhe si figurë vendimtare në vendimin e qeverisë së tij për të blerë armatime nga prodhuesit amerikanë.
Administrata e re e Presidentit Jode Biden ndjehet ndryshe. Ajo sakaq ka distancuar Shtetet e Bashkuara nga përfshirja në operacionet saudite në jemen. Dhe të drejtat e njeriut po zënë një rol qëndror në përqasjen e tij ndaj botës. Fakti është që Biden nuk ka komunikuar deri më sot drejtpërsëdrejti me MBS-në por në vend të kësaj ka telefonuar shëndetligun Mbretin Salman dhe kjo tregon se ai dëshiron të mbajë të ndara marrëdhëniet e SHBA-së me Mbretërinë nga marrëdhëniet me Princin e Kurorës.
Kjo ndarje e marrëdhënive ka gjasa do të rezultojë e pamundur për t’u mbajtur. SHBA nuk është në pozicionin për të parandaluar ngjitjen në fron të princit kur i ati të vdesë. Çdo përpjekje për ta bërë diçka të tillë ka shumë gjasa që do të dështojë dhe procesi do të shkaktojë reagime nacionaliste me rrezikun e shkaktimit të destabilitetit të brendshëm. Dhe fakti tjetër është që SHBA-të kanë shumë arsye për të mbajtur marrëdhënie pune me një individ i cili ka gjasa do të udhëheqë vendin për dekada me radhë, një vend që ka rëndësi kritike në përcaktimin e çmimeve botërore të energjisë, në kufizimin e Iranit, në pengimin e terrorizit dhe, nëse zgjedh ta bëjë, në promovimin e paqes në Lindjen e Mesme.
Arabia Saudite nu kështë vendi i vetëm në botë ku SHBA-të duhet të merren me një udhëheqës problematik. Administrata Biden sapo ka nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme për kontrollin e armëve bërthamore me Rusinë edhe pse Presidenti Vladimir Putin u përpoq të vrasë dhe tashmë ka burgosur, rivalin e vet kryesor politik. Dallimi kryesor mes tij dhe Princit të Kurorës Saudite qëndron në aftësitë për mënyrat se si mund të eliminohen kundërshtarët.
Ose fjala vjen, shohim Kinën. Zyrtarët e administratës Biden kanë akuzuar qeverinë e Kinës se kanë kryer gjenocid kundër minoritetit Uighur. Rrjedhimisht ata po akuzojnë Presidentin e Kinës Xi Jinping për gjenocid sepse nuk është e mundur që ajo që po ndodh në provincën Xinjiang të ndodhë pa dijeninë e tij. Megjithatë Biden së fundmi foli me Xi dhe do të takohet me të rregullisht për të diskutuar Korenë e Veriut, tregtinë, ndryshimet klimaterike e shumë gjëra të tjera.
Mos më keqkuptoni. Biden nuk e ka gabim që arrin marrëveshje me Putin dhe Xi. Janë interesat strategjike dhe ekonomike të SHBA-së që e kërkojnë këtë dhe aftësia e SHBA-së për të ndikuar sjelljen e Rusisë dhe të Kinës është shumë e kufizuar. SHBA mundet dhe duhet të kritikojë dhe të vendosë sanksione, por doo të ishte e kotë dhe betejë e humbur të pengoje të gjitha marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë apo Kinën për shkak të politikave të tyre të brendshme. Politika e jashtme nuk konsiston vetëm në ruajtjen e virtyteve; ajo ka për qëllim përparimin e interesave. Mbajtja e çështjeve të ndara dhe priorizimi është një gjë me rëndësi të madhe.
Në rastin e MBS-së, një realizëm i tillë krijon mundësi. Premtimi për takime me zyrtarë të administratës Biden duhet të shkëmbehet për një angazhim konkret që ai nuk do të shënjestrojë më kurrë një kundërshtar politik dhe se do të lirojë mbrojtësit e burgosur të të drejtave të njeriut.
Sjellja e sauditëve në marrëdhënie diplomatike mund të ruajë edhe mundësinë për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez. Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin vetëm pasi Izraeli pranoi të mos aneksojë territorin e pushtuar palestinez për së paku tre vjet. MBS besohet se është i gatshëm të ndërtojë ura me Izraelin, por babai i tij nuk pranon ndërsa shumica e popullsisë saudite mund të rezistojë. Edhe pse qeveria e Izraelit është e angazhuar të zgjerojë vendbanimet hebraike në Territoret e Pushtuara, ajo mund ta ketë të vështirë të rezistojë ndaj një marrëveshjeje për kufizimin e tyre në shkëmbim të paqes dhe marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë.
Do të duhet të kalojë shumë kohë para se MBS, publikisht i ekspozuar, të ftohet për vizitë në SHBA e aq më pak, në Zyrën Ovale. Por refuzimi për t’u marrë me të nuk përbën zgjidhje. Marrëdhëniet pragmatike të kushtëzuara mund të sjellin mbrojtje dhe liri për shumë sauditë, mundësojnë bashkëpunimin për të penguar ambiciet bërthamore të Iranit dhe të rrallojnë luftimet në Jemen apo të përparojnë bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Palestinës. Asgjë nga këto nuk mund të sjellë Khashoggin sërish në jetë por mundet gjithsesi t’i japë kuptim vdekjes së tij.
Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. A Realist Reset for US-Saudi Relations