AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Blog

Patriarkati vdiq! Rroftë patriarkati!

Ervin QafmollangaErvin Qafmolla
5 years më parë
në Artikull kryesor Blog, Blog
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një vajzë mban pankartën “Barazia gjinore fillon brenda dyerve të shtëpisë” në manifestimin e 8-Marsit. 8 mars 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Tashmë prej dekadash në Shqipëri shumica e të diplomuarve në universitete janë vajza. Megjithatë, ky sukses nuk reflektohet në tregun e punës, as në karrierë dhe as në politikë. Tani objektivi duhet të jetë barazia në vendimmarrje.

Një vajzë mban pankartën “Barazia gjinore fillon brenda dyerve të shtëpisë” në manifestimin e 8-Marsit. 8 mars 2017. Foto: Loreta Cuka via BIRN.

Vjen 8 Marsi dhe ekranet e çdo pajisjeje teknologjike mbushen me mesazhe përgëzimi, por dhe me thirrje për solidaritet. Mbushet ligjërata politike me burra që urojnë gratë dhe gra që flasin nga podiumet fizike apo të rrjeteve sociale. Mbushen zyrat me lule dhe tryezat me çokollata në formë zemre. Në rrugë shfaqen parulla revolte mes shpresës që inercia e së nesërmes nuk do t’i mbulojë me harresë. Vetë Dita (Ndërkombëtare) e Grave, ditë proteste dhe çast reflektimi për përpjekjen e madhe për të drejta dhe barazi, do të mbartë edhe dozën e saj të keqpërdorimit politik, të naivitetit popullor, të hipokrizisë kolektive.

Gratë do të vazhdojnë të shtypen dhe të diskriminohen, shpesh me pasoja tragjike. Ky është njëherësh realiteti dramatik dhe arsyeja qendrore për këtë betejë ku duhet të jemi të gjithë bashkë, 365 ditë të vitit. Dhe nëse në Shqipërinë e varfër, në realitetin rural dhe suburban, gjërat janë veçanërisht më keq, edhe në mikrokozmoset urbane punët nuk shkojnë mirë. Pavarësisht rritjes historike të numrit të grave në menaxhim dhe pozicione të tjera vendimmarrëse, ato vazhdojnë të diskriminohen në paga si dhe në aspekte të tjera. Lista është e gjatë dhe rezultatet të errëta.

Megjithatë, jo çdo e dhënë është pesimiste. Sipas INSTAT, përgjatë dy dekadave të fundit, gratë (dhe vajzat) përbëjnë pjesën dërrmuese të të gjithë të diplomuarve dhe më shumë se dyfishin e burrave të diplomuar në arsimin e lartë. Në shumicën e degëve si ekonomia, menaxhimi, ligji, gazetaria dhe shkencat e tjera shoqërore, shkencat e natyrës, përfshi ato ekzakte, shëndetësia, arsimi dhe arti, gratë shënojnë shumicën dërrmuese të të diplomuarve. Burrat spikatin vetëm në shërbime, inxhinieri dhe ndërtimtari, si dhe në shkenca bujqësore dhe të ndërlidhura me to. Në teknologjinë e informacionit, ata mbajnë vetëm një epërsi të lehtë ndaj grave.

E vërtetë që këto të dhëna optimiste nuk përkthehen me të njëjtën normë suksesi në tregun e punës, mbi të gjitha, në meritokraci. Por ato shpalosin një kënd mbi tregimtarinë e një realiteti shpesh të shpërfillur. Teksa dekadat kalojnë dhe brezat ndërrohen, gratë janë pozicionuar vendosmërisht në rrugën drejt zotërimit të autoritetit akademik dhe marrjes së pushtetit intelektual. Diçka e tillë ka gjasa t’i hapë rrugën edhe përmirësimit të përfaqësimit më të lartë në vendimmarrje. Kjo nuk është shpresëdhënia e radhës. Kjo është një arritje objektive. Është një potencial i vërtetë i realitetit.

Çfarë rrugëtimi duhet të ketë qenë për to. Përpos vëzhgimit të varfëruar rrethanor, këtë mundem vetëm ta imagjinoj dhe ndoshta imagjinata tradhton. Por fakti mbetet që ky realitet është rezultat i punës dhe sakrificës së pamat të grave dhe vajzave shqiptare në kohë dhe rrethana të ndryshme, një shumicë e heshtur, shpesh e padukshme, një angazhim që e ka bërë shtëpinë tonë të përbashkët një vend më të mirë për të jetuar.

Vetëvrasje intelektuale

Nga ana tjetër, këto dinamika janë edhe pasqyrim ironik i vetërrënimit të rendit patriarkal në Shqipëri. Duke synuar t’i mbajë vajzat e “virtytshme” dhe të “rregullta” (lexo: të shtypura), në shumë familje ato iu nënshtruan studimit, leximit dhe disiplinës, ndërsa djemtë u lejuan, madje u inkurajuan që të “jenë djem”. Duke tentuar të rehatojë gjakimin për shtypjen e gruas brenda një rendi të ri shoqëror, patriarkati shqiptar ndikoi te fuqizimi i pavullnetshëm intelektual i grave dhe vajzave. Paralelisht, ai ushqeu shthurjen arsimore dhe kulturore të burrave dhe djemve. Rezultati është një makineri e diskriminimit të institucionalizuar që në shkallë industriale prodhoi burra injorantë krenarë, dhe gra që përbëjnë breza të tërë me epërsi intelektuale.

Kjo çarje e madhe, graduale intelektuale dhe klasore ka pasojat e saj. Nëse një grua e arsimuar sot do të ketë një partner me një formim të ngjashëm me veten, qoftë edhe për arsye riprodhuese, në rastin më optimist të imagjinueshëm i ka shanset një me dy. Këtu nuk po llogaritim sfidën universale të përputhjes personale. Teorikisht dhe alegorikisht, mund të thuhet që në çdo dy gra, njëra do të kishte një partner më pak të shkolluar, më pak të kulturuar, me më shumë paragjykime dhe komplekse (dhe që me raste siguron më pak të ardhura sesa ajo vetë).

Ndoshta ky kapitull i heshtur i dallimeve në zhvillim arsimor dhe intelektual ka ndikuar edhe në shkrimin e pjesëve të tjera të historisë sonë të përbashkët në dekadat pas rënies së diktaturës enveriste. Tronditja e institucionit të familjes nuklerare dhe shpërbërja e pjesshme e saj në zonat urbane, si dhe rritja e fortë e normës së divorceve përkundër martesave – prirje të ngjashme me ato të vendeve të tjera – mund të jenë ndikuar edhe nga ky hendek intelektual dhe kulturor mes dy gjinive.

Sigurisht që kjo përmbysje dramatike do të ishte e paplotë pa aktet e tjera të betejës për barazi që u zhvillua paralelisht. Nuk duhet harruar as që ndërkohë kanë ndodhur edhe një sërë ndryshimesh kontekstuale, të tilla si qasja e shtuar në informacion dhe teknologji digjitale, instalimi i formateve bashkëkohore të punës, dhe nevoja për rezultate më të mira në një mjedis konkurrues ekonomik, politik dhe shoqëror.

Një aspekt anekdotik i këtij ndryshimi është edhe shtimi i rasteve të ndarjes së çfiteve të reja pasi fëmija i bën pak vjet apo kur fiton vetëdijen. Shenjat e para shfaqen në rrjete sociale, ku ndërsa shtohen fotot e fëmijës pakësohen ato të babait të tij. Kështu shkon, gradualisht, deri në asgjësimin e plotë të pranisë së burrit. Fillimisht në rrjetet sociale, pastaj në jetën reale. Ky nuk është material për argëtim, por përbën një tipar të manifestimit të privates në realitetin bashkëkohor digjital. Është një rrethanë që shërben si referencë për një kapitull më të gjerë, ndoshta me një qasje të shtuar ‘kërkimore’. Mund të tingëllonte diçka si “Rënia e burrit tradicional shqiptar: Nga zot i shtëpisë në dhurues sperme.”

Pavarësisht këtyre zhvillimeve të ndërlidhura, të paktën në rrafshin intelektual dhe me implikime edhe në pushtetin ekonomik dhe riprodhues, patriarkati shqipar nuk vdiq. Ai pjesërisht vrau veten. Armiku i sotëm është fantazma e tij. Ky është një lloj idhulli i rremë që ende mbledh bestytë të ndryshëm rreth vetes; që mëkon një venerim nostalgjik ndaj gërmadhës së një institucioni të fikur; që vajton një elegji idhanke mbi pushtetin e humbur të Burrit të Vjetër.

Keqbërës dhe viktima

Evolucioni shoqëror që ka ndodhur në Shqipëri – ku me përpjekjet dhe sakrificat e tyre, gratë kanë qenë në vijën e parë – ka pasur kontributin e të gjithëve. Do të ishte e pasaktë që roli i një pjese të burrave të shpërfillej. Do të ishte, po ashtu, basurde që të besohet se përmirësimi i situatës me barazinë (kryesisht të munguar) gjinore mund të ndodhë pa burrat. Burrat e sotëm janë njëherësh keqbërës dhe viktima. Ata janë njëkohësisht dëshmi dhe pasoja të gjalla të partriarkatit të shpartalluar. Dhe duke qenë se e njohim, madje kemi të dhëna të matshme për problemin, do na duhet të merremi me problemin.

Nuk është diçka që do të zgjidhet vetë, apo që do të shërohet përmes sloganeve antagoniste ose përqafuese. Në fund të fundit, janë këta burra, njëherësh shtypës dhe të shtypur, të cilët do të vazhdojnë të pengojnë përmbushjen e aspiratave të vërteta të grave për barazi dhe dinjitet, apo që do të kontribuojnë për më të mirën e të gjithëve. Po, duhet të merremi specifikisht edhe me burrat.

Dikujt ky arsyetim mund t’i duket i pamjaftueshëm për të legjitimuar vetë ekzistencën e këtij teksti. Madje, mund të thotë që ky diskutim për burrat nga një burrë në Ditën e Grave është i patakt, i pakërkuar, i pahijshëm. Ndonjë tjetër mund edhe të rendë që ta etiketojë si “masplaining”[1]. Por ata/ato që do nxitonin të binin në grackën e vetëngritur të kësaj klisheje, do të kishin një keqkuptim themelor të domethënies së kësaj dite si dhe të vetë barazisë gjinore.

Ky autor mund të ketë fituar edhe një të drejtë shtesë për të folur, duke reflektuar mbi rrethana personale. Dikur edhe unë kam notuar në kënetën e paragjykimeve të shumëllojshme ndaj grave dhe jo vetëm ndaj tyre. Por, fati dhe kontributi i të tjerëve ndikuan që ditë pas dite të filloj t’i respektoj më shumë të tjerët, deri në pikën e pranimit të sinqertë të së drejtës për barazi mes grave dhe burrave, dhe kujtdo tjetër. Ndërsa disa qëndrime të njëanshme dhe keqkuptime mund të kenë mbijetuar, përpjekja e brendshme vazhdon.

Te ky proces nuk kanë ndihmuar fyerjet e ndërsjella gjinore. Antagonizmi, me raste ofendues, nuk ka shërbyer për asgjë dhe vështirë se do të shërbejë për ndonjë progres në të ardhmen. Përveç shpalosjes së pafuqisë përmes mllefit, konfliktualiteti si qëllim i vetvetes mund të shërbejë edhe si një qiri që mban gjallë fantazmën e patriarkatit të vdekur.

Rrugëtimi drejt përmirësimit dhe edukimit të burrave drejt barazisë është aq i rëndësishëm sa nuk mund të lihet në dorën e fatit dhe inercisë. Për këtë nevojitet punë e përbashkët dhe qasje mbi premisat e komunikimit empatik dhe shembullit personal të secilit prej nesh.

[1] Shpjegim i panevojshëm dhe me karakter paragjykues gjinor i një burri në drejtim të një gruaje, mbi diçka për të cilën ajo është sakaq e mirinformuar.

Etiketa: 8 MarsiArsimiBIRNEkonomiaFamiljegazetariagraINSTATLigjMjedispaktParapasojapatriarkatiPiSprogresprotestePunërrjete socialeRrjetet socialeSHshëndetësiaShkencashqipShqipërishqiptaretë drejtateknologjiviktimavrasjezhvillim
Tjetri
Marrëveshja për vaksinën shpallet sekret tregtar

Kur vaksinimi është një “krim”?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.