AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

KLGJ dëgjon konkluzionet në çështjen ndaj Enkeleida Hoxhës

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kërkoi shkarkimin e gjyqtares Enkeleida Hoxha për diskretitimin e figurës së gjyqtarit, ndërsa Hoxha dhe avokati i saj kërkuan rrëzimin e raportit dhe pretenduan për sulm politik.

Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami dhe anëtarët e tjerë të Këshillit gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA

Këshilli i Lartë i drejtësisë, KLGj u njoh të enjten me konkluzionet përfundimtare të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani lidhur me procedimin disiplinor ndaj gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha.

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha gjendet në paraburgim prej 11 shkurtit, kur u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Njëkohësisht, Hoxha po përballet me një kërkesë për shkarkim të ILD për vendimet e lirimit të Hekuran Billës – i dënuar me burgim të përjetshëm në Mbretërinë e Bashkuar për një vrasje të kryer në 2006 si dhe të lIlir Pajës, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda me 17 vjet burg.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani paraqiti një përmbledhje të raportit me 47 faqe duke renditur shkeljet e konstatuara dhe kërkoi shkarkimin e gjyqtares Hoxha.

Metani tha në seancë se nga hetimi i kryer rezulton e provuar se nga Enkeleida Hoxha janë ndërmarrë veprime dhe mosveprime, të cilat kanë të bëjmë me mosrespektim të rëndë dhe të vazhduar të legjislacionit material dhe procedural penal.

“Nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha nuk janë marrë prova vendimtare për zgjidhjen e çështjes, duke cenuar parimin e paanësisë së gjykimit. Ajo u ka atribuuar të dënuarve gjatë periudhave të njëjta dhënien e cilësive të ndryshme, herë si i paraburgosur dhe herë si i dënuar, në funksion të pranimit të çdo kërkese të paraqitur nga ana e të njëjtit kërkues”, tha Metani dhe theksoi se Hoxha ka aplikuar ulje të njëkohshme dënimi për periudha më të gjata se 12 muaj.

Sipas Inspektorit, Hoxha nuk ka respektuar gjithashtu kriteret ndaluese për përfitim amnistie dhe se është konstatuar një mungesë thelbësore në arsyetimin e vendimeve gjyqësore.

“Arrihet në konkluzionin se veprimet dhe mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates Enkeleida Hoxha janë aq serioze, sa kanë cenuar vlerat themelore të saj; besimin që magjistrati duhet të përcjellë te publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë; kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit”, konstatoi Metani dhe kërkoi që KLGj të pranojë kërkesën për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe për shkarkimin e saj.

Pas Metanit e mori fjalën gjyqtarja Enkeleida Hoxha e cila fillimisht sqaroi pamundësinë e saj për paraqitjen e materialeve për shkak të situatës ku ndodhet dhe kërkoi të bënte dy komente. Ajo tha se vendimi për dënimin alternativ të Ilir Pajës për qëndrimin në shtëpi për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ishte bazuar në dokumentacionet e servirura nga insitucioni i vuajtjes së dënimit dhe nga Shërbimi i Provës. Ajo theksoi se vendimi nuk ishte apeluar dhe kishte marrë formë të prerë.

“Shkelja e pretenduar se nuk është kryer akt-ekspertim mjeko ligjor nuk qëndron, pasi gjykata ka administruar gjithë dokumentacionin mjekësor që Ilir Paja ka pasur pranë institucionit të vuajtjes së dënimit,” shpjegoi Hoxha. Ajo vijoi se për një rast tjetër të gjykuar prej saj, ankimi i prokurorit për mungesën e akt-ekspertimit mjeko-ligjor, ishte rrëzuar nga Apeli.

Hoxha tha se kishte pranuar pjesërisht shkeljen në lirimin e Billës dhe se kishte propozuar ndëshkimin me marrëveshje, por jo me shkarkim.

“Billa që prej lirimit derisa u vra nuk ka sjellë asnjë problem dhe kjo përcillet edhe nga raporti i Shërbimit të Provës. Edhe për rastin konkret prokurori i çështjes dhe as titullari i prokurorisë nuk kanë ushtruar ankim,” tha Hoxha.

Ajo solli në vëmendje të KLGj-së se edhe në gjykatat e tjera janë gjykuar e pranuar lirimet e personave të tjerë, të cilët edhe pse kanë pasur fatin e Billës ose kanë kryer vepra të tjera penale, institucionet përgjegjëse dhe media nuk janë ndalur në këto raste.

“Nëse i referohem gjykatës ku punoj, kemi pasur edhe lirime të tjera, ku lirimi është bërë nga një gjyqtare, ku A.K. ka pasur fatin e Billës. Por ky rast nuk është trajtuar as nga institucionet dhe as nga mediat,” u ankua Hoxha dhe shtoi se ankesat e kryera ndaj saj më parë pranë Inspektorit ishin arkivuar.

Ajo deklaroi se që prej vitit 2004 kur kishte nisur detyrën kishte gjykuar bazuar në ligj, me përgjegjshmëri e profesionalizëm dhe se kishte treguar etikë.  Hoxha sqaroi vështirësitë e saj për rritjen e dy fëmijëve e vetme dhe kërkoi që të gjykohej me objektivitet, pa ndikime nga komentet mediatike dhe politike. “Kërkoj që kërkesa e Inspektorit të rrëzohet”, tha ajo.

Përfaqësuesi ligjor i Hoxhës, Ardian Visha tha se priste reflektim nga Inspektori.

“Nuk është një detyrë partie, por duhet të jetë një proces i ligjshëm,” tha Visha dhe theksoi se gjeneza e shkeljeve të pretenduara është sulmi politik i kryer ndaj gjyqtares Hoxha.

Kryetarja e KLGj, Naureda Llagami i tërhoqi vëmendjen disa herë avokatit Visha gjatë fjalës së tij që të bazohej tek provat dhe tek argumentet ligjorë. “Ju lutem evitoni diskutimet për çështjet politike,” tha Llagami.

Pavarësisht kësaj, avokati Visha pohoi se sulmi i parë politik ndaj Hoxhës ishte kryer nga Ministrja e Drejtësisë që i kishte konsideruar vendimet e saj si skandaloz. “Më pas konsiderimi politik i kryeministrit si ‘monstër’ e kësaj gjyqtareje,” shtoi Visha.

Sipas avokatit Visha, në raport nuk gjendej kurrkund një fjalë të vetme lidhur me pasojën që kishte sjellë lirimi me kusht i dy të dënuarve.

“Lirimi i Ilir Pajës nuk ka asnjë shkelje. Rasti Billa ka shkelje lidhur me konsiderimin si paraburgim të dënimit në Mbretërinë e Bashkuar. Vendimarrja e seancës paraardhëse për rrëzimin e këresave tona ka qenë pjesë e subjektivizmit,”pretendoi avokati.

Inspektori i Lartë, Metani vuri në dukje se për të gjitha çështjet e ngritura nga pala mbrojtëse janë dhënë përgjigjet në raport.

“Faktet e paraqitura në media dhe nga Drejtoria e Burgjeve janë verifikuar duke hequr çdo anë subjektive. Të gjitha aktet gjenden në raport, por duket se avokati nuk e ka lexuar mirë,” tha Metani dhe shpjegoi se kishte deklaruar që në shkurt të vitit 2020 se prioritet i punës së institucionit që drejton do të ishin lirimet me kusht, sepse ishin problematike.

Këshilli i Lartë Gjyqësor u tërhoq dhe vendosi të shpallë vendimin më datë 17 mars, ora 10:00.

 

Etiketa: AnkimAnkimiApeliArdian VishaArtur MetaniBurgEnkeleida HoxhaGjykataGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareILDInspektori i Larte i DrejtesiseKëshilli i Lartë GjyqësorKLGJKrujëLigjmarrëveshjeMediaMjekmjekëNaureda LlagamiparaburgimProkuroriPunëraportRaportiSHShkarkimSulmuljeVendimetVendimivrasje
Tjetri
Gjykata dhe prokuroria e Kukësit përplasen për Fjolla Morinën

Gjykata e Kukësit nis procesin ndaj Fjolla Morinës

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.