AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Kukësit nis procesin ndaj Fjolla Morinës

Bashkim ShalangaBashkim Shala
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këngëtarja kosovare Fjolla Morina akuzohet për trafik armësh dhe municionesh

Gjykata e Kukësit pranon kërkesën e Fjolla Morinës për gjykim të shkurtuar. Këngëtarja akuzohet nga prokuroria për “trafik të armëve”.

Këngëtarja kosovare Fjolla Morina akuzohet për trafik armësh dhe municionesh

Gjykata e Kukësit zhvilloi të enjten seancën e parë ndaj këngëtares Fjolla Morina, e akuzuar nga prokuroria për “trafik armësh”, pasi u kap me një pistoletë në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Çështja do të shqyrtohet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Alma Ahmeti, me anëtarë gjyqtares Enkeleda Dalipi dhe Sami Ujkashi të gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë. Në fillim të seancës, gjyqtarja Alma Ahmeti ka deklaruar mungesën e të akuzuarës Fjolla Morina, e cila ishte me masë sigurie arresti në shtëpi, por u largua nga vendi ku duhej të qëndronte dhe me gjasë ndodhet në Kosovë.

Morina, që rrezikon mbi bazë të akuzës nga 7 deri në 15 vjet burg, nuk u gjet nga policia në shtëpinë ku mbahej në ruajtje me masën e sigurisë arrest shtëpie më 20 janar të këtij viti. Vetë këngëtarja ka postuar në faqen e saj në Instagram video nga festa e ditëlindjes së të fejuarit të saj në 16 janar.
Pas arratisjes gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Morinës duke e caktuar atë me “arrest në burg”. Ndërkohë që policia e ka shpallur në kërkim pa mundur që ta ndalojë.
Në seancën e së enjtes është paraqitur avokatja e Fjolla Morines, Aurora Guska e cila ka paraqitur prokurën që e akuzuara e kishte pajisur për ta mbrojtur. Prokurori i çështjes Edmond Kariqi ka lexuar para trupit gjykues rrethanat e ndalimit dhe më pas arrestimit të Fjolla Morines dhe dy personave që e shoqëronin, me 19 shtator të vitit kaluar. Pas leximit të akuzës, avokatja Aurora Guska ka kërkuar nga trupi gjykues që ndaj klientes saj të aplikohej gjykim i shkurtuar, pasi një kërkesë e tillë ishte bërë nga vetë e pandehura në seancën e gjyqit paraprak.
Trupi gjykues është tërhequr për të marrë vendimin dhe pas një konsultimi të shkurtër ka vendosur që të pranojë kërkesën e të akuzuarës për gjykim të shkurtuar. Ndërkohe pas këtij vendimi, prokurori Edmond Kariqi kërkoi kohë për t’u përgatitur për konkluzionet me shkrim, ku trupi gjykues vendosi që të shtyjë seancën me 19 mars për t’i dhënë kohë përfaqësuesit të akuzës për konkluzionet.
Këngëtarja nga Kosova u arrestua me 19 shtator të vitit kaluar bashkë më dy persona të tjerë, me të cilët po udhëtonte. Fitim Muji shoferi personal dhe miku i saj dhe tashmë bashkëshorti i Fjolla Morinës , biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla. Sipas vendimit të ndërmjetëm të gjykatës së Kukësit të dhënë me 1 dhjetorit 2020, në të cilin u shqyrtua paraprakisht kërkesa për gjykimin e çështjes nga prokurori, Morina ka pranuar se arma dhe fishekët kanë qenë të sajat, duke shfajësuar të fejuarin Fisnik Sylaj dhe shoferin Fitim Muji.
Çështja ndaj Morinës mori kthesë serioze pasi gjykatësi, Florin Demollari që shqyrtoi paraprakisht dosjen ndaj saj, në të cilën Morina akuzohej fillimisht vetëm për “armëmbajtje pa leje”, ia ktheu atë prokurorisë duke arsyetuar se fakti ishte “cilësuar gabim”. Demollari, në vendimin për kthimin pas të akteve, arsyetoi se Morina duhej të ngarkohej me akuzën “trafikim të armëve dhe municioneve”.

Etiketa: Alma AhmetiArmëArrestarrest shtëpieBashkëshortiBurgFjolla MorinaGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqInstagramKosovaKosovëMASMorinMorinaMorinëParaPoliciaProkurProkuroriProkuroriaSami UjkashiSHshqipshtatorTrafikVendimivideo
Tjetri
Biden, vizitë në Serbi dhe Kosovë për të nxitur dialogun mes dy vendeve

Rikthimi i Amerikës në botë

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.