AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Zvarritjet dhe burokracitë mbajnë peng dëmshpërblimin e ‘aksidenteve në punë’

Raimond KolangaRaimond Kola
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

Qarku i Gjirokastrës raporton probleme të pakëta me sigurinë e punëtorëve, por në rastet e aksidenteve fatale, familjarët dhe të afërmit e viktimave hasin vështirësi dhe zvarritje për të siguruar dëmshpërblime të drejta.

Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN.

Në shkurt 2020, udhëtimi i përditshëm nga shkolla në shtëpi i katër mësuesve nga Memaliaj u pre në mes nga një aksident tragjik. Mësuesit Leonard Sako, 43 vjeç dhe Orinda Hoxha, 36 vjeç humbën jetën si pasojë e aksidentit automobilistik, ndërsa dy mësues të tjerë mbetën gjithashtu të plagosur.

Inspektoriati i Punës në Gjirokastër e vlerësoi ngjarjen si ‘aksident në punë’, pasi dy mësuesit humbën jetën në orarin e punës. Megjithatë, të afërmit e viktimave përballen prej një viti me burokraci në përpjekjet e tyre për t’u siguruar një dëmshpërblim dinjitoz fëmijëve të mbetur jetimë.

“Fëmijët e Leonardit kanë marrë pas aksidentit tragjik një ndihmë prej 9 mijë lekësh në muaj, një shumë e pamjaftueshme për të përballuar jetesën dhe mirërritjen e tyre,” thotë Njazi Sako, babai i viktimës dhe gjyshi i tre fëmijëve jetimë.

Sako fajëson gjithashtu autoritetin arsimor për mungesën e transportit, ndërsa kujton se i biri dhe kolegët e tij detyroheshin ta organizonin vetë transportin, në një rrugë të gjatë dhe të vështirë.

“Institucioni arsimor nuk mbulonte transportin e tyre dhe zona nuk ka transport publik,” shtoi Sako për BIRN.

Raportet e Inspektoriatit të Punës e nxjerrin qarkun e Gjirokastrës me probleme të vogla për të punësuarit, me informalitet të ulët si dhe me një numër të kufizuar inspektimesh me probleme apo të pasuara me gjoba. Por aksidentet e ngjashme me atë të shkurtit 2020 nxjerrin mbi sipërfaqe probleme të tjera të sigurisë së punonjësve në këtë qark.

Pak javë më parë në Gjirokastër, dy elektricistë humbën gjithashtu jetën në punë gjatë një shërbimi në orët e natës, kur makina e tyre u përmbys në ujërat e Lumit Drino.

Të afërm të tyre, që kërkuan të mos identifikoheshin për momentin, thanë se po ndjekin gjithashtu rastin me avokatë për të synuar mbështetje financiare për bashkëshortet dhe fëmijët – që burim të vetëm të ardhurash kishin pagat e familjarëve që humbën jetën në aksident.

Për avokatin Andi Duro, i cili po ndjek betejën ligjore për llogari të familjes Sako, procedurat për të fituar një dëmshpërblim të drejtë në raste të tilla janë të gjata dhe burokratike. Ai vetë shpresonte që të bëhej diçka në rrugë institucionale për t’u ardhur në ndihmë familjeve.

Agron Beja, një ekspert i Gjykatës së Gjirokastrës për sigurinë në punë thotë se proceset për këto raste zvarriten dhe procedurat janë të vështira. Beja theksoi gjithashtu se kjo ndodh në kushtet kur të punësuarit e aksidentuar apo të afërmit e tyre kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme financiare.

“Personat e aksidentuar rëndë kanë nevojë për mbështetje financiare të menjëhershme dhe për  trajtim shëndetësor, pasi rrezikojnë invaliditetin,”kujtoi Beja.

BIRN gjeti gjithashtu se njësoj si në pjesën tjetër të vendit, edhe në Gjirokastër, aksidentet në punë mbeten të pagjykuara dhe kryesisht pa fajtorë. Gjykata e Gjirokastrës i tha BIRN se nuk kishte regjistruar asnjë çështje në lidhje me sigurinë në punë në dy vitet e fundit, edhe pse qarku kishte po në këto dy vite 14 aksidente të tilla.

“Në lidhje me kërkimin për proceset gjyqësore që lidhen me aksidente në punë për periudhën kohore 2019 -2020, pas verifikimeve të bëra në Sistemin e menaxhimit të çështjeve gjyqësore ICMIS, nuk kemi patur çështje të tilla në shqyrtim,” u përgjigj Gjykata e Gjirokastrës.

Sipas procedurës, të gjitha aksidentet në punë hetohen dy herë. Në një proces përfshihet Inspektoriati i Punës dhe punëdhënësi, ndërsa çështja hetohet njëkohësisht edhe nga prokuroria. Por në dy vjet, asnjë prej çështjeve nuk është dërguar në gjykatë.

Ndërkohë, të dhënat në rang vendi flasin për një përkeqësim të sigurisë në punë. Në tre vitet e fundit, 101 persona humbën jetën në aksidente në punë, kryesisht në ndërtim dhe në miniera.  BIRN ka gjetur në shkrime të mëparshme se për shkak të nevojave financiare të momentit, mjaft punëtorë pranonin në heshtje dëmshpërblimet që u jepeshin në dorë prej punëdhënësve.

Qarku me më pak probleme

Për Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Gjirokastra është prej qarqeve me më pak probleme, ndërsa ka pasur edhe numrin më të ulët të punonjësve të pasiguruar të gjetur prej inspektimeve.

Në pesë vitet e fundit, Gjirokastra ka regjistruar 26 aksidente në punë nga 753 aksidente në rang vendi. Qarku renditet i dytë pas Kukësit që kishte vetëm 22 aksidente të raportuara në 5 vjet.

Gjatë viteve 2018 dhe 2019 në Gjirokastër, inspektimet identifikuan gjithashtu vetëm 38 punonjës të paregjistruar nga një total prej 4459 punonjësish ‘në të zezë” në shkallë vendi.

Inspektorët e Punës besojnë se kjo gjendje vjen prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të popullsisë dhe rënies së ndjeshme të punës në sektorë si ndërtimi -që janë përgjegjës për numrin më të madh të aksidenteve në punë. Sipas ISHPSHSH-së, ndërtimi është përgjegjës për rreth 28 për qind të aksidenteve në punë në shkallë vendi.

Por ulja e numrit të inspektimeve për shkak të “COVID 19”, mund të sjellë sipas zyrës lokale të ISHPSHSH-së probleme si për sigurinë në punë, ashtu edhe për numrin e punonjësve të pasiguruar.

“Pandemia ka bërë të vetën duke ndikuar në inspektimet e planifikuara,” tha drejtuesja e Inspektoratit të Punës në Gjirokastër, Majlinda Kalluçi, duke shtuar se si shumë zyra inspektimi në vend, edhe ata u orientuan në monitorimin e protokolleve shëndetësore. Numri i inspektimeve ra nga 334 në vitin 2019  në 224 në vitin që kaloi.

Kalluçi thotë se në Gjirokastër, problemet kryesore të sigurisë në punë dhe të punonjësve në të zezë i vijnë prej sektorit të shërbimeve.

“Inspektimet janë  kryer kryesisht në sipërmarrje shërbimesh, pasi njësitë e prodhimit fason janë gjithnjë e më të vetëdijshme për zbatimin e ligjit,” shtoi ajo.

Sipas drejtoreshës, kontrolli për informalitet lidhet drejtpërdrejt edhe me sigurinë në punë, pasi punonjësit e pasiguruar janë disa herë më të ekspozuar dhe nuk marrin asnjë përfitim mbrojtës nëse aksidentohen në punë.

Drejtoresha e degës rajonale të sigurimeve në Gjirokastër, Irida Hoxha i tha BIRN se të gjithë të aksidentuarit e raportuar në Gjirokastër kanë përfituar pagesë të pamundësisë për punë dhe se numri i tyre ka qenë 14 në dy vitet e fundit – i njëjtë me numrin e aksidenteve të raportuara.

 

 

 

Etiketa: aksidentaksidenteAksidentetAksidentet ne puneBIRNCOVIDDrinofasonGjirokasterGjykataGjykatëGjykatësGjyqInspektorInspektoriati Shteteror i PunesISHPSHSHKontrolliLokaleMakinambështetjeMinieraMjaftPagatpandemiaProkuroriaPunëPunëtorPunëtorëSHshkollatë drejta
Tjetri
Teknologjia kundër demokracisë

Facebook mbyll 300 profile të rreme muxhahedinësh nga Shqipëria

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.