AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Gara në Gjirokastër: Të njëjtët kandidatë, por një mandat më pak

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
5 years më parë
në Analiza, Artikull kryesor Analiza, Në Fokus
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Pesë pretendentët kryesorë për mandat janë të njëjtët nga tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI, por zvogëlimi i numrit të mandateve rrezikon të djegë njërin prej tyre.

Rrugë pothuajse të boshatisura në Gjirokaster pas shpërthimit të COVID-19

Pothuajse të gjithë kandidatët janë të njëjtë me katër vjet më parë dhe konfigurimi i forcave politike është i njëjtë. Megjithatë, gara për votat në qarkun Gjirokastër në zgjedhjet e të dielës pritet t’i shkaktojë njërës prej palëve humbjen e një deputeti.

Përveç uljes së numrit të mandateve nga 5 në 4 në Gjirokastër, ndryshimi i dytë në këtë qark është se kandidati më shumë në pikëpyetje duket se është ministri i Brendshëm, Blendi Çuçi.

Çuçi, zyrtar i lartë socialist që prej njëzet vjetësh dhe deputet që nga viti 2013, garon këtë herë në vend të tretë në listën e socialistëve të Gjirokastrës, nga vendi i parë që ishte më 2017. Vendin e tij si i pari në listë e ka zënë Mirela Kumbaro, e cila katër vjet më parë ishte e dyta.

Dhe në vend të dytë në listën e socialistëve ka hyrë Laert Duraj, një ekonomist që ka punuar në administratën doganore, Albtelecom, media, në Universitetin Europian të Tiranës si dhe në Posta Shqiptare sh.a., ku mban postin e drejtorit që nga viti 2017.

Përballë tyre, lista e Partisë Demokratike është saktësisht e njëjta me katër vjet më parë. Tritan Shehu është në vend të parë dhe kryetari i demokratëve të Gjirokastrës, Roland Bejko, në vend të dytë.

Vangjel Tavo garon për mandatin e tij të zakonshëm në emër të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, mandat që e ka fituar në vijimësi që nga viti 1997. Tavo i merr votat e tij kryesisht në zonën e Bashkisë Dropull, e banuar në shumicë nga minoritarë.

Socialistët i kanë fituar gjithmonë zgjedhjet në Gjirokastër duke marrë 3 deputetë më 2009, 2013 dhe 2017. Të dy deputetët e mbetur janë fituar më 2009 nga PD dhe në dy zgjedhjet e tjera, një nga PD dhe një nga LSI. Në zgjedhjet e së dielës, një nga këto tre parti do të humbasë. Nëse rezultati do të jetë njësoj siç ishte katër vjet më parë, humbësi e ka emrin Blendi Çuçi.

Megjithëse socialistët kanë shpallur objektivin për të fituar tre mandate, kjo nënkupton që ata të thellojnë fitoren e tyre në qark me mbi 10 për qind më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2017. Në zgjedhjet e kaluara, PS mori 50% të votave, PD 24.6 dhe LSI 23.2%. Por zgjedhjet e këtij viti kanë të panjohura shtesë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Historikisht në qarkun Gjirokastër, autobusët e emigrantëve të sjellë nga palët politike nga Greqia kanë shtuar disa mijëra vota në një qark, ku numri i votave të hedhura më 2017 ishte 53 mijë. Por për shkak të pandemisë, duket e vështirë që praktika e sjelljes së emigrantëve ditën e votimit të funksionojë edhe kësaj here. PS dhe LSI ka gjasa të humbin më shumë nga votat e emigrantëve, por efekti i tyre në ndarjen e mandateve mbetet për t’u parë.

Partia Socialiste ka fituar tre mandate në të shkuarën në Gjirokastër, jo për shkak se fitorja e saj ka qenë aq e thellë, por për shkak se formula e ndarjes së mandateve favorizon gjithmonë partinë më të madhe dhe kjo ka veçanërisht ndikim kur numri i mandateve është tek. Në zgjedhjet e vitit 2017, PS mori 27 mijë vota dhe fitoi një mandat për çdo 9074 vota të marra. Nga ana tjetër, të 13 mijë votat e PD-së prodhuan vetëm një mandat dhe po kështu edhe të 12,500 votat e LSI. Ky avantazh i socialistëve si forcë e parë në qark dobësohet për shkak se numri i mandateve tashmë është çift, pra katër. Rrjedhimisht, që PS të ruajë tre mandatet, i  duhet të marrë më shumë se sa 60% të votave ose të shpresojë se një nga dy kundërshtarët e saj, PD-ja ose LSI, të humbasin mbi 3 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017.

Kjo duket se shpjegon se pse socialistët e kanë mbushur pjesën jofituese të listës së kandidatëve të tyre me përfaqësues të zonës së Dropullit, gjë që mund të gëryejë vota nga bastioni i Tavos. Artemis Malo, 40 vjeç, ka studiuar në Universitetin e Gjirokastrës dhe ka mbajtur pozicionin e zëvendësministres së Jashtme në qeverinë Rama. Ajo garon në vend të katërt në listë. Në vend të pestë, Kosta Garo është banor i Sofratikës, ndërsa lista mbyllet me 27 vjeçaren Kjara Adhami, e cila ka punuar gjatë katër viteve të fundit si ndihmëse dhe analiste e kryeministrit.

Edhe demokratët kanë kërkuar vota nga zonat e minoritetit me kandidatin e tyre të zakonshëm Kosta Barkën, ish-ministër dhe ish-deputet që, njësoj si në vitin 2017, garon në vend të katërt në listë.

Në Gjirokastër këto zgjedhje garon edhe Kreshnik Merxhani, një kandidat i pavarur i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai është një arkitekt i specializuar në konservimin e objekteve të trashëgimisë kulturore.

Si një deputet i pavarur, ai përballet me sfidën e dyfishtë të marrjes jo vetëm të votave të mjaftueshme për t’u zgjedhur, por edhe të votave të mjaftueshme për të kaluar pragun kombëtar 1% për të hyrë në llogaritjen e ndarjeve të mandateve. Në rast se pjesëmarrja në rang kombëtar do të jetë e njëjtë me vitin 2017, kjo do të thotë se Merxhanit i nevojiten mbi 17 mijë vota për të fituar një mandat në Gjirokastër.

NR PS Vendbanimi CV NR PD Vendbanimi LINK CV
1 Mirela Kumbaro Tiranë Link 1 Tritan Shehu Tiranë LINK
2 Laert Duraj Tiranë Link 2 Roland Bejko Gjirokastër LINK
3 Bledar Çucci Tiranë Link 3 Entela Shehaj Tiranë LINK
4 Artemis Malo Tiranë Link 4 Koço Barka Bodrisht LINK
5 Kosta Garo Vrisera Link 5 Myzafer Elezi Vlorë LINK
6 Kjara Adhami Tiranë Link 6 Joana Qirollari Tiranë LINK
Etiketa: 1997COVIDCOVID-19deputetGjirokasterGreqiakandidatëtKumbaroLëvizja Socialiste për IntegrimLSImandatetMediaMirela KumbarondikimPartiaPartia SocialistePartisë DemokratikePDPosta ShqiptarePSRamaRoland BejkoSHshqiptareTiranëTritan ShehuVangjel TavoVetëvendosjeVotazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
Klubet e futbollit të Evropës Qendrore dhe Juglindore kundër planeve për një Super Ligë

Klubet e futbollit të Evropës Qendrore dhe Juglindore kundër planeve për një Super Ligë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.