AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Luftë apo paqe në Ukrainë?

Carl BildtngaCarl Bildt
5 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Forcat speciale ukrainase. Foto ilustruese: Pixabay.

Grumbullimi i forcave ushtarake ruse në kufirin me Ukrainën jo domosdoshmërish nënkupton një luftë në një periudhë të afërt. Por kjo duhet të shërbejë si një kujtesë për të gjithë Evropën se rajoni nuk do të njohë paqe derisa Kremlini të mësojë të jetojë me një Ukrainë sovrane dhe demokratike.

Forcat speciale ukrainase. Foto ilustruese: Pixabay.

A mund të pranojë Rusia të jetojë në paqe pranë një Ukraine sovrane, të pavarur dhe të pandarë? Apo lufta e hapur është e pashmangshme? Kjo ka qenë prej kohësh pyetja kryesore për Evropën Lindore dhe kjo është kthyer papritmas në plan të parë me grumbullimin masiv të forcave ushtarake ruse në Krime dhe përgjatë kufirit lindor të Ukrainës.

Pavarësia e Ukrainës ishte çështja që shpërbeu përfundimisht Bashkimin Sovjetik tre dekada më parë. Ndërkohë që largimi i republikave të tjera sovjetike nuk do të kishte qenë domosdoshmërish një kërcënim ekzistencial, deklarata e pavarësisë e Ukrainës ishte absolutisht e tillë. Ajo vulosi fatin e Bashkimit Sovjetik, një kolaps të cilin presidenti rus Vladimir Putin e kujton si “katastrofa më e madhe gjeopolitike” e shekullit XX.

Për dy dekada pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Rusia u përqendrua kryesisht në ndërtimin e shtetit të saj dhe krijimit të identitetit të saj. Kjo gjë ndryshoi kur Putini vendosi të kthehej në presidencë për një mandat të tretë në vitin 2012 (pasi kishte shërbyer një mandat të vetëm si kryeministër ndërsa miku i tij, Dmitri Medvedev, mbajti presidencën derisa Putini të ishte i kualifikueshëm në aspektin kushtetues për të kandiduar përsëri). Tani, ai nisi një kurs revizionist për të krijuar një të ashtuquajtur Bashkim Euroaziatik.

Ndërkohë, Ukraina kishte zhvilluar një preferencë të fortë për rreshtim me fqinjët e saj të Evropës Qendrore. Dhe megjithëse këto vende ishin anëtarësuar në Bashkimin Evropian, nuk kishte asnjë arsye pse lidhjet më të ngushta me ta duhet të dobësonin lidhjet historike dhe kulturore të Ukrainës me Rusinë.

Në këtë kontekst, Partneriteti Lindor i BE-së, i cili rezultoi në Zonën e tij të Tregtisë së Lirë të Thellë dhe Gjithëpërfshirëse, ishte pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të takuar Ukrainën në gjysmë të rrugës. Asnjë nga marrëveshjet tregtare BE-Ukrainë nuk ishte e papajtueshme me marrëveshjen tregtare që Ukraina kishte me Rusinë. Por Kremlini i pa gjërat ndryshe. Në pamundësi për të pranuar këto marrëveshje, ai filloi t’i bënte presion presidentit të dobët dhe të lëkundur të Ukrainës, Viktor Yanukovych, që të largohej nga BE-ja. Kjo nxiti një kryengritje popullore që rrëzoi Yanukovych-in (i cili u largua për në Moskë Moskë) dhe përgatiti terrenin për luftën që filloi në 2014.

Kremlini e shikonte Ukrainën si një shtet të dobët dhe të thyer që do të binte para një presioni të qëndrueshëm. Për të justifikuar revanshizmin rus, zyrtarët i mbajtën botës së jashtme ligjërata se si Ukraina ishte në të vërtetë thjesht një grumbull pjesësh të mbetura nga perandoritë e shkatërruara. Ndërkohë që kjo është e vërtetë deri në një farë mase, e njëjta gjë mund të thuhet për Rusinë dhe çdo shtet-komb tjetër modern në varësi se sa pas e kthen kokën dikush.

E përkushtuar ndaj idesë se Ukraina nuk është një vend i vërtetë, Kremlini duket se e ka bindur veten se aneksimi i Krimesë në fillim të vitit 2014 do të përshpejtojë kolapsin e Ukrainës. Shpresa ishte që Rusia atëherë mund të gdhendte një të ashtuquajtur Rusi të Re (Novorossiya) në lindje dhe në jug të Ukrainës, ndërsa linte një grumbull “Galicia Perëndimore” në atë që mbetej jashtë kontrollit të saj.

Me këto ambicie të mëdha në mendje, Rusia filloi vendosjen e kryengritësve, “vullnetarëve” dhe armëve, të shoqëruara nga një operacion masiv dezinformimi për t’i kthyer ukrainasit kundër njëri-tjetrit. Por kjo përpjekje dështoi. Pushtimi i vendeve të tjera është shumë rrallë një mënyrë e mirë për të bërë miq dhe ky rast nuk bënte përjashtim. Në vend që të ndante Ukrainën, Kremlini arriti ta bashkonte popullin ukrainas si kurrë më parë. Deri në vitin 2014, Rusia u desh të përdorte grupe të rregullta nga balatione të ushtrisë për të shpëtuar atë që kishte mbetur nga pika e saj e fortifikuar në rajonin Donbas të Ukrainës.

Që nga ajo kohë, përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike (nëpërmjet dy marrëveshjeve të Minskut) kanë dështuar. Konflikti i vazhdueshëm ka marrë 14,000 jetë dhe ka detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre. Ndërsa publiku ukrainas e ka pasur të vështirë të pranojë disa nga kompromiset që do të sillte çdo zgjidhje, pengesa e vërtetë për progresin ka qenë refuzimi i Kremlinit për të hequr dorë nga enklavat e tij në Ukrainë. Segmenti nacionalist i opinionit publik rus, ata që mbështesin Putinin, do ta kenë të vështirë të kapërdijnë “mposhtjen” në Ukrainë.

Tani, sipas Ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Rusia ka grumbulluar dy ushtri të plota dhe tre njësi ajrore në lindje dhe jug të Ukrainës, gjoja me qëllim organizimin e stërvitjeve ushtarake. Por stërvitje për çfarë? Mobilizimi duket qartë që ka si synim Ukrainën. Zëdhënësi i vetë Putinit ka thënë shprehimisht shumë, duke pretenduar se Rusia synon të ndërhyjë nëse është e nevojshme për të parandaluar sulmet ndaj folësve rusë në Ukrainë.

Pavarësisht nëse ky hap do të çojë në një konflikt të hapur në javët ose muajt e ardhshëm (për këtë edhe vendimmarrësit e Kremlinit ndoshta nuk janë të sigurt), situata do të mbetet e rrezikshme derisa Rusia të heqë dorë nga ambiciet e saj revanshiste. Në fund të fundit kjo është një pyetje që ka të bëjë me luftën ose paqen. Derisa Rusia të pranojë të jetojë së bashku me një Ukrainë sovrane, demokratike, nuk mund të ketë një rrugë të mesme të qëndrueshme.

Rezultati ka implikime përtej Rusisë dhe Ukrainës. Një axhendë e suksesshme revizioniste ruse nuk do të ndalej me ripushtimin e Kievit, por, përkundrazi, do të kërkonte të zbërthente të gjithë rendin e sigurisë së Evropës pas Luftës së Ftohtë. Kjo do të ishte tepër e rrezikshme për të gjithë, sidomos për vetë Rusinë. Për sa kohë që Kremlini mbetet i mbyllur në konfrontim me pjesën tjetër të Evropës, ai nuk do të përqendrohet në ndërtimin e së ardhmes demokratike dhe të begatë që meriton populli rus.

Në një mënyrë ose në një tjetër, fati i rajonit më të gjerë tani është i lidhur me fatin e Ukrainës.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. War or Peace in Ukraine?

Etiketa: ArmëBashkimin EvropianBEDezinformimiDonbaskonfliktKremliniKrimeLigjLuftaLuftemarrëveshjeoperacionpaqeParaProject SyndicatePutinrajoniRefuzimiRusiRusiaSHUkrainaUkrainëushtriVladimir Putinvullnetarë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Rezarta Aliu–Gjykata Administrative Durrës

Skeda e pasurisë së deklaruar –Rezarta Aliu–Gjykata Administrative Durrës

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.