AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dekriminalizimi, kryebashkiaku i Mallakastrës i dënuar në Greqi

BIRNngaBIRN
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qerim Ismailaj. Foto: Facebook

Prokuroria e Përgjithshme ka gjetur se kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar për “përleshje” në Greqi dhe i ka përcjellë KQZ-së rezultatet e verifikimit, për t’u shprehur për kufizimet e ligjit të dekriminalizimit. 

Qerim Ismailaj. Foto: Facebook

Prokuroria e Përgjithshme i ka konfirmuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, KQZ faktin se kryetari aktual i Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga një gjykatë e huaj.

Verifikimi u krye pas denoncimit të Partisë Demokratike në janar të vitit 2020, me pretendimin se Ismailaj ishte dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme në Greqi, por se nuk e ka vuajtur dënimin. “Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie,” deklaroi atëherë sekretari i PD-së, Gazmend Bardhi duke e konsideruar Ismailajn subjekt ndalimi sipas ligjit të dekriminalizimit.

Këshilltarja për mediat pranë KQZ-së, Drilona Hoxhaj i tha për BIRN se vendimi i prokurorisë për rezultatet e verifikimit për Ismailajn sapo ka mbërritur dhe ende nuk ka një konkluzion në raport me ligjin për dekriminalizimin. Në vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme thuhet se kryebashkiaku i Mallakastrës rezulton i dënuar  me vendim të formës së prerë të vitit 2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios në Greqi.

Kjo gjykatë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar në mungesë me 3 vite burgim Ismailajn për veprën penale të “Konfliktit” / “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë – që në Shqipëri i korrespondon veprës penale “dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal, e cila parashikon dënim vetëm me gjobë.

Gjithashtu, në vendimin e prokurorisë thuhet se nga verifikimet ka rezultuar se Ismailaj nuk ka qenë ndonjëherë i dëbuar nga ndonjë autoritet i huaj si dhe nuk ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Partia Demokratike ka denoncuar më herët edhe tre kryebashkiakë të tjerë socialistë, dy prej të cilëve janë detyruar të dorëhiqen nga postet për shkak të mosraportimit të problemeve të së shkuarës në formularin e dekriminalizimit.

I pari, Valdrin Pjetri, u detyrua të heqë dorë nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës pasi fitoi zgjedhjet pa garë të qershorit 2019. Ai u dorëhoq pasi PD zbuloi një dënim të tij për drogë në Itali në vitin 2003. Por Gjykata e Tiranës pushoi hetimet ndaj tij, duke vlerësuar se mosdeklarimi i dënimit në Itali nuk përbënte vepër penale, pasi në dispozitiv thuhej se nuk duhej të përmendej në të ardhmen.

Agim Kajmaku, i cili u zgjodh kryebashkiak i Vorës për socialistët, u denoncua nga PD se nuk kishte deklaruar hetimin e kryer ndaj tij për falsifikim parash në Greqi. Kajmaku e humbi mandatin nga KQZ dhe u mor i pandehur nga Prokuroria për veprën penale të falsifikimit.

PD denoncoi edhe kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Mark Babani si person të arrestuar për vjedhje në Sicili, por Babani i mohoi akuzat.

 

 

Etiketa: Agim KajmakuBIRNDekriminalizimiFacebookGazmend BardhiGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësGreqiHetimetItaliKodit PenalKQZKryebashkiakkryetarMallakastërPartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPjetriProkuroriaProkuroria e PërgjithshmeQerim IsmailajraportshqipShqipëriTiranëValdrin PjetriVendimVendimivjedhjeVorëZgjedhjet
Tjetri
Alibia e paverifikuar kapitullon hetimet e dosjes “Toyota Auris”

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.