AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Në Fokus

Gjyqësori në Shqipëri bën një vesh shurdh ndaj gjuhës së urrejtjes

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 years më parë
në Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mirela Bogdani, Federico Faloppa, dhe Xheni Karaj gjate prezantimit te studimit mbi perceptimin e gjuhes se urrejtjes ne Shqipëri | Foto : Nensi Bogdani

Komisioneri Kundër Diskriminimit është shprehur i pakënaqur me punën e organit të akuzës në trajtimin e çështjeve të lidhura me gjuhën e urrejtjes.

Mirela Bogdani, Federico Faloppa, dhe Xheni Karaj gjate prezantimit te studimit mbi perceptimin e gjuhes se urrejtjes ne Shqipëri | Foto : Nensi Bogdani

Komisioneri Kundër Diskriminimit, Robert Gajda deklaroi të enjten se organi akuzës nuk po bën mjaftueshëm për të proceduar rastet e kallëzuara të gjuhës së urrejtjes.

“Akoma shohim sot që prokuroria nuk ka aktivizmin e duhur për ndjekjen e atyre personave që nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale nxisin në mënyrë të pastër urrejtje dhe dhunë ekstreme ndaj disa personave të tjerë, thjeshtë sepse ato u përkasin grupeve të ndjeshme,” u shpreh Gajda.

Komentet e Gajdës u bënë gjatë prezantimit të studimit të Këshillit të Europës me titull “Përtej përkufizimeve: Thirrje kundër gjuhës së urrejtjes në Shqipëri.”

Ky studimi u realizua nga Mirela P. Bogdani, profesore në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës; Federico Falappo, profesor i Studimeve dhe Linguistikës Italiane në ‘Reading University’ në Mbretërinë e Bashkuar dhe psikologja Xheni Karaj, drejtuese e Aleancës Kundër Diskriminit të LGBTI.

Bogdani nënvizoi se gjykatat në Shqipëri shqyrtojnë kryesisht vetëm çështje të fyerjeve apo shpifjeve që kanë të bëjnë me persona të rëndësishëm siç janë politikanët, ndërsa njerëzit e thjeshtë gjejnë zgjidhje më të shpejtë tek organi i Komisionerit të Mbrojtjes nga Diskriminimi.

“Standartet ndërkombëtare, akoma nuk janë të implementuara 100% në praktikat e gjykatave shqiptare,” tha ajo.

Bogdani bëri thirrje që në lidhje dëmet jo-pasurore që mund të shkaktojë përdorimi i gjuhës së urrejtjes, është e rëndësishme miratimit i një programi të veçantë nga ana e organeve publike që ka në fokus dhënien e ndihmës dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre të viktimave të gjuhës së urrejtjes.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos sepse në praktiken gjyqësore shqiptare ende mungojnë proceset civile për shpërblimin e dëmit pasuror ose jopasuror të shkaktuar nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes,” theksoi ajo.

Sipas studimit të bazuar në 1500 të anketuar ky fenomen negativ është i gjithëpërhapur në vend. Më shumë se 9 në 10 të anketuar mendojnë se gjuha e urrejtjes është shumë e përhapur, kryesisht tek grupet e ndjeshme.

Në Shqipëri, rreth 58% e popullsisë shprehen se janë të informuar se çfarë është gjuha e urrejtjes, ndërsa 6% e tyre thonë se nuk janë në dijeni të domethënies së këtij termi.

“Është e rëndësishme për njerëzit që të kuptojnë dhe informohen se kanë të drejta, dhe mbi të gjitha se ku mund t’i kërkojnë këto të drejta,” tha Federico Faloppa.

Sipas studimit kanalet kryesore për të kërkuar ndihmë në raste të gjuhës së urrejtjes raportohet se janë familja dhe miqtë (55%), ndjekur nga mjeku ose psikologu (25%), e më pas zyrtarët policorë (24%).

“Personalisht kam 12 vite që hasem me rezistencë, por duhet të pranoj se vitin e fundit gjuha e urrejtjes është bërë më e dhunshme se kurrë,” tha Xheni Karaj.

“Kjo ka pasoja për shëndetin mendor dhe fizik të personave të prekur nga ky fenomen,” përfundoi ajo.

Etiketa: Gjuha e urrejtjesGjyqKomisioneriMirela BogdaniMirela P. BogdaniMITNensi BogdanipasojaProkuroriaPunëRobert GajdaRrjetet socialeSHshqipShqipërishqiptaretë drejtaTiranëXheni Karaj
Tjetri
KQZ: Bashkia Tiranë përdori asetet publike për fushatën e PS-së

KQZ: Bashkia Tiranë përdori asetet publike për fushatën e PS-së

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.