AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pandemia përkeqësoi stabilitetin e organizatave të shoqërisë civile – thekson raporti

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Rrugët e Tiranës ishin të zbrazëta ndërsa pak qytetar dolën vetëm për furnizime të domosdoshme. Foto:Nensi Bogdani

Indeksi i Qëndrueshmërisë së OSHC-ve për vitin 2020 tregon një situatë regresi në financime, ndërkohë që organizatat e shoqërisë civile përmirësuan ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Rrugët e Tiranës ishin të zbrazëta ndërsa pak qytetar dolën vetëm për furnizime të domosdoshme. Foto:Nensi Bogdani

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim prezantoi të enjten përmes një takimi online Indeksin e Qëndrueshmërisë së OSHC-ve për vitin 2020 –një raport i publikuar me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar, USAID.

“Raporti i vitit 2020 ka një rëndësi të veçantë, sepse përshkruan sfidat ekonomike dhe shoqërore të një viti pandemik,” tha Evelina Azizaj, një ndër autoret e raportit.

“Pandemia e përkeqësoi qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile, por përmirësoi dimensionin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, sidomos në sferën sociale,” shtoi ajo gjatë prezantimit të gjetjeve kryesore të raportit.

Sipas raportit, qëndrueshmëria financiare e OSHC-ve pati një regres të konsiderueshëm si në nivel ashtu edhe në llojet e financimit në dispozicion të organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri.

Deri në fund të vitit 2020, në Shqipëri rezultojnë të regjistruara 11,962 organizata të Shoqërisë Civile. Në të njëjtën periudhë, 4,972 organizata, përfshirë 175 organizata të regjistruara rishtazi, ishin të regjistruara në organet tatimore.

Gjatë periudhës së pandemisë, qeveria shqiptare miratoi dy paketa të ndihmës financiare për të siguruar mbështetje sociale për qytetarët dhe bizneset, pa përfshirë në këto paketa organizatat e shoqërisë civile.

Iliada Korçari, bashkëautore e raportit, u shpreh se dimensioni i qëndrueshmërisë financiare ka pasur probleme gjatë vitit që lamë pas, duke shkuar në nivelet e vitit 2017.

“Ka pasur një hendek financimi mes OSHC-ve në nivel lokal dhe qëndror. Gjithashtu financimi publik ka qenë më i ulëti i 5 viteve, prandaj OSHC-të nuk përfituan ndihmë ekonomike nga shteti gjatë pandemisë,” tha Korçari gjatë prezantimit.

“Asnjë nga OSHC-të që morën grante nuk ishin në gjendje të siguronin bashkëfinancim, duke

treguar kështu mungesën e pranisë së donatorëve të tjerë në vitin 2020,” shtoi ajo.

Pavarësisht vështirësisë për të siguruar financime, raporti vëren se organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri përmirësuan ofrimin e shërbimeve gjatë vitit pandemik.

“Rol për këtë kanë luajtur OSHC-të në nxitjen e ofrimit të shërbimeve sociale, sidomos në periudhën post-tërmet dhe post-Covid”, tha Korçari.

Raporti vlerëson gjithashtu se një sërë treguesish të tjerë janë në stanjacion, të tilla si mjedisi ligjor, kapaciteti organizativ, advokimi, imazhi publik dhe infrastruktura.

Pandemia nxorri gjithashtu në pah brishtësinë e demokracisë shqiptare përmes pezullimit të së drejtës për të protestuar apo mungesën e konsultimeve të vendimarrjeve në kohë krize.

Rigels Xhemollari nga “Qëndresa Qytetare” vërejti mbi dimensionin e advokimit faktin se masat e pandemisë në 2020-n u përdorën për të tkurrur aktivitetin qytetar.

“Pati një tkurrje të advokacisë së shoqërisë civile në kuadër të ndalimit të së drejtës së tubimit. Ne mbajtëm dhe një konferencë ku ftuam insitucionet përgjegjëse, por ishte një lojë e humbur për të gjitha OSHC-të, pasi vetë zv/ministrja e Shëndetësisë përdori 2 standarte për lejimin dhe moslejimin e aktiviteteve të ndryshme,” tha Xhemollari.

Mbi përkeqësimin e sferës financiare të OSHC-ve, Xhemollari gjithashtu theksoi se strukturat shtetërore nuk janë konsistente për trajtimin e këtyre organizatave.

“Kur bëhet fjalë për t’i tatuar organizatat, ato trajtohen si biznes i madh, ndërsa kur bëhet fjalë për t’i ndihmuar, ato nuk trajtohen si të tilla,’ shtoi ai.

Edhe Marjan Lukani nga Qendra Rinore “Arka” në Shkodër, pohoi të njëjtën gjë.

“Ka shumë probleme në pjesën e ligjit të tatimeve. Ne si OSHC na konsiderojnë sikur të jemi biznese apo Sh.p.k të mirëfillta,” tha Lukani, duke theksuar vështirësitë me të cilat u përballën organizatat gjatë vitit 2020.

Etiketa: COVIDdemokracifinancimIndeksiinfrastrukturakrizembështetjeMjedisiNensi BogdanipandemiaQëndresa QytetareQeveriaQeveria shqiptareraportRaportiRigels XhemollariSHShkodërshqipShqipërishqiptaretërmetTiranëUSAID
Tjetri
Berisha premton hakmarrje ndërsa gjen mbështetje të paktë mes demokratëve

Miratohet me votat e shumicës Buxheti 2022 dhe Paketa Fiskale

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.