AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Studentët në Tiranë përballen me kosto të lartë jetese

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Studentë në Tiranë | Foto nga : Nensi Bogdani

Shpenzimet mujore të studentëve rezultojnë mjaft të larta në krahasim me të ardhurat e tyre, duke u kthyer në një sfidë për përballimin e jetesës.

Studentët jane ne pamundesi per te perballuar shpenzimet vetem me te ardhurat e tyre nga puna | Foto : BIRN/Nensi Bogdani

Një anketim i kryer prej organizatës “Qëndresa Qytetare” tregoi se studentët në kryeqytet shpenzojnë mesatarisht 324 Euro në muaj, ku përqindjen më të madhe të shpenzimeve e zënë ushqimi dhe akomodimi, ndjekur nga mjetet mësimore, transporti dhe nevojat për argëtim.

Anketa iu shpërnda 775 studentëve në 5 universitete publike kryesore të Tiranës.

Duket parë shpenzimet e tyre mesatare mujore, situata financiare e studentëve krahasuar me pagat mesatare në Shqipëri, nuk duket se i favorizon për një të ardhme të sigurt.

“55,7% e studentëve që punojnë rezultojnë me një rrogë mesatare 200 Euro. 24,6% e tyre marrin një rrogë 300 Euro, dhe vetëm 4,5% e tyre marrin mbi  300 Euro”, vëren sondazhi I kryer nga Qëndresa Qytetare, ndërkohë që shpenzimet e tyre e kalojnë shumën prej 300 Eurosh.

Të pyetur se nga i sigurojnë të ardhurat kryesore për të përballuar jetesën, më shumë se gjysma e studentëve janë përgjigjur se familja ua siguron mbulimin e shpenzimeve (53.8%).

Vetëm 7,5% e tyre i mbulojnë shpenzimet vetë.

Në vitin 2022, Tirana do të marrë titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, por për shumë të rinj të dhënat  e sondazhit tregojnë se jetesa është e vështirë.

“Shqetësimi kryesor është rritja e çmimit të banesave me qira, mungesa e konvikteve, si edhe jo efektiviteti i politikave të ndërrmara si për shembull karta e studentit”, i tha BIRN Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i “Qëndresa Qytetare”.

59% e studentëve në kryeqytet jetojnë në banesa me qira, 20 % në konvikt dhe 21% në banesën e familjes së tyre.

Një pjesë e mirë e tyre të cilët jetojnë me qira apo në konvikte shpenzojnë 50-200 Euro për akomodimin në kryeqytet, ndërsa për ushqimin rreth 60% e studentëve japin deri në 7 Euro në ditë, pra rreth 210 Euro në muaj.

“Drejtoritë e konvikteve në Tiranë akomodojnë vetëm 7% të totalit të studentëve të kryeqytetit. Nga 78,500 studentë, vetëm 5,549 mund të sigurojnë një shtrat në konvikt”, vëren sondazhi.

Një tjetër shpenzim që atyre u duhet të mbulojnë, është edhe udhëtimi brënda apo jashtë kryeqytetit i cili kryesisht bëhet nëpërmjet transportit publik.

“Shpenzimet mujore të transportit arrijnë deri në 10 Euro për 39,4% të studentëve, dhe deri në 30 Euro për 42,5% të tyre”, tregojnë rezultatet e anketës.

Etiketa: AnketaanketimBIRNEurokostoMjaftNensi BogdaniPagatPunaQëndresa QytetareRigels XhemollarishqipShqipëristudentTiranaTiranë
Tjetri
KPK shtyu seancën për prokuroren Violeta Shkurta

Skënder Damini u dorëhoq pasi i kaloi barra e provës për pasurinë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.