AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Skënder Damini u dorëhoq pasi i kaloi barra e provës për pasurinë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPK, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Trupa e KPK për prokuroren Violeta Shkurtaj, (nga e majta) Xhensila Pine, Firdes Shuli, Olsi Komici. Foto:BIRN

Gjyqtari i Apelitr Vlorë, Skënder Damini u dorëhoq nga detyra kur Komisioni i kaloi barrën e provës vetëm për kriterin e pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin u përmbyll hetimi administrativ afro 3-vjeçar. Damini refuzoi të dëgjohej në seancë dëgjimore dhe kërkoi pushimin e hetimit me qëllim shmangien e sanksionit që e ndalon të rikthehet në sistemin e drejtësisë.

Trupa e KPK  e përbërë nga Xhensila Pine, Firdes Shuli, Olsi Komici. Foto:BIRN

Gjyqtari i Apelit Vlorë, Skënder Damnini kërkoi më 17 nëntor dorëheqjen nga detyra, vetëm pesë ditë pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK i kishte kaluar barrën e provës për pasurinë, kriterin e rivlerësimit për të cilin është përmbyllur hetimi administrativ. Në përfundim, Damini ka kërkuar që procesi i vetingut ndaj tij të mos fillojë ose pushohet me qëllim shmangien e sanksionit që i ndalon rikthimin në drejtësi, megjithëse KPK ishte investuar për afro tre vjet në hetimin ndaj tij.

Kjo kërkesë e Daminit nuk është panuar nga KPK që ka vendosur më 14 dhjetor të ndëpresë procesin e rivlerësimit për këtë subjekt dhe ti ndalojë riemërimin në institucionet e drejtësisë në pozicione që kërkojnë gëzimin e statusit të magjistratit.

Në vendimin e arsyetuar të Komisionit shpjegohet se hetimi administrativ për Daminin ka filluar në mars vitit 2019 dhe është përmbyllur më 11 nëntor 2021 vetëm për pasurinë, kriter për të cilin i është kaluar barra e provës. Më 12 nëntor KPK i ka dorëzuar subjektit rezultatet paraprake dhe pesë ditë më vonë ai ka njoftuar se kishte paraqitur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ dorëheqje të parevokueshme nga statusi i magjistratit.

Më 23 nëntor KLGj e ka pranuar kërkesën e Daminit duke vendosur mbarimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt, i cili sipas KPK, nuk e ka ankimuar këtë vendim.

Komisioni i ka kërkuar Daminit të ushtrojë të drejtën e tij për t’u dëgjuar në seancë dëgjimore, por ish-gjyqtari Apelit Vlorë është shprehur se nuk dëshiron ta ushtrojë këtë të drejtë. Ndërkohë, ai ka kërkuar që procesi i rivlerësimit ndaj tij të mos fillojë ose të pushohet.

Duke ju referuar jurispudencës së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Komisioni vlerëson se kërkesa e subjektit nuk qëndron pasi dorëheqja e tij nga detyra plotëson kriteret e përcaktuara në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, ku në këto raste parashikohet dhe pasoja juridike e ndalimit për riemërimin e në sistemin e drejtësisë.

Me vendimin e 14 dhjetorit, trupi gjykues i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitajn ka vendosur të ndëpresë vetingun për Daminin si dhe ti ndalojë emërimin si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë e Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm për një periudhë 15-vjeçare.

Skënder Damini dhe dy kolegët e tij, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj u hetuan nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, pas vendimit për lehtësimin e dënimit të Dritan Dajtit.

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg.

Pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve, por pas një viti e gjysmë hetime dhe rikthimit të çështjes dy herë për rihetime të mëtejshme, Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve.

Gjyqtari Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj janë shkarkuar më parë nga detyra prej KPK-së për problemet e konstatuara për pasurinë.

Etiketa: Aleks NikolliBIRNBurgDritan DajtiFirdes ShuliGenta Tafa BungoGjykataGjykata e PosaçmeGjyqgjyqtarhetimeInspektorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKOlsi KomicipasojaPetrit AliajProcesi i vetingutprokurorProkuror i PërgjithshëmProkuroriaProkuroria e Apelit VlorëProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSkender DaminiSPAKStatusi i magjistratitSuela ZhegunVendimXhensila Pine
Tjetri
Konflikt interesi dhe mungesë burimesh për gjyqtaren Adelina Zarka

Prokurorja Armanda Xhaferri u dorëhoq pasi filloi vetingu ndaj saj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.