AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘U shitën tek përmbaruesit’, 4 të arrestuar për skandalin e databazës së pagave

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj tha se dy specialistë IT dhe dy persona në sektorin privat janë përgjegjës për rrjedhjen më të madhe të të dhënave personale dhe sensitive në Shqipëri.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj në konferencë për mediat. Foto: LSA

Dy specialistë IT të punësuar pranë Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve të Informacionit, AKSHI  dhe dy persona në sektorin privat u arrestuan të premten për skandalin e nxjerrjes së të dhënave personale dhe sensitive të gati 700 mjë qytetarëve shqiptarë. Arrestimi i tyre u bë i ditur nga drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, gjatë një konference për mediat bashkë me drejtues të Policisë së Shtetit.

Imeraj tha se databazat e pagave janë bërë objekt shitje-blerje nga persona që punojnë në sektorin privat, por ajo shtoi se po vijojnë hetimet për të zbuluar qëllimin e përdorimit të tyre.

“Kemi arritur të konkludojmë në një dyshim të arsyeshëm e si rezultat të hetimit paraprak kemi identifikuar 4 autorë,” tha Imeraj.

“Punonjësi i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila  është e punësuar tek AKSHI, duke pasur aksesin në të dhënat personale në pagat e disa muajve, ka hyrë duke marrë këto të dhëna dhe këto të dhëna i ka shpërndarë te kolegu i saj, i cili ka shfrytëzuar këto të dhëna dhe ia ka shitur subjekteve private. Pra nuk kemi të bëjmë me ndërhyrje në rrjetin kompjuterik, por punonjës të caktuar kanë shpërdoruar detyrën me veprimet e tyre dhe të dhënat e siguruara i kanë shitur në subjekte private,” tha Imeraj.

Ajo zbuloi se dy personat e tjerë të arrestuar punojnë në fushën e përmbarimit, duke shtuar se “këto të dhëna i kanë përdorur për qëllimet e tyre tyre të punës, apo dhe për qëllime të tjera”.

Drejtuesja e prokurorisë tha se për këtë çështje hetimi vijon pasi “prokuroria po heton, jo vetëm mekanizmin e ngjarjes, evidentimin e autorëve që kanë pasur akses dhe këto të dhënë i kanë shitur tek persona të tjerë, por edhe për qëllimin e përdorimit të këtyre të dhënave”.

Gjithashtu Imeraj bëri të ditur se vijojnë hetimet në Drejtorinë e Transportit, pasi një tjetër skandal shoqëroi nxjerrjen e të dhënave për pagat, me rrjedhjen e të dhënave personale të targave të automjeteve.

Në fund të vitit të kaluar, një databazë me të dhënat personale dhe sensitive të 637,183 qytetarëve u shpërnda në seri përmes aplikacionit “Ëhatsapp”, duke shënuar rrjedhjen më të madhe të të dhënave zyrtare në Shqipëri. Databaza përmban numrat personalë, emrat, subjektet punëdhënëse si dhe pagën mujore të të gjithë personave të regjistruar si të punësuar në sektorin publik dhe atë privat në Shqipëri.

 

Etiketa: AKSHIarrestimiblerjeElisabeta ImerajHetimetImerajkonferencePagatProkuroriaPunëSHshqipShqipëriTiranë
Tjetri
Prokurori Erjon Shehaj jep shpjegime për burimet e pasurisë

Prokurori Erjon Shehaj jep shpjegime për burimet e pasurisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.