AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Zbulohet pas 103 vitesh në gjirin e Durrësit piroskafi “Verbano”

Zhytësit shqiptarë arrijnë thellësi të reja duke nxjerrë në dritë reliktin e anijes së transportit të Marinës Mbretërore Italiane të mbytur gjatë Luftës së Parë Botërore.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
16:04 | 14/01/2022
në Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Zhytesit pranë anijes së mbytur ‘Verbano’.

Njohja e hapësirës nënujore pranë brigjeve shqiptare vazhdon të jetë një nga synimet e specialistëve të Institutit të Arkeologjisë.

Në gjiun e Durrësit zhytësit Andrea Bada dhe Denis Nova, në kuadër të përpilimit të hartës arkeologjike nënujore të bregdetit shqiptar, projekt i këtij Instituti, realizuan kohët e fundit në thellësinë 90 metra fotot dhe videot e para të një anije me gjatësi rreth 74 metra.

Asgjë nuk dihej më shumë se kaq.

Arkeologu nënujor, Adrian Anastasi, i cili drejton projektin tha për BIRN se u deshën afro pesë muaj për të identifikuar reliktin e panjohur, si dhe rrethanat e mbytjes së tij në gjiun e Durrësit.

“Anija me emrin ‘Verbano’ u mbyt me 13 nëntor 1918, pak ditë pasi kishte përfunduar zyrtarisht Lufta e Parë Botërore,” tha dr. Adrian Anastasi, i cili ka studiuar dokumentet e kohës dhe regjistrat ushtarako-detarë të vendeve të përfshira në luftë.

“Ajo ka ndeshur në mina detare, të cilat me shumë gjasa ishin shkëputur nga zonat e minuara,” shtoi dr. Adriani.

Piroskafi “Verbano”, i cili njihet si anije transporti e marinës mbretërore italiane, po lundronte nga Kotorri drejt brigjeve të Libisë, kur në gjiun e Drinit shpërthimi i dy minave i dëmtoi plotësisht sallën e motorrëve.

Megjithë gjendjen e rënduar mjeti lundrues arriti në gjiun e Durrësit.

Ngjarja tragjike  në brigjet shqiptare shkaktoi humbjen e mjaft jetëve njerëzore, nga 61 marinarë gjithsej që kishte në anije.

“Tetë marinarë humbën jetën menjëherë, më pas edhe shumë të tjerë,” tha dr. Anastasi, duke sjellë të dhëna të hollësishme për fatin e anijes. “Një pjesë e ekuipazhit shpëtoi falë ndërhyrjes së torpedinieres italiane 57 AS,” shtoi arkeologu.

Që nga ai moment, fati i “Verbanos” mbeti për më shumë se 103 vjet krejt i panjohur për publikun.

Zhytësit shqiptarë për herë të parë në 90 metra thellësi

Zhytësit pranë anijes së mbytur Verbano

Zgjerimi i hapësirës së studimit nënujor, projekt i Institutit të Arkeologjisë parashikonte kërkime në thellësi më të mëdha se sa ato të që ishin arritur deri tani.

Për herë të parë në brigjet shqiptare u vendos të testoheshin thellësi deri në 90 metra.

Zhytësi italian Andrea Bada, i cili po kontribuon me stafin teknik të projektit tha për BIRN se është i kënaqur për bashkëpunimin si dhe për njohjen e relikteve të reja, të mbytura në brigjet shqiptare.

“Unë besoj se mbështetja e qeverisë shqiptare do të mundësonte zbulimin e mjaft anijeve të tjera, të mbytura gjatë shekullit të kaluar në brigjet tuaja,” tha më tej Andrea, duke shtuar se do të ishte shumë mirë të xhiroheshin edhe dokumentarë mbi këtë temë.

Por ai i quan po kaq të rëndësishme edhe kushtet e zhytjes nën ujë.

“Bashkë me kolegun durrsak Nova ne u zhytëm në  thellësinë prej 90 metra dhe na u desh të përballonim disa sfida të tjera, një nga të cilat është mungesa e dhomës iperbarike si dhe mbështetja me mjete lundrimi të specializuara”. 

“Zhytja përtej 70 metrave krijon mjaft rreziqe,” thotë më tej zhytësi Italian Bada, i cili në brigjet italiane ka zbuluar anije në thellësi deri në 140 metra.

Në brigjet shqiptare janë identifikuar reliktet e dhjetra anijeve tregtare dhe ushtarake, të cilat mund të kthehen në destinacione turistike. 

Konventa e fundit ndërkombëtare UNCLOS III, ku aderon edhe vendi ynë kanë përcaktuar një periudhë 100-vjeçare, gjatë së cilës të drejtat mbi anijet e mbytura i kanë së bashku, si shteti i flamurit të mjetit lundrues, po ashtu edhe vendi të cilit i përkasin ujrat detare ku anija ndodhet.

Dr Adrian Anastasi shton se edhe Konventa e UNESCO-s Paris 2001, në të cilën aderon vendi ynë, vlerëson se anijet e mbytura prej më shumsë se 100 vitesh përbëjnë trashëgiminë kulturore nënujore dhe mbrohen me ligj.

Në këtë kuadër Instituti I Arkeologjisë ka një bashkëpunim mjaft të mirë me Ministrinë e Kulturës dhe Forcën Detare. 

Sipas të dhënave të Komandës së Forcave tona Detare, nga 64 anijet e mbytura përballë brigjeve shqiptare pjesa më e madhe i përkasin dy luftërave botërore, viteve 1914-1918 dhe 1939-1945, ndërsa 19 të tjera, janë anije të Flotës sonë Detare ushtarake gjatë Luftës së Ftohtë, që u fundosën për shkaqe të ndryshme pas viteve 1990.

Historia interesante e anijes me tre emra

Piroskafi Verbano ne vitet 1910

Anija “Verbano”, relikti i së cilës ndodhet prej 103 vitesh nën ujë përballë brigjeve të Durrësit, ka një histori mjaft interesante. 

Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1907 në një nga kantieret e Liverpulit me emrin e parë jozyrtar “Gemini” (Binjakët yjorë).

“Anija ishte porositur nga qeveria japoneze, me qëllim transportin e nëndetëseve nga Evropa drejt Paqësorit,” tregon dr. Adrian Anastasi, lidhur me anijen e mbytur pranë Durrësit dhe që mbijetoi vetëm 10 vjet.

Pas transportit të dy nëndetëseve të para, të cilat për të përballuar lundrimin e gjatë u vendosën në bordin e piroskafit duke përdotur një teknologji krejt të re, anija mori emrin “Transporter”.

Marina Mbretërore italiane e bleu atë në vitin 1910 dhe e vendosi në arsenalin e saj të bazës detare në Taranto, ndërsa vetë anija komandohej gjatë gjithë kohës nga oficerë të kësaj Marine.

Para dhe gjatë Luftës së Madhe 1914 – 1918, piroskafi që u pagëzua  me emrin e ri “Verbano” punoi për transportin e municioneve dhe pjesëve të artilerisë.

“Verbano” ishte nisur nga Kotorri dhe po lundronte drejt brigjeve të Libisë, kur ndeshi në minat detare që i morrën jetën më shumë se 40 marinarëve italianë dhe shkatërruan pjesërisht anijen që u mbyt përballë gjiut të Durrësit, për tu zbuluar 103 vjet më vonë nga zhytësit shqiptarë dhe italianë dhe duke pasuruar më tej historinë e brigjeve tona.

Etiketa: Adrian AnastasiAnijeArkeologjiBIRNDokumentarDurrësEvropaKrijonLigjLuftaMarinarëminaMjaftParapiroskafQeveriashqiptareteknologjiUNESCO
I mëparshmi

Prokurori Drini Pali jep sqarime për të tre kriteret në KPK

Tjetri

Emrat e viktimave të dhunës në familje vendosen në rrugët e Tiranës

Tjetri
Emrat e viktimave të dhunës në familje vendosen në rrugët e Tiranës

Emrat e viktimave të dhunës në familje vendosen në rrugët e Tiranës

  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.