AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Drini Pali jep sqarime për të tre kriteret në KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i kërkoi prokurorit të Durrësit, Drini Pali sqarime për dy apartamente që bashkëshortja kishte marrë nga prindërit e saj dhe disa denoncime në kriterin e profesionalizmit. Pali këmbënguli se kishte arritur nivel të besueshëm në të tre kriteret dhe kërkoi konfirmim në detyrë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
14:43 | 14/01/2022
në KPK, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Drini Pali pas seancës dëgjimore më KPK. Foto: Vladimir Karaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të premten seancën dëgjimore ndaj prokurorit të Durrësit, Drini Pali.

Gjatë seancës u vu në dukje se Palit, i cili i ishte nënshtruar hetimit në të tre kriteret, i ishin kërkuar sqarime sa i përket dy apartamenteve me vlerë 6.6 milionë lekë, të cilët bashkëshortja i kishte marrë si dhuratë nga prindërit e saj.

Atij po ashtu iu kërkuan sqarime bazuar mbi katër denoncime dhe një informacion konfidencial që KPK kishte marrë sa i përket profesionalizmit.

Prokurori këmbënguli se dy apartamentet, për të cilat mes bashkëshortes së tij dhe prindërve të saj ishin nënshkruar kontrata shitblerje, ishin dhurata. Ai kundërshtoi gjetjet në kriterin e profesionalizmit dhe pretendoi se vonesat në hetim vinin nga kompleksiteti i çështjeve dhe ngarkesa në punë.

Avokatja e tij, Antoneta Sevdari tha se ata besonin që pasuritë për të cilat ishin kërkuar sqarime nuk verifikoheshin nga vetingu, pasi ishin pasuri të ndara të bashkëshortes, por se subjekti kishte pranuar të jepte sqarime për to.

Procesi i tij i vetingut u krye nga trupa e përbërë nga Etleda Çiftja kryesuese, Roland Ilia anëtar dhe Firdes Shuli relatore.

Drini Pali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror i Prokurorisë së Rrethit Durrës.

Hetimet në kriterin e pasurisë

Relatorja e çështjes, Firdes Shuli vuri në dukje gjatë leximit të raportit se në pasuritë e deklaruara nga vetë prokurori nuk ishin gjetur probleme. Sipas relatimit, prokurori kishte pasur burime dhe kishte deklaruar saktë këto pasuri.

Por Shuli tha se KPK kishte gjetur probleme dhe kishte kërkuar sqarime sa i përket pasurive të deklaruar veçmas nga bashkëshortja.

Sipas Shulit, babai i bashkëshortes i kishte dhuruar asaj 2 apartamente që ishin përfituar nga një kontratë shkëmbimi mbi një truall në Yzberisht, ku ishin ndërtuar pallate. Por KPK kishte gjetur se para dhurimit, mes vjehrrit dhe bashkëshortes së subjektit kishte pasur një kontratë shitblerjeje. Sipas kësaj kontrate dy apartamentet i ishin shitur bashkëshortes së subjektit në shumën 6.6 milionë lekë.

Bazuar në këtë kontratë në vitin 2011 Pali rezultonte me një bilanc negativ prej gati 7 milionë lekësh.

Por siç doli në proces, pas kësaj kontrate babai i bashkëshortes kishte ngritur padi në gjykatë dhe kishte kërkuar që këto kontrata të anuloheshin. Gjykata kishte rrëzuar padinë, por në arsyetim gjykata pranonte se bazuar në dëshmitë e palëve, kontratat në fjalë ishin të simuluara dhe se palët kishin pasur qëllim një kontratë dhurimi dhe jo një kontratë shitjeje. Shuli tha se ishte habitur nga vendimi i gjykatës.

Pas këtij vendimi, mes bashkëshortes së prokurorit dhe babai i saj ishte nënshkruar një kontratë dhurimi.

Vetë Pali këmbënguli në proces se ai kishte qenë jashtë kësaj marrëdhënie, por tha se ajo ishte marrëdhënie dhurimi. Ai vuri në dukje se i njëjti proces ishte bërë edhe për motrat e bashkëshortes. Ai tha se kur kishte mësuar për kontratën e simuluar të shitjes ishte shqetësuar dhe kishte qenë ai që kishte kërkuar anulimin e saj në gjykatë. “I kërkoj trupës të mbajë parasysh që kjo kërkesë është bërë para fillimit të procesit të vetingut,” tha Pali në seancë.

Ndërsa shtoi se ai nuk e kishte parë të arsyeshme që të kërkonte apelim të vendimit të gjykatës dhe se konsideronte që vendimi e bënte të qartë që kontratat e shitjes ishin të stimulura dhe se në fakt pasuria ishte e dhuruar.

Problem KPK kishte gjetur edhe te një kontratë porosie e vitit 2007 bërë po ashtu nga bashkëshortja e subjektit. Sipas Shulit, ajo kishte porositur një apartament dhe kishte bërë një parapagim prej 25 mijë dollarësh.

Sipas të dhënave që u bënë publike në seancë, kjo kontratë ishte anuluar. Shuli vuri në dukje se paratë ishin paguar sërish nga prindërit e bashkëshortes dhe se pas anulimit të kontratës ndërtuesi ia kishte kthyer ato nënës së bashkëshortes së prokurorit. Kjo e fundit kishte blerë me këto para dhe të tjera një apartament tjetër në të njëjtin ndërtim.

Por Shuli tha se KPK kishte kërkuar sqarime për këtë transaksion dhe po ashtu edhe dokumentim të burimeve të prindërve të bashkëshortes për shumën 25 mijë euro. Shuli tha se nga analiza financiare rezultonte se ata nuk kishin pasur të ardhura të mjaftueshme.

Avokatja Antoneta Sevdari tha në seancë se ata kishin sjellë prova shtesë për të dëshmuar pasurinë e vjehrrit dhe vjehrrës së subjektit. Sevdari këmbënguli se ata kishin pasur të ardhura dhe se kishin pasur mundësi për të krijuar këtë shumë. Megjithatë, Sevdari vuri në dukje se subjekti nuk e kishte përfituar këtë pasuri.

Duke iu referuar dyshimeve të KPK për pasuri të fshehur, Sevdari theksoi se ata ishin sjellë si provë kontratën për shërbim telefonie në apartament që ishte në emër të prindërve te bashkëshortes dhe theksoi se kjo tregonte që apartamenti nuk ishte shfrytëzuar asnjëherë nga subjekti.

Raporti negativ i DSIK-së dhe denoncimet

Relatorja Shuli vuri në dukje se ndaj Palit, pas një raporti pozitiv kishte ardhur një raport i dytë negativ nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. Sipas të dhënave në raport prokurori ishte përfshirë në korrupsion.

Shuli tha se çështja në fjalë ishte hetuar nga SPAK dhe se për të kishte një vendim pushimi nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit. Sipas vendimit, vepra penale e korrupsionit nuk kishte ndodhur.

Siç doli nga relatimi, Pali kishte referuar si provë këtë vendim të gjykatës, duke shtuar se ai nuk kishte informacione të tjera mbi raportin e DSIK dhe nuk mund të mbrohej. KPK nuk u shpreh në seancë nëse kishte arritur një përfundim të saj mbi kriterin e figurës.

Shuli tha se çështja mbi të cilën ishte ngritur informacioni ishte hetuar më pas në kriterin e profesionalizmit. Sipas relatimit dukej se Pali kishte favorizuar një të hetuar për akuzën e vrasjes me dashje, duke e zbutur akuzën në vrasje në kushte të tronditjes së rëndë psiqike. Shuli relatoi se Pali në sqarime kishte pretenduar se akuza ishte përcaktuar mbi bazë të provave të mbledhura.

Sevdari këmbënguli se nuk kishte pasur asnjë favorizim. Ajo tha në seancë se qëndrimi i Palit për akuzën ishte pjesë e punës së prokurorit bazuar në provat dhe bindjen e brendshme. Sipas saj, gjykata kishte dhënë si dënim atë që ishte kërkuar nga Pali.

KPK kishte hetuar po ashtu edhe katër denoncime, në të cilat Pali akuzohej për moskryerje të veprimeve hetimore, zvarritje të hetimeve dhe probleme të ngjashme. Shuli tha se disa nga problemet ishin konstatuar edhe nga hetimi, përfshi sipas saj zgjatjen e hetimeve pa arsyetime dhe mos kryerjen e veprimeve hetimore të kërkuara nga gjykata.

Shuli lexoi se në mbrojtje të tij prokurori kishte vënë në dukje se arsyetim për shtyrjen kompleksitetin e çështjeve dhe kishte këmbëngulur se një sërë veprimesh që nuk ishin kryer ishin ose të pamundura ose nuk ishin kryer nga Oficerët e Policisë Gjyqësore pavarësisht se ishin urdhëruar prej tij.

Sevdari tha se shkeljet e gjetura nuk ishin “shkelje serioze” dhe këmbënguli në seancë se ato nuk mund të shërbenin për vlerësim negativ.

Në fund të seancës, prokurori Drini Pali kërkoi të konfirmohej në detyrë. Seanca e njoftimit të vendimit u caktua më 18 janar në orën 9.45.

 

Etiketa: AkuzaAnaliza financiareAntoneta SevdariApelimDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDrini PaliDSIKDurrësEtleda ÇiftjaEuroFirdes ShuliGjykataGjykata e PosaçmeGjykatëGjykatësGjyqHetimHetimetKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsionKPKMASmbrojtjepadipallateParapasuriaprokurorProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit DurrësPunëraportRaportiRoland IliaSeancaSHSPAKVendimVendimiVetinguvrasje
I mëparshmi

KPK konfirmon në detyrë inspektoren e KLGJ-së Zhaneta Pira, pavarësisht kundërshtimit të ONM

Tjetri

Zbulohet pas 103 vitesh në gjirin e Durrësit piroskafi “Verbano”

Tjetri
Zbulohet pas 103 vitesh në gjirin e Durrësit piroskafi “Verbano”

Zbulohet pas 103 vitesh në gjirin e Durrësit piroskafi “Verbano”

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.