AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

KPK e përfundon vetingun për Tom Dedajn pa një vendim përfundimtar

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka analizuar gjithë çështjet që kanë passjellë humbjen e statusit të magjistratit për ish-prokurorin e Dibrës Tom Dedaj, nga procedimi dhe dënimi i tij për korrupsion, deri në vendimet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit lidhur me ankimin e këtij subjekti kundër vendimit të KLP-së për shkarkimin nga detyra për shkak të dënimit penal.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPK, Veting
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KPK duke shpallur një vendim | Foto : LSA

Tom Dedaj ka qenë subjekt rivlerësimi për shkak të funksionit të tij si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër dhe për këtë arsye i është nënshtruar procesit të vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Gjatë hetimit administrativ për prokurorin Dedaj, Komisioni ka konstatuar se në ngarkim të këtij subjekti, ish-Prokuroria për Krime të Rënda nisur nga një denoncim publik në emisionin “Fiks fare”, ka regjistruar në tetor të vitit 2016 procedim për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”. Po në atë periudhë, është vendosur pezullimi i Dedajt nga detyra deri në përfundimin e hetimeve në ngarkim të tij.

Në vitin 2018, me kërkesë të prokurorisë, Dedaj është deklaruar fajtor për korrupsion nga ish-Gjykata për Krime të Rënda dhe është dënuar me 3 vjet burgim. Po ashtu i është dhënë dënim plotësues me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vjet. Megjithatë, gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim duke e vendosur në provë për një periudhë 5 vjeçare.

Pozita e Dedajt është lehtësuar nga ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda që e ka deklaruar fajtor për “moskallëzim krimi”, duke e dënuar me 1 vit burgim, si dhe e ka pezulluar ekzekutimin e vuajtjes së dënimi duke e vendosur në provë për 2 vjet. Apeli ka zbritur edhe masën e dënimit plotësues, duke vendosur që ti heqi të drejtën për të ushtruar funksione publike vetëm për një vit.

Duke iu referuar këtyre vendimeve penale, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka vendosur më 28 janar 2019 të shkarkojë nga detyra prokurorin Tom Dedaj. Ky i fundit e ka ankimuar vendimin e KLP në Gjykatën Administrative të Apelit duke kërkuar mes të tjerash rikthimin në detyrën e prokurorit; dhënien e pagës dhe të një shpërblimi në shumë 30 milionë lekë; si dhe konstatimin e diskriminimit të tij.

Apeli Administrativ ka shpallur moskompetencën në dhjetor të 2019-ës dhe ka vendosur dërgimin e akteve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA që vendosi fillimisht kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë publike.

Dedaj nuk është paraqitur në seancën publike të zhvilluar më 20 korrik të vitit 2020, megjithëse është konfirmuar marrja njoftimit nga ana e tij. Gjithashtu nuk ka paraqitur parashtrime apo pretendime për çështjen, si dhe nuk ka depozituar kërkesë për shtyrjen e seancës në Kolegj. Për rrjedhojë, KPA ka vlerësuar ta trajtojë këtë situatë si heqje dorë nga kërkesa e tij kundër vendimit të KLP-së.

Sipas KPK-së, Kolegji ka arritur në përfundimin se gjykimi i kësaj çështjeje pranë KPA-së duhet të pushohet.

Por nga hetimi ka rezultuar se Dedaj ka dorëzuar në korrik të vitit 2021 në KPA kërkesë për rifillimin e çështjes. Kjo kërkesë nuk është pranuar, pasi Kolegji ka vendosur të mos e kalojë çështjen në seancë plenare.

Pasi ka analizuar gjithë ecurinë e proceseve që kishin të bënin me arsyet e shkarkimit nga detyra të Dedajt dhe humbjes së statusit të magjistratit, Komisioni vlerëson se është bërë i pamundur objekti për të cilin ka filluar procesin e vetingut për këtë subjekt rivlerësimi.

Në këto kushte trupa e KPK e përbërë nga komisioneret Firdes Shuli, Suela Zhegu dhe Alma Faskaj ka vendosur të deklarojë përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për Tom Dedajn, pa një vendim përfundimtar.

Etiketa: AdministrativeAlma FaskajApeliDenoncimFiks FareFirdes ShuliGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit për Krime të RëndaGjykata për Krime të RëndaGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarKLPKolegjiKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsionkorrupsion pasivKPAKPKKrimekrimiMASprocedimProkruroria e Rrethit DibërprokurorProkuroriaProkuroria për Krime të RëndarivlerësimiSuela ZheguTom DedajVendim
Tjetri
Përfitimet në rënie nga Transparenca

Beteja për të djathtën franceze

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.