AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Fadromat e IMT-së vijojnë valën e shembjeve pranë zonës së 5 Majit

Fadromat e IMT-së rrëzuan në të gdhirë të ditës së mërkurë njëmbëdhjetë shtëpi të tjera pranë “5 Majit”, mes thirrjeve të dëshpëruara të banorëve për mëshirë dhe drejtësi.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Banore pranë rrënojave te shtepisë së saj | Foto : BIRN/Nensi Bogdani

Nëpër rrugicat e fundit  të rrugës “5 Maji”, një tjetër mëngjes i trishtë erdhi për banorët e 11 shtëpive që ishin shenjestra e rradhës e Institutit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Kordoni i Policisë Bashkiake të shoqëruar prej forcave Shqiponja dhe FNSH, si çdo herë tjetër nuk lejouan asnjë hyrje-dalje në zonë, qoftë për banorët apo gazetarët.

Banorët e dëshpëruar kërkuan drejtësi, ku një prej tyre humbi ndjenjat dhe si pasojë u shoqërua me ambulancë në QSUT.

“Na keni kthyer 32 vite mbrapa”, tha për mediat një banor, duke iu referuar kohës kur ata ndërtuan shtëpinë e tyre prej themeleve.

E dëshpëruar, një tjetër banore e zonës ulerinte për ndihmë, pasi vëllai i saj i ndodhur brënda banesës nuk ndihej mirë dhe kishtë nevojë për ndihmë mjekësore.

“Ku janë këta pushtetarë, ku janë…. se jam t’u vdek”, bërtiste gruaja duke ngritur duart drejt forcave policore në shenjë revolte.

Aksioni i IMT-së  më datë 9 Shkurt filloi rreth orës 7 të mëngjesit, duke përfunduar në orën 12.30.

Njëmbëdhjetë ndërtesa u shembën të mërkurën, ndërsa plani i rindërtimit parashikon shembjen e 430 shtëpive.

Dhjetra familje preken nga shpronësimet që po kryen qeveria shqiptare për të ndërtuar një lagje të re me pallate në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë. E projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, lagjja e re do të ketë 3,500 apartamente dhe do të strehojë 11 mijë banorë.

Nëpërmjet një vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave me 22 shtator, qeveria i ka ofruar banorëve të zonës që preken nga projekti ‘kompensimit me shkëmbim’ të pronave ekzistuese me apartamente të reja që priten të ndërtohen. Bashkia gjithashtu i ka ofruar banorëve bonus qiraje derisa apartamentet e reja të përfundojnë.

Megjithatë, shumë familje që preken nga shpronësimet në lagjen ‘5 Maji’ e kanë kundërshtuar ofertën e qeverisë. Sipas tyre bashkia u ka ofrur një bonus qiraje që është tepër i ulët. Ata ankohen gjithashtu se marrëveshja për kompensim me shkëmbim është fiktive, pa një plan konkret dhe një afat kohor real për kompensim.

“Une kam 3 muaj që e kam liruar shtëpinë. C’të bëj, nuk merrem dot me shtetin”, tha një grua e cila vetëm pasi policia hapi kordonin e sigurisë u lejua të shkojë për të ruajtur rrënojat e shtëpisë së saj prej fëmijëve që silleshin rrotull për të marrë nga rrënojat disa hekura për skrap.

“Largohuni tutje. Kjo është shtëpia ime”, u drejtohej ajo personave që afroheshin për skrap, e dëshpëruar sepse nuk arrinte të pranonte që tashmë asgjë nuk kishte mbetur prej shtëpisë së saj për t’u ruajtur.

Pak më tutje, qëndronte i ulur mbi rrënojat e banesës një burrë rreth të 40-tave, së bashku me djalin e tij të mitur.

“Tani po rri tek shtëpia e vëllait pak më poshtë. S’kam pranuar bonus qiraje. Bonusi i qirasë është për banorët e tërmetit, jo për ne që jemi pronarë të këtyre shtëpive prej 30 vjetësh”, tha ai me gjysëm zëri për BIRN.

Etiketa: 5 MajiBanorëBashkiaBashkia TiraneBIRNFamiljegazetarIKMTIMTkompensimMarrëveshjaMjekmjekëpallatePiSPoliciaQeveriaQeveria shqiptareQSUTSHShqiponjashqiptareshtatorSkraptë miturVendimi
Tjetri
PS kundër zgjatjes së afatit, dështon hetimi parlamentar për inceneratorët

Komisioni hetimor, dy raporte të kundërta për inceneratorin e Elbasanit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.