AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komisioni hetimor, dy raporte të kundërta për inceneratorin e Elbasanit

Opozita renditi një sërë datash dhe dokumentesh për të bazuar pretendimet e saj se procedurat e dhënies me koncension të inceneratorit të Elbasanit kanë qenë antiligjore dhe korruptive, ndërsa mazhoranca e prezantoi atë si një investim në të mirë të publikut.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:48 | 09/02/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e komisionit hetimor parlamentar, Jorida Tabaku dhe nënkryetarja Ermonela Felaj. Foto: LSA

Komisioni Hetimor Parlamentar për inceneratorët debatoi të mërkurën për procedurat e ndjekura në dhënien me koncension të inceneratorit të Elbasanit. Opozita, e cila është inciatore e këtij hetimi paraqiti argumentet e saj, duke pretenduar se janë shkelur ligjet në fuqi gjatë procedurave të dhënies me koncension dhe praktikat e ndjekura janë korruptive. Opozita i mëshoi faktit që pikërisht për ndërtimin e këtij inceneratori është sot në burg ish-ministri socialist Lefter Koka, i cili akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në këtë rast.

Përmbledhjen e gjetjeve për Elbasanin i prezantoi në komisioni deputeti i PD-së nga ky qark, Luçiano Boçi. Ai renditi datat për të gjithë praktikën e ndjekur që nga shpallja e emergjencës nga Bashkia e Elbasanit, oferta e pakërkuar nga kompania koncensionare Albtek Energy dhe deri tek vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave për kontratën për ndërtimin e këtij impanti.

“Dokumentat tregojnë se brenda 24 oreve janë kryer 17 procedura, nga shpallja fituese deri tek miratimi i kontratës nga qeveria,” tha Boçi duke renditur institucionet e përfshira në proces dhe duke e komentuar këtë nxitim si tregues të një afere korruptive.   “Kemi parë që ka një gabim trashanik sepse sipas ligjit nuk kërkohet miratim nga Këshilli i Ministrave, por nga ministria e Financave. Baza ligjore nuk e mbështet këtë procedurë,” tha Boçi.  Sipas tij, përgjegjësi kryesor është kryeministri Edi Rama, ndërsa i kujtoi mazhorancës se një ish-ministër i tyre dhe pronarët e këtij inceneratori janë tashmë para drejtësisë për këtë incenerator.

Nënkryetarja socialiste e komisionit, Ermonela Felaj, paraqiti përfundimet e mazhorancës për këto procedura, duke bërë të qartë që në nisje se nuk do të komentonte vendimet e marra nga Koka, pasi sipas saj, “është një çështje që i përket drejtësisë”. “Nuk po mbrojmë askënd sepse përgjegjësitë penale janë individuale, jo kolektive,” tha ajo, pasi u akuzua nga kolegët e opozitës se po mbronte ish-ministrin socialist.

Ajo iu përgjigj pretendimeve të opozitës për vendimet e marra brenda 24 orëve duke e cilësuar një procedurë normale të punës së qeverisë. “Unë kam qenë ministre dhe e di që ministrat komunikojnë nëpërmjet një sistemi unik online për çdo VKM,” tha ajo duke e cilësuar si një “përkim të bukur” faktin që qeveria nuk harxhonte letër për çdo komunikim, si një akt që i shërbente mbrojtjes së mjedisit.

Të gjithë procedurat e ndjekura në dhënien e koncensionet sipas Felajt ishin të bazuara në ligjet në fuqi, ndërsa e cilësoi inceneratorin e Elbasanit si një nevojë emergjente për situatën e ndotjes në këtë qytet. Ajo tha se inceneratori sot i është dorëzuar bashkisë dhe po prodhonte energji, ashtu siç ishte parashikuar në kontratë.

Felaj citoi një shkresë të OSHEE-së ku thuhej se kompania koncensionare ka injektuar në rrjet 6.748.2 KW dhe ka përdorur për nevojat e tij 2.792.6 KW.

Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, e cilësoi një gënjështer këtë konstatim duke cituar një shkresë të ERE-s ku thuhet se nuk ka asnjë subjekt të ri që prodhon energji.

Pas disa orë debatesh, disa prej deputetëve u drejtuan drejt Elbasanit për të parë nga afër punën në këtë incenerator, ndërsa hetimi do të vijojë të premten me kontratën koncensionare për inceneratorin e Tiranës.

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlbtek EnergyBashkiaBashkia e ElbasanitBurgdeputetEdi RamaErmonela FelajInceneratorinceneratoriInceneratori i ElbasanitJorida TabakuKomisioni hetimor parlamentarKorrupsionKryeministri Edi RamaLefter KokaLuçiano BoçiMinistria e FinancaveMjedisitOpozitaOSHEEParaPDPunëQeveriaRamaSHShpërdorim detyreTiranëVendimetVKM
I mëparshmi

Fadromat e IMT-së vijojnë valën e shembjeve pranë zonës së 5 Majit

Tjetri

Si të mbrohet sovraniteti i Ukrainës

Tjetri
Dita pas NATO-s

Si të mbrohet sovraniteti i Ukrainës

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.