AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Rrezik kolapsi”, organizatat shoqërisë civile oponencë Hartës së re Gjyqësore

Nëntë organizata të shoqërisë civile në fushën e ligjit dhe të drejtave të njeriut i bëjnë thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë që të rishikojnë hartën e re gjyqësore për të shmangur sipas tyre kolapsin e aksesit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami gjatë prezantimit të hartës së re gjyqësore. Foto:LSA

Draft-projekti i Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor për një hartë të re gjyqësore që parashikon përgjysmimin e gjykatave ka sjellë kundërshtimin e organizatave të shoqërisë civile. Nëntë organizata bënë të premten një deklaratë publike dhe parashtruan oponencën e tyre për këtë hartë duke dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha problematikat e hasura në projekt.

Harta e re ka ardhur si pasojë e boshatisjes së gjykatave nga vetingu i gjyqtarëve dhe për të krijuar balancim mes numrit të gjyqtarëve të mbetur në detyrë me numrin e madh të çështjeve që presin për gjykim. Harta parashikon mbylljen e 19 gjykatave nga 38 që janë gjithsej duke i organizuar 12 gjykatat që mbeten në nivel qarku. Parashikohet një gjykatë apeli nga 6 që janë dhe 3 gjykata administrative të shkallës së parë.

Grupimi i organizatave të shoqërisë civile që ka nënshkruar këtë deklaratë vlerëson në parim se ri-organizimi i gjykatave dhe kompetencave të tyre tokësore është i rëndësishëm dhe duhet të ketë parasysh “rritjen e aksesit, cilësisë dhe reduktimin e kostove për qytetarët në marrjen e drejtësisë dhe në respektim të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor”.

“Ndryshe nga këto pritshmëri, organizatat vlerësojnë se “procesi i konsultimit të hartës së re gjyqësore duhet të kishte filluar që në fazën e ideimit të saj”, duke kërkuar që konsultimi në këtë fazë të mos jetë formal por të garantojë mundësi reale dëgjimi dhe reflektimi.

Sipas tyre, harta e re gjyqësore duhet të marrë për bazë nevojat e komunitete qytetare, “disa prej të cilave ndodhen më në vështirësi, sidomos me kategori të veçanta sociale si minoriteti Rom dhe Egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, komuniteti LGBTI, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria, etj”.

Po ashtu sipas tyre, “duhet vlerësuar shpërndarja dhe përqëndrimi i popullatës në njësitë administrative të secilës bashki, në analizën e munguar për mënyrën e shpërndarjes së gjykatave në kuadër të këtij ri-organizimi”. Një nga problematikat është largësia gjeografike që shumë qytetarë kanë me gjykatat dhe mundësitë e kufizuara të transportit. “Për një vend, i cili sipas të dhënave të INSTAT, 49% e popullsisë jeton në minimumin jetik, tregues të tillë janë thelbësor për t’i dhënë kuptim të drejtës dhe parimeve kushtetuese të barazisë përpara ligjit”- theksojnë në oponencën e tyre këto organizata.

Duke i dërguar grupit të hartimit të hartës oponencën e tyre të detajuar për zgjidhjen e këtyre problemeve organizatat vlerësojmë se rishikimi i saj “është i domosdoshëm për të shmangur rrezikun e kolapsit sa i takon aksesit që qytetarët duhet të kenë në organet e drejtësisë”.

Organizatat nënshkruese të deklaratës janë; Civil Rights Defenders (CRD); Fondacioni Shqipëtar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (ADRF); Instituti për Studime Politike (ISP);Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT Albania); Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ);6. Qendra Europiane; Qendra e Studimit të Politikave Evropiane për Zhvillimin Rajonal dhe Lokal; Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Shërbimi Ligjor Falas Tiranë (TLAS).

Etiketa: AdministrativeAnalizëApelibashkiCivil Rights DefendersCRCAECPATegjiptianFondacioni Shqipëtar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (GjykataGjykata AdministrativegjykimGjyqgjyqtarHarta e reHarta e re gjyqësoreharta gjyqësoreINSTATISPKëshillit të Lartë GjyqësorKomiteti Shqiptar i HelsinkitKomuniteti LGBTIkushtetueseLirianismapensionistëQendra për Nisma Ligjore QytetareromrrezikSHShërbimi Ligjor FalasshqipShqipëriVetingu
Tjetri
Biznesi me testet e COVID: Qeveria u hapi dyert laboratorëve të paakredituar

Pandemia në Shqipëri, 10 mijë vdekje më shumë se sa normalja

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.