AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e socialistëve për shkarkimin e Metës

Gjykata Kushtetuese bëri me dije se shkeljet e pretenduara nga shumica socialiste mbi të cilat u votua shkarkimi i Presidentit Ilir Meta nga parlamenti nuk ishin “shkelje të rënda të kushtetutës”.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Në një njoftim për shtyp të shpërndarë rreth orës 23.00 të mbrëmjes së të mërkurës Gjykata Kushtetuese njoftoi se kishte shfuqizuar vendimin e parlamentit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

“Shfuqizimin e vendimit nr. 55/2021, datë 09.06.2021 të Kuvendit të Shqipërisë “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e bërë publik në faqen e gjykatës.

Në arsyetimin e shkurtër bashkëlidhur këtij njoftimi Gjykata Kushtetuese thotë se “Faktet e paraqitura si shkelje të nenit 86, pika 1, dhe nenit 89 të Kushtetutës, nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës”. Njësoj gjykata rrëzoi pretendimet për shkelje të dy neneve të tjera. Sipas njoftimit: “Faktet që lidhen me të drejtat në procesin zgjedhor nuk përbëjnë shkelje të rënda të Kushtetutës. Faktet që lidhen me marrëdhëniet me partnerët strategjikë nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës.  Faktet e paraqitura si shkelje që lidhen me pavarësinë e organeve publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës. Faktet e paraqitura si shkelje të rendit dhe sigurisë publike nuk përbëjnë shkelje të Kushtetutës”.

Në njoftim nuk bëhet me dije nëse vendimi është unanim apo me mendim pakice. Gjykata po ashtu thotë se rrëzoi pretendimet e presidentit sa i përket shkeljeve proceduriale, duke e cilësuar kushtetuese procedurën e ndjekur nga Kuvendi.

Vendimi i shfuqizuar u votua nga legjislatura e kaluar e Kuvendit e kontrolluar thuajse plotësisht nga socialistët. Shumica, përfshi të ashtuquajturit deputetë të opozitës së re që u futën në parlament pas braktisjes së tij nga opozita,  votoi më 9 qershor 2021 një raport që e gjeti Presidentin Ilir Meta fajtor për shkelje të rënda të kushtetutës. Socialistët pretenduan se deklaratat e Metës gjatë fushatës elektorale si njëanshmëri, ndërsa disa intervista të tij u cilësuan si të rrezikshme dhe se kishin cënuar marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Por Gjykata Kushtetuese arsyeton se nuk ka shkelje të rënda që do të çonin në shkarkim të presidentit.

Etiketa: deputetGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësIlir MetakushtetueseKuvendiMetaOpozitaparlamentraportSHBAShkarkimshqipVendimi
Tjetri
A do ta bashkojë Putin Evropën?

A do ta bashkojë Putin Evropën?

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, ‘sinjal force’ për hetimin e zyrtarëve të tjerë të lartë

Komisioni Europian kritikon sulmet politike ndaj SPAK-ut në rastin Balluku

21:05 | 17/07/2026
Ilir Beqaj

SPAK kundështon si të pabazuara kërkesat e Ilir Beqajt

16:40 | 17/07/2026
posta palase

Qeveria i jep falë për hotele trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

09:01 | 17/07/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Gjykata e Lartë rrrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

17:07 | 16/07/2026
Biodiversiteti kërcënohet nga zhvillimi dhe keqmenaxhimi -thekson raporti

Konventa e Bernës kritikon qeverinë për mungesë informacioni mbi Vjosë-Nartën

16:59 | 16/07/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Kuvendi injoron shqetësimet, miraton ligjin për parqet eolike në tokat bujqësore

16:34 | 16/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.