AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Palët politike pajtohen për mikpritjen e refugjatëve nga Ukraina

Opozita dhe mazhoranca bien dakord për pak gjëra në Shqipëri; megjithatë, ata bashkohen në vendimin për mikpritjen e refugjatëve të luftës nga Ukraina.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Analiza
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni për Politikën e Jashtme në Kuvend | Foto : LSA

Ngjashëm me vendet e tjera në Europës, Shqipëria është angazhuar të presë refugjatë lufte nga Ukraina, e cila përballet prej 7 ditësh me një pushtim ushtarak nga Rusia.

Pas samitit të NATO-s të premten, kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera se ai ishte angazhuar “për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina”.

Rama nënvizoi se kjo çështje u takon shumë vendeve të tjera europiane që janë angazhuar për të pritur refugjatë, por nuk dihet akoma sa do të jetë numri që do presë Shqipëria.

“Desha ta jap këtë informacion edhe për të shmangur spekulimin që do vijnë 100 mijë apo do vijnë 200 mijë,” tha ai, duke shtuar se “bëhet fjalë për shifra me shumë më pak zero”.

Megjithësë, numri i të zhvendosurve nga konflikti që mund të strehohen në Shqipëri nuk është përcaktuar ende, përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës në komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme i thanë BIRN-it se ky është vendimi i duhur. Megjithatë, palët kishin vlerësime të kundërta për sa i përket kapaciteteve që ka vendi për të pritur refugjatët.

Për kryetaren e Komisionit të Jashtëm Parlament, Mimi Kodheli, vendimi për të pritur refugjatë nga lufta në Ukrainë do të merret në kordinim me vendet e Bashkimit Europian dhe se barra kryesore do t’i bjerë vendeve kufitare.

“Ne kemi qënë gjithmonë gati të presim njerëz në nevojë, e kemi treguar me ata që erdhën nga Irani dhe Afganistani dhe do ta bëjmë këtë patjetër me njerëz në nevojë që do të vijnë nga Ukrania,” tha ajo.

Kodheli nuk dha një numër për refugjatët që mund të strehohen në Shqipëri, por citoi proverbin popullor se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut” dhe solli në kujtesë krizën në Kosovë kur shteti pa pasur kapacitete priti qindra mijëra refugjatë.

“Sigurisht sot shteti shqiptar funksionon në një tjetër mënyrë, pra ka kapacitete të ngritura për këtë gjë,” shtoi ajo duke theksuar se vendimi i Shqipërisë do të jetë i “bazuar edhe në ndarjen që do të bëhet midis vendeve të BE-së lidhur me refugjatët”.

Nënkryetari i këtij komisioni, Tomor Alizoti, që vjen nga radhët e Partisë Demokratike, tha se Shqipëria duhet të shprehë gadishmërinë për të pritur refugjatët nga kriza në Ukraina, edhe pse sipas tij nuk ka kapacitete për t’i pritur.

“Nuk ka kapacitet për të mbajtur shqiptarët e vet, por është akt human sepse ne jemi një vend emigrantësh,” theksoi ai.

Sipas Alizotit, për opozitën shqetësimi më i madh nuk lidhet me këtë gjë, por me sjelljen e qeverisë ndaj kësaj krize dhe rolit që po luan në politikën e jashtme në këtë moment.

“Është moment fatkeq për Ukrainën, por është fatlum për Shqipërinë për të lobuar që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së,” tha ai.

Sipas Alizotit, problemi më i madh që ka sot qeveria dhe kryeministri Rama është angazhimi në nismën “Ballkani e Hapur”, ndërsa Serbia po shfaqet hapur si aleat i Rusisë.

“Ne do t’i kërkojmë që të tërhiqet nga Ballkani i Hapur,” tha Alizoti, duke e akuzuar mazhorancën se po shmang diskutimet në parlament për krizën në Ukrainë dhe nuk pranon që të dilet me një rezolutë të përbashkët për dënimin e agresionit rus atje.

Parlamenti shqiptar nuk arriti të enjten që të gjente konsensus për të miratuar një rezolutë të përbashkët si qëndrim të Shqipërisë ndaj sulmit të Rusisë në Ukrainë. Rezoluta u propozua nga deputetë të opozitës, por deputetët dhe ministrat e mazhorancës qeverisëse e quajtën të panevojshme.

Kodheli i tha BIRN-it se kjo rezolutë po hartohet në bashkërendim mes dy grupeve parlamentare.

“Parlamenti po përgatitet për një rezolutë dinjitoze, po unifikojmë qëndrimin me opozitën sepse ka pasur një unanimitet qëndrimesh,” tha ajo të mërkurën.

Pohimi i Kodhelit binte ndesh me qëndrimin që ajo mbajti në seancën e fundit parlamentare, kur e cilësoi të panevojshme rezolutën e propozuar nga deputeti demokrat Tritan Shehi.

Sipas Alizotit mazhoranca po e shmang një diskutim në parlament dhe daljen me një rezolutë të përbashkë.

“Qëndrimi i Shqipërisë është i vakët, sepse ne duhet të kishin në radhë të parë diskutim në Kuvend për Ukrainën, por këta e kanë lënë pushim Kuvendin të enjten që është dita e seancës plenare,” tha ai.

Ndryeshe nga kolegu opozitar, Kodheli i vlerëson qëndrimet e deritanishme të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe NATO.

Ajo theksoi se këto qëndrime po kordinohen ngushtë me vendet e BE “për të qënë të njëzëshëm”.

Etiketa: AfganistaniBallkaniBallkani i hapurBashkimit EuropianBEBIRNdeputetEdi RamaIraniKosovaKrizakrizeKryeministri Edi RamaKuvendLuftaLufteMimi KodheliNATOparlamentPartisë DemokratikepushtimQeveriaRamaRezolutaRusiaSerbiaSHshqipShqipëriShqipëriaTomorr AlizotiUkrainaUkrainëVendimi
Tjetri
Prokurori Ervin Beqiri jep shpjegime për blerjen e një apartamenti

KPK largon nga detyra prokurorin Ervin Beqiri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.