AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

“Jeta ndryshoi në një çast”: Arratisja nga lufta e një gazetareje ukrainase

Dhjetë ditë pasi gazetarja Nataliya Rudnichenko u largua nga Kievi për t'i shpëtuar pushtimit rus, ajo është ende e përhumbur nga ajo që pa dhe e shqetësuar për ata që kanë mbetur pas, por e vendosur të vazhdojë të punojë për të ardhmen e vendit të saj.

Nataliya RudnichenkongaNataliya Rudnichenko
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njerëz të strehuar në një stacion metroje në Kiev, Ukrainë, pas fillimit të pushtimit nga ana e Rusisë. Foto: Wikipedia.

Teksa po shkruaja këto rreshta nga apartamenti komod i një miku në qendër të Bukureshtit, një zhurmë e largët më bëri të dridhem instinktivisht. Një sekondë më vonë, kuptoj se ishte vetëm një zhurmë e fortë nga një autobus ose një makinë, diku jashtë, dhe jo një shpërthim. Këtu tani nuk më kërcënon asgjë.

Është një ditë mjaft e ftohtë sot, bie shi dhe unë po filloj të kujtoj imazhet dhe ndjenjat nga udhëtimi im nga Kievi i shkatërruar nga lufta në një vend të sigurt për të jetuar.

Rreth dhjetë ditë më parë isha totalisht e zhytur në jetën e biznesit dhe atë kulturore të Kievit, duke planifikuar të ndryshoja ngjyrën e flokëve dhe të blija ca rroba pranverore.

Mbrëmjen e fundit, para se të fillonte pushtimi rus, mora pjesë në premierën e një filmi të ri ukrainas. Kishte një festë të madhe, me shampanjë dhe akullore, në shoqërinë e shumë aktorëve ukrainas të famshëm vendas dhe blogerëve, kolegëve gazetarë. Asgjë nuk parashikonte telashe.

Natyrisht, të gjithë i lexuam lajmet për një luftë të mundshme, por askush nuk e besonte vërtet se kjo do të ndodhte. Askush – të paktën njerëzit përreth meje – nuk besonte vërtet se Vladimir Putin do të sulmonte Ukrainën paqësore dhe të përgjumur dhe bombat do të fillonin të binin në Kiev. Natyrisht, kishte paralajmërime, duke përfshirë edhe administratën amerikane, por askush nuk besonte vërtet se ushtria ruse do të guxonte të bombardonte shtëpitë e civilëve, repartet e maternitetit, spitalet dhe jetimoret. Por megjithatë, ndodhi.

E tronditur dhe e zemëruar nga ardhja e luftës, vendosa të vrapoj. Nuk ishte një vendim i lehtë. Ndihesha në faj që duhej të lija pas familjen dhe miqtë, shtëpinë time dhe zakonet e mia të përditshme të një jete normale.

Por ku të shkoja? Fillimisht, mendoja të shkoja në Lviv në Ukrainën lindore, të rrija atje me disa të afërm. Papritur, mora një mesazh nga një mikeshë rumune, që më ftonte me dashamirësi të qëndroja në shtëpinë e saj.

Kështu që vendosa të rrezikoja me një udhëtim më të gjatë, por të paktën të shkoja në një vend më të sigurt. Nuk kam shumë kujtime nga ky udhëtim. Kryesisht jashtë Kievit, rrugët ishin të mbushura me makina që iknin, dhe në kufirin me Rumaninë, një radhë tjetër e gjatë makinash, dhe njerëz – kryesisht gra, me fëmijë – që ecnin, madje edhe për rreth 10 kilometra për të arritur më shpejt në pikën kufitare. Makinat mbanin njerëz të moshave të ndryshme, me fëmijë, qen dhe mace. Njerëz me të njëjtën histori se si ata braktisën pronën e tyre dhe u larguan vetëm me gjërat thelbësore.

Pas kësaj, një ditë tjetër dhe pothuajse edhe një tjetër natë për të hyrë në Rumani, qindra kilometra, të ndihmuar nga njerëz të panjohur, por mbështetës, duke parë shumë fytyra, vende të reja, gjatë gjithë kohës në një gjendje mjegullimi.

Gjatë ditëve të fundit, nuk kam bërë pothuajse asgjë, veçse kam lexuar lajme në Facebook deri në orët e vona të natës, për të kontrolluar për informacione, për të parë dhe për të dëgjuar thirrje nga njerëzit që po bëjnë një jetë të mjerueshme nën bombardimet ruse. Dikur, në mes të natës, kam telefonuar edhe të afërmit e mi në Kiev për t’i pyetur nëse janë ende gjallë.

Duke parë histori të CNN për radhët e gjata të makinave dhe njerëzve në pikat kufitare të Ukrainës me vendet fqinje, ndihem keq, e paaftë për të kuptuar retorikën e gazetarëve. Kjo për shkak se shumica e imazheve janë nga Ukraina perëndimore, ku situata është relativisht e mirë. Atje është pothuajse një parajsë në krahasim me të qenit në Kiev, Kharkiv dhe Kherson, qytete që goditen nga raketa, me raportime televizive që tregojnë bombardimet në zonat e banuara, spitalet dhe sheshet qendrore.

“Duhet të luftoj me armët që kam”

Nuk mund ta besoj ende se jeta jonë ka ndryshuar totalisht, në vetëm një moment. Për kaq shumë ukrainas, mëngjesi nuk fillon më me kafe dhe nuk ndjek rutinat e vjetra të përditshme.

Tani realiteti i vetëm për ta është lufta, pikëllimi dhe vdekja, si dhe një krizë e paprecedentë humanitare. Të gjithë e dimë se të dashurit tanë mund të vdesin në çdo moment, dhe kjo është e frikshme. Personat vulnerabël janë veçanërisht të prekur – të moshuarit, të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara, gratë shtatzëna, foshnjat…

Nuk e dimë se sa do të zgjasë ky realitet. Nuk e dimë gjithashtu numrin real të civilëve të vrarë deri më tani në luftë. Ndoshta ka shumë më tepër se sa në statistikat zyrtare, sepse fati i shumë njerëzve mund të jetë i panjohur.

Më lind shpesh një pyetje delikate: në kontekstin e kësaj lufte, kush jam unë? Për vite kam punuar si gazetare duke mbuluar kryesisht ngjarje kulturore, letrare dhe mediatike. Ishte një punë që e doja shumë. Fatkeqësisht, realiteti në të cilin jetoj tani nuk mund të shpjegohet më me paradigmat me të cilat isha mësuar. Nuk më ndihmon shumë të lidhem me atë që është shkruar në libra, me heronjtë letrarë apo referenca kulturore.

As për mua nuk është shumë e qartë se çfarë do të bëj më pas, por mendoj se duhet të luftoj me armët që kam – të vazhdoj të shkruaj, si gazetare, për atë që po ndodh në vendin tim.

Unë jam shumë mirënjohëse për ndihmën që Perëndimi i ka dhënë vendit tim deri më tani. Por Ukrainës i duhet diçka më shumë. Jo vetëm vendet e BE-së që pranojnë refugjatë ose disa sanksione ekonomike që po vendosen ndaj Rusisë ose armë që i dërgohen ushtrisë ukrainase.

Kjo nuk është vetëm një luftë, është gjithashtu një përplasje vlerash dhe traditash, një përplasje midis tiranisë dhe vlerave demokratike, midis iliberalizmit dhe humanizmit.

Ukrainasit kanë treguar tashmë se kanë forcën, energjinë dhe guximin për të mbrojtur veten e tyre, si dhe për të mbrojtur vlerat evropiane dhe demokratike.

Por nevojitet urgjentisht ndihmë – dhe për mendimin tim, Ukraina ka nevojë për këtë ndihmë tani, jo më vonë, kur pushtimi rus t’i ketë kthyer qytetet dhe fshatrat tona të bukura në një mal me hi.

Nataliya Rudnichenko është një gazetare ukrainase që aktualisht jeton në Bukuresht.

Opinionet e shprehura janë ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: ArmëBEBIRNBlogerëCNNFacebookgazetargazetaregraKievlajmeLuftaLufteMakinaMjaftpaktParaPersonat me aftësi të kufizuaraPutinRumanisanksionesanksione ekonomikeshpërthimspitaletStatistikatUkrainaUkrainëUshtriaVendimVladimir Putin
Tjetri
Vetingu i munguar i Elisabeta Imerajt kthehet në çështje ndërkombëtare

KPA shtyn seancën për prokuroren Elizabeta Imeraj, për arsye shëndetësore

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.