AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Gjuetia e paligjshme: Në liqenin e Fierzës nuk bie më ‘peshk në grep’

Peshkatarët e licesuar në liqenin e Fierzës kthehen shpesh me rrjeta të zbrazëta për shkak të rënies së sasisë së peshkut në liqen, që sipas ekspertëve vjen për shkak të peshkimit të paligjshëm dhe mungesës së menaxhimit të liqenit.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
11:38 | 17/03/2022
në Artikull kryesor, Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një varkë peshkimi në bregun e liqenit të Fierzës. Foto: Bashkim Shala.

Dita nis ende pa gdhirë për vëllezërit Jasim e Hysen Manga, të cilët nisen me varkën e tyre nga bregu i  Liqenit të Fierzës në fshatin Ramhas për të mbledhur rrjetat e vendosura një ditë më parë në mes të liqenit, në zonën ku dikur ka qenë i vendosur Kukësi i Vjetër.

Puna zgjat disa orë, por rreth orës 9 të paradites, varka e tyre kthehet në breg me 4-5 peshq të rënë në rrjetë. Asnjë prej vëllezërve nuk e fsheh zhgënjimin.

“Peshk nuk ka. E kanë dëmtuar shumë me dinamit. Janë njerëz të papërgjegjshëm. Përveç dinamitit po përdorin edhe korrentin përmes gjeneratorëve dhe e kanë shkatërruar peshkun krejt,” thotë i revoltuar Jasim Manga, i cili peshkon prej gati gjysmë shekulli.

Shqetësimin e tyre e ndan edhe Arben Palushi, ish-punonjës i Ndërmarrjes së Peshkimit në Kukës para viteve 90’ dhe aktualisht inspektor i Turizmit dhe Mjedisit në Bashkinë e Kukësit. Palushi thotë se nga 100-120 ton peshk në vit që kapej në Fierzë para viteve ‘90, tani zihen rreth 25 ton peshk ose pesë herë më pak.

Treguesit e liqenit të Fierzës bien në kontrast me të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë të publikuara nga INSTAT, sipas së cilave peshkimi në ujërat e brendshme të vendit dhe në liqene gati u dyfishua prej vitit 2016 deri në vitin 2020.

Fierza duhej të ishte pjesë e kësaj rritje, pasi është liqeni i katërt për nga sipërfaqja në Shqipëri.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se ky aktivitet është dëmtuar nga peshkimi i paligjshëm, nga mungesa e organizimit të peshkatarëve lokalë si dhe nga mënyra e menaxhimit të liqenit të Fierzës nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH.

Sfidat e menaxhimit

Liqeni i Fierzës
Liqeni i Fierzës | Foto arkivë nga : BIRN

Në shtator 2019, një vendim i Këshillit të Ministrave e shpalli liqenin e Fierzës hapësirë ujore me interes për peshkimin si dhe prezantoi një skemë bashkëmenaxhimi të liqenit mes Korporatës Elektroenergjitike, KESH dhe Organizatës lokale të Menaxhimit të Peshkimit, OMP.

Një muaj më vonë, ish-ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi mori pjesë në hedhjen e 160 mijë rasateve të krapit në liqen, ndërsa kryeministri Edi Rama, e cilësoi këtë një “punë për transformimin e ekonomisë rurale”.

Por ky mund të jetë rasti i fundit i hedhjes së rasateve në liqen, ndërsa OPM-ja lokale ende nuk funksionon.

Fadil Gjuta, ish-punonjës i Ndërmarrjes së Peshkimit në Kukës që nga themelimi i saj në vitin 1987 dhe aktualisht inspektor i Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës në Ministrinë e Bujqësisë i tha BIRN se për të rregulluar peshkimin në liqen duhet të hidheshin çdo vit rasate peshku.

Gjuta shtoi se ky proces pengohet nga mungesa e Organizatës së Menaxhimit të Peshkimit, e cila krijon probleme për investime shtesë.

“Ndryshe nga OMP-ja e Shkodrës, ajo e Kukësit nuk po funksionon,” tha Gjuta.

Palushi mendon se bashkëmenaxhimin e liqenit të Fierzës e pengon edhe nga shfrytëzimi i vazhdueshëm i ujit të liqenit për të prodhuar energji elektrike nga ana e KESH.

“Krizat energjetike si pasojë e dimrave të thatë dhe mungesës së shirave kanë bërë që liqeni i Fierzës të mos stabilizohet dhe peshkatarët herë gjuajnë në liqen, herë gjuajnë në lumë nga ulje -ngritjet e Liqenit,” tha Palushi.

Palushi thotë se lëvizjet e mëdha të nivelit të ujërave për shkak të shfrytëzimit të HEC-it, dëmtojnë zinxhirin ushqimor të peshkut dhe nëse ato ndodhin mes 15 prillit dhe 15 majit, kohë e lëshimit të vezëve, kjo e dëmton edhe më shumë popullatën e peshkut.

Specialistët thonë se efektet e këtij ndryshim të nivelit të ujërave mund të normalizoheshin vetëm nëse në liqen hidhet vazhdimisht rasat, siç ndodh aktualisht në liqenin e Ulëzës dhe Shkopetit, nisur nga një marrëveshje mes kompanisë Kurum dhe peshkatarëve të zonës.

“Në liqenin e Ulzës dhe Shkopetit, kompania Kurum që ka në pronësi HEC-et, hedh çdo vit nga 100 mijë copë rasate. Hedhja e rasateve bëhet në bazë të marrëveshjes si zhdëmtim për ulje ngritjet e liqeneve nga shfrytëzimi i tyre nga Kurum. Kjo gjë nuk ndodh në Kukës me KESH-in,”  tha për BIRN Ervin Ruçi, inspektor i peshkimit për qarqet e Kukësit dhe Dibrës.

Për shkak të kësaj situate, ekonomia e peshkimit në Kukës është më shumë një shfaqje nostalgjie për të shkuarën.

Arben Palushi kujton se dikur, Ndërmarrja e Peshkimit në Kukës operonte në të gjithë hapësirën e liqenit nga Skavica deri në digën e Fierzës dhe kishte mbi 5 mijë hektarë për të peshkuar.

Asokohe, sipas Palushit aty kishte edhe një repart për mirëmbajtjen dhe riparimin e rrjetave të peshkimit, kishte një anije peshkimi si dhe 26 varka, pesë prej të cilave ishin me motor.

Peshkimi i paligjshëm

Mungesa e menaxhimit dhe e një aktiviteti të mirëfilltë peshkimi në liqenin e Fierzës i ka lënë hapësirë peshkatarëve të paligjshëm, të cilët gjuajnë me eksplozivë apo me korrent.

Destan Dina peshkon prej 20 vitesh në zonën e liqenit ku derdhet Drini i Bardhë dhe zotëron gjithashtu një restorant me produkte peshku në qytetin e Kukësit. Ai ankohet se peshkatarët e paligjshëm po e dëmtojnë edhe më tej liqenin, por askush nuk vepron.

“Gjuajtja me dinamit nuk është një gjë e re. Vitet e fundit është shtuar edhe gjuajtja me korrent përmes gjeneratorëve. Dihen edhe personat që gjuajnë me dinamit e korrent, por nuk i kap askush,” tha Dina.

Sipas peshkatarit, shteti nuk ndjehet fare as për t’i këshilluar ata që përdorin mjete të paligjshme për dëmin që po sjellin. “Kemi ngritur zërin disa herë, por nuk ka asnjë reagim nga shteti,” shtoi ai.

Dina shpjegon se për të ndaluar peshkimin me eksplozivë nuk është e nevojshme të lësh roje në liqen, por mjafton të kontrollosh tregun.

“Njihet krapi që gjuhet me dinamit, pasi ka brinjët e thyera dhe ngjyrë tjetër nga ai që peshkohet me rrjetë,” tha ai. “Nuk duan, se gjuetia e paligjshme me pak punë frenohet,” shtoi peshkatari.

Drejtuesit e Inspektoratit të Peshkimit në Kukës, i cili prej një viti është bashkuar edhe me Dibrën, pretendojnë se e kanë monitoruar liqenin.

Inspektori Ervin Ruçi i tha “BIRN” se ata kishin denoncuar dy persona të kapur duke bërë peshkim të paligjshëm.

“Bashkë me Task-Forcën kemi inspektuar Liqenin e Fierzës, ku kemi denoncuar dy persona problematikë që gjuajnë në mënyrë të jashtëligjshme,” tha Ruçi.

Megjithatë, denoncimet e pretenduara nga Ruçi nuk duket se kanë shkuar shumë larg, pasi prokuroria e Kukësit i tha BIRN se nuk kishte çështje të tilla në hetim.

“Në prokurorinë e Kukësit nga policia kemi vetëm një denoncim për gjueti të paligjshme, por ai ka të bëjë me gjuetinë e kafshëve të egra, jo peshkut,” tha Hilmi Duraku, kryesekretar në Prokurorinë e Kukësit.

Peshkimi në liqenin e Fierzës është vështirësuar edhe për Emri Llukovin, një 70 vjeçar që gjuan me grep për të shtyrë kohën e lirë.

“Dalim çdo ditë herët,” tha ai, ndërsa shtoi se të shumtën e rasteve “nuk bie asnjë peshk në grep”.

Etiketa: AnijeBIRNDenoncimEdi RamaEkonomiaEmrienergji elektrikeFierzagjuetiGjuetia e paligjshmeHECHetimInspektorINSTATinvestimeKESHKëshillit të MinistraveKrijonKryeministri Edi RamaKurumLiqeni i FierzësLokalemarrëveshjeMjedisitParaPeshkimiPoliciaProkuroriaPunaQarqetRamaSHshqipShqipërishqiptareshtatorSkavicauljeVendim
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Emror Kasaj – Prokuroria e Gjirokastrës

Tjetri

Zgjedhja e presidentit kinez Xi Jinping

Tjetri
Zgjedhja e presidentit kinez Xi Jinping

Zgjedhja e presidentit kinez Xi Jinping

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.