AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Zgjedhja e presidentit kinez Xi Jinping

A është Kina një bashkëpunëtore dhe bashkëfajtore në krimin e tmerrshëm të Putinit, apo mund të bëhet ajo një palë e përgjegjshme interesi në një botë paqësore dhe të begatë? Presidenti kinez Xi Jinping nuk mund t’i bëjë bisht pafundësisht kësaj pyetjeje.

Chris PattenngaChris Patten
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin gjatë një vizite në Moskë. Foto: Wikipedia.

Për presidentin kinez Xi Jinping, përgjigja fillestare ndaj luftës brutale të presidentit rus Vladimir Putin ndaj Ukrainës duhet të jetë dukur pa mend. Është pothuajse e paimagjinueshme që këta dy shpirtra të vetëshpallur të afërm të mos kishin diskutuar planet e pushtimit të Putinit në takimin e tyre në fillim të shkurtit në Pekin, pak para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore. Në fund të fundit, nëse Putini e ka mashtruar Xi-në, çfarë do t’i tregonte kjo Xi-së për besueshmërinë e Kremlinit si aleat dhe çfarë do të thoshte për aftësitë diplomatike të Xi-së?

E vetmja gjë që Putini duhej të bënte në këmbim të marrëveshjes së Xi, me sa duket, ishte të shtynte dërgimin e tankeve të tij në Ukrainë derisa të përfundonin Lojërat e Pekinit. Kështu, bombat dhe raketat ruse filluan të shpërthenin në qytetet e Ukrainës katër ditë pas mbylljes së spektaklit në Kinë, dhe kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara u mblodh menjëherë pas kësaj, Xi mbajti anën e tij të marrëveshjes: Kina abstenoi në votën për të censuruar Rusinë.

Në OKB dhe që atëherë, Kina ka argumentuar se Rusia nuk ishte fajtore për një “pushtim”, një fjalë me sa duket e mbushur me sugjerime se Rusia kishte kryer një krim ndërkombëtar. Megjithatë, ministri i jashtëm kinez Wang Yi nxori nga kutia e mjeteve diplomatike të Kinës parimin e bashkëjetesës paqësore që ajo përqafoi në vitin 1955, duke na thënë se Kina këmbëngulte gjithmonë për sovranitetin kombëtar dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera. Kjo, shtoi ai, sigurisht përfshin Ukrainën, një vend me të cilin Kina kishte një marrëdhënie të fortë tregtare (dhe që siguroi anijen që Kina e transformoi në aeroplanmbajtësen e saj të parë). Kina gjithashtu përfshiu Ukrainën në nismën e saj “Një brez, një rrugë”, e cila financon investime në shkallë të gjerë në infrastrukturë në vendet anëtare.

Rezultati i “mospushtimit” të Rusisë deri më tani nuk ka qenë ai që ndoshta Putini i kishte premtuar Xi-së në takimin e tyre të shkurtit, kur të dy liderët u përpoqën të tregonin se ata ishin “mish e thua”. Në Ukrainë, Putini ka vrarë, gjymtuar dhe shkatërruar, por ai nuk ka arritur të sigurojë një fitore të shpejtë.

Bota, duke kujtuar masakrën e mëparshme të drejtuar nga Rusia në Grozny dhe Aleppo, e di shumë mirë se Putini është një mjeshtër në kaosin vrasës. Por, megjithëse shumë ukrainas kanë vdekur duke mbrojtur atdheun e tyre, ka pasur gjithashtu mijëra viktima ruse – shumë prej tyre rekrutë të rinj, të cilët i mashtruan dhe i bënë të mendonin se do të mirëpriteshin si çlirimtarë në Ukrainë.

Pra, ç’lloj “fitoreje”, nëse ka, e pret Putinin? Në shekullin e dytë para erës sonë, Republika Romake luftoi kundër rivalit të saj afrikano-verior Kartagjenës me qëllimin e deklaruar për të shkatërruar qytetin. Romakët, me të cilët sigurisht nuk kërkoj ta krahasoj Putinin, e kthyen Kartagjenën në gërmadhë. Ata u sollën në të njëjtën mënyrë gjetkë, përfshirë në Skoci. Historiani i madh Tacitus citoi një prijës kaledonian, i cili kundërshtoi legjionet e Romës, duke thënë: “Ata therin dhe vjedhin… Dhe aty ku bëjnë djerrinë, e quajnë paqe.”

Nëse Ukraina do të pësojë një fat të ngjashëm, që siç duket Putini e synon, a do të kënaqen ukrainasit e mbijetuar të jetojnë në një djerrinë të krijuar nga Kremlini si bujkrobër të lumtur rusë? Pasojat për Putinin – dhe, mjerisht, për Rusinë – gjithashtu do të jenë të tmerrshme, dhe nuk do të jenë shumë më të mira për ata që mendohet se po ndihmojnë Kremlinin qoftë edhe duke ulur kokën dhe duke shmangur çdo kritikë ndaj carit të ri të Rusisë. Do të ishte më se e turpshme nëse pretendimet se Kina ka konsideruar t’i shesë armë Rusisë për të ndihmuar përpjekjet e saj të luftës do të ishin të vërteta.

Qartazi, disa komunistë kinezë kanë filluar të kuptojnë vështirësinë e litarit të tendosur diplomatik në të cilin Xi dhe Putin po i detyron ata të ecin. Konkretisht, si mund ta mbajnë politikëbërësit kinezë të lumtur mikun e tyre në Kremlin pa i treguar botës se janë bashkëpunëtorë në krime lufte? Ky akt ekuilibrues ngre dyshime serioze për aftësinë e Kinës për t’u hequr si paqebërëse në botë për të ardhmen e parashikueshme.

Për më tepër, ndërsa Kina mund të jetë në gjendje të blejë gaz dhe naftë ruse me një ujdi, sepse Putini nuk mund ta shesë më atë në Perëndim, kinezët ndoshta nuk do të shërbehen mirë nga një ekonomi globale e copëtuar dhe e shtrembëruar nga sanksionet. Pastaj është edhe Tajvani. A do të duket më i lehtë ndonjë pushtim i mundshëm kinez i ishullit për Xi-n tani që demokracitë perëndimore kanë nxjerrë mësime nga dështimi i tyre i mëparshëm për t’u përballur me Putinin?

Një komentues akademik me ndikim në Shanghai për çështjet ndërkombëtare, Hu Wei, kohët e fundit paraqiti një argument paralajmërues që është shpërndarë gjerësisht në botimet në gjuhën kineze. Në komentin e tij, i cili nuk ka gjasa të jetë botuar pa miratimin e disa prej oborrtarëve të lartë të Xi Jinping, Hu pyet veten se si do të reagonin komunistët kinezë nëse lufta do të përshkallëzohej përtej Ukrainës, ose nëse Rusia do të mposhtej.

Si, pyeti Hu, do t’i përgjigjej Kina një rimëkëmbjeje të lidershipit amerikan të një Perëndimi më të bashkuar dhe rigjallërimi të marrëveshjeve dhe organizatave ndërkombëtare që Kina nuk i pëlqen? Cilat janë gjasat që të shfaqet një perde e re e hekurt, duke shkëputur Rusinë dhe Kinën nga demokracitë e botës? Si do të mund ta shmangte Kina izolimin? Hu u përgjigj se ajo “jo vetëm që do të rrethohej ushtarakisht, por edhe do të sfidohej nga vlerat dhe sistemet perëndimore”.

Për Hu, përgjigja për liderët e Kinës është e thjeshtë. Ata duhet të shkëputen nga marrëdhënia me Putinin, të cilën Wang e përshkroi së fundmi si “të hekurtt” dhe Xi e quajti më parë “më mirë se një aleancë”.

Problemi për liderët e Kinës, të cilin ata duhet ta kuptojnë tani, është se duhet pasur kujdes me shoqëritë që mban. Pushtimi rus i Ukrainës nuk do të prodhojë më shumë grurë për të ushqyer kinezët pas të korrave të dobëta të parashikuara për vendin e tyre këtë vit. As nuk do të zëvendësojë tregjet që Kina tani rrezikon t’i humbasë në Evropë dhe gjetkë për shkak të afërsisë së saj të perceptuar me Kremlinin. Në vend të kësaj, lufta e Putinit rrezikon të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme imazhin global të Kinës dhe perspektivat e saj për të qenë një lider potencial në çështjet ndërkombëtare.

Xi nuk mund t’i bëjë bisht pafundësisht kësaj çështjeje. A është Kina një bashkëpunëtore dhe bashkëfajtore në krimin e tmerrshëm të Putinit, apo mund të bëhet ajo një palë e përgjegjshme e interesit në një botë paqësore dhe të begatë?

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Xi Jinping’s Choice

Etiketa: ekonomifitoregazinvestimeKinaKremlinKremliniKrimKrimekrime lufteLuftaLuftendikimOKBpaqeParaProject SyndicatePunëPunëtorpushtimPutinromromëRusiaSHTajvaniUkrainaUkrainëviktimaVladimir PutinXi Jinping
Tjetri
BE-ja duhet t’i bëjë Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor një ofertë të re

BE-ja duhet t'i bëjë Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit Perëndimor një ofertë të re

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.