AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News

Në foto: Pelegrinazhi i 13 të martave të shenjta në Kishën e Shna Ndout

Mijëra shqiptarë të të gjitha besimeve fetare vizitojnë në formë pelegrinazhi për 13 të marta rresht Kishën e Shna Ndout në Laç, që njihet si vend i shenjtë ku ndodhin mrekulli.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
12:01 | 24/03/2022
në Artikull kryesor, Fotogaleri
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

– “Ishe te Kisha?”

– “T’nimoftë!”

Këto janë përshëndetjet që dëgjohen të martave midis rrugëve të Laçit të tejmbushura me qytetarë, teksa ata urojnë këdo që takojnë me fjalët “të rujt Kisha e Laçit”.

Kisha e Laçit, e njohur ndryshe dhe si Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 Marsit dhe kulminojnë më 13 Qershor.

Besimtarët ndezin qirinj pranë gurëve të shenjtë të Shën Ndout Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të pare nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar më pas në 1971 nga regjimi komunist i cili ndaloi besimin tek feja, për t’u ringritur përsëri në 1990, me besimin akoma më të fortë të qytetarëve katolikë.

Besimtarët të shumtë mblidhen çdo të martë pranë gurëve të shenjtë të Shën Ndout | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon Shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, muslimanë, katolikë, ortodoks, të cilët pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë “vendin që bën mrekulli”.

Kisha e Laçit bashkon besimtarë pa dallim feje të cilët besojnë në mrekullitë e saj : Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Kisha e Shna Ndout ndodhet e veçuar në majë te malit, ku pelegrinëve u duhet të përshkojnë kilometra të tëra dhe të ngjisin qindra shkallë për të arritur në majë.

Rrugëtimi për tek Kisha është tepër i mundimshëm dhe i lodhshëm, ku të duhet të ngjitesh me kilometra të tërë, në shenjë sakrifice të pelegrinëve që e vizitojnë vendin e shen | Foto: BIRN/Nensi Bodani

Të rinj, fëmijë e të moshuar zgjedhin ta bëjnë këtë rrugëtim në shenjë sakrifice në emër të besimit në Kishën e Laçit.

Rrugetimi për tek Kisha është tepër i mundimshëm dhe i lodhshëm, ku të duhet të ngjisëm me kilometra të tërë, në shenjë sakrifice të pelegrinëve që e vizitojnë vendin e shenjt | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Ata shkojnë aty për të ndezur qirinj, për të ndjekur meshën, për të adhuruar ikonat e shenjta, për t’u rrefyer, për të marre ujin e bekuar dhe dheun e Shna Ndout, dhe për të vizituar shpellën e Shën Vlashit, apo për të lënë dhurata në shenjë adhurimi.

Besimtarë duke ndjekur Meshën e Shenjtë të së martës | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Sipas Pater Prelës, arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha – Shna Ndout. Pater Prela i tha BIRN se Shna Ndou vdiq pikërisht më 13 Qershor, dhe dita kur trupi I tij u zhvendos prej Kishës për t’u varrosur diku tjetër ishte ditë e martë.

Besimtarët adhurojnë bustin e Shën Ndout | Foto :BIRN/ Nensi Bogdani

Mrika, një grua mirditore e cila ishte ulur me motrën e saj për të pushuar prej qindra shkallëve që pelegrinëve u duhet të ngjisin për të arritur në majë, vjen çdo vit për të vizituar Kishën gjatë të martave të shenjta. Ajo ka dëgjuar se vet Shën Ndou i cili ka pushuar në tokat e Kishës së sotme ka bërë shumë bamirësi, e sipas Mrikës prandaj dhe kush e viziton këtë tokë gjen shpëtim.

Besimtarë duke adhuruar Kryqin e Shenjtë në Kishën e Laçit Foto: BIRN/Nensi Bogdani

 

Dheu dhe gurët e shenjtë e Shën Ndout janë gjithashtu një arsye tjetër pse pelegrinët vijnë çdo të martë pranë Kishës për të kaluar disa orë mbi këto gurë apo për të marrë pak dhé të shenjtë me vete.

Disa qytetarë të cilët jetojnë situata kritike shëndetësore apo kanë familjarë të sëmurë, në dëshpërim mundohen të kalojnë  natën në Kishë, me shpresën se e nesërmja do t’u sjellë një mrekulli.

Qytetarë me probleme shëndetësore vizitojnë Kishën e Shën Ndout pasi ajo njihet për mrekullitë e saj në shërimin e sëmundjeve të besimtarëve që vijnë pranë Kishës | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

E ndodhur përballë turmës që pret në hyrje të shpellës së Shën Vlashit, një qytetare kërkon ndjesë se po futet pa rradhë, duke kaluar qindra qytetarë të tjerë që presin në rresht, por me lot në sy ajo tregon se djali i saj i vogël ndodhet në intubim, dhe kjo është pikërisht arsyeja që ajo ka ardhur për t’u lutur për shpëtimin e tij.

Një zonjë mirditore duke ndezur qirinj për familjen e saj | Foto : BIRN/Nensi Bogdani

Në fytyrat e lodhura dhe të skuqura prej diellit, disa prej tyre të dëshpëruara në kërkim të shpresës, dallohet një e përbashkët – dëshira për mirësi.

Teksa ndezin qirinjtë dhe bëjnë urimet e tyre, besimtarët përmendin një për një emrat e të dashurve duke përcjellur lutjet për to.

Etiketa: besimbesimtarëBIRNgurët e shenjtëikonakatolikëKisha KatolikeKisha LaçitKisha Shna NdoutKishëLaçmrekulliNensi BogdaniortodoksPater PrelaPelegrinazhiregjimi komunistSHShën VlashiShna NdouShpella e Shën VlashitshqipShqipëriashqiptare
I mëparshmi

Gripi i shpendëve tremb konsumatorët dhe ngre akuza për reagim të vonuar

Tjetri

KPK i kërkoi shpjegime shtesë për pasurinë gjyqtarit Kastriot Gramshi

Tjetri
Kastriot Gramshi jep shpjegime për të ardhurat e babait dhe ato në SHBA

KPK i kërkoi shpjegime shtesë për pasurinë gjyqtarit Kastriot Gramshi

  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.