AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News

Në foto: Kampionati i lojrave të tavolinës në stolat e Tiranës

Në stolat e shesheve midis lagjeve të kryeqytetit, lojrat në grup dhe disa orë jashtë katër mureve të shtëpisë duket se u japin pensionistëve shqiptarë pak shkëputje nga realiteti i trishtë që ata përjetojnë, pa shumë mundësi dhe opsione për të kaluar ditët e tyre.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
17:49 | 26/04/2022
në Artikull kryesor, Fotogaleri
0
Kryefaqja Fotogaleri
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Dy burra të ulur në një kënd, të fokusuar tek loja e shahut | Foto BIRN/ Nensi Bogdani

Teksa ecën në sheshet kryesore të Tiranës, kryesisht në orët e paradites, dallohen grumbullime burrash të cilat nga larg të japin përshtypjen se diçka e jashtëzakoshme po ndodh, por teksa afrohesh për të parë nga afër, duket se aty rreth stolave po zhvillohen thjeshtë disa kampionate të “lojrave të tavolinës”.

Burra të grumbulluar në grupe duke luajtur domino dhe shah në afersi të Kamzës : Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Mos më shih sot këtu, unë jam intelektual. Kam punuar gjithë jetën oficer në Gjirokastër”, tregon njëri prej burrave, thuaj se po justifikohet për orët e tëra që kalon i ulur në stolat e lagjes Laprakë.

Ai ngrihet menjëherë sapo sheh dikë të panjohur që i afrohet grupit që luan “domino”, “shah”, dhe “tavëll”, teksa rregullon xhaketën për t’u dukur sa më mirë.

“Dikur kishim shëndetin dhe bukurinë… sot… ahaaa, ja siç na sheh..ruaji këto sa i ke”, shtoi zotëria 69-vjeçar, duke vënë gishtin në kokë për të nënkuptuar “ruajtjen e mendve”.

Pensionistët, shumë prej tyre të mbetur vetëm, pasi fëmijët u janë larguar, nuk kanë shumë opsione për të kaluar ditën në Tiranë, përveçse të pinë ndonjë kafe apo të rrinë nën hijen e pemëve në parqet apo sheshet e qytetit duke luajtur me bashkëmoshatarët dhe komshinjtë e tyre.

Pensionistët kalojnë orë të tëra paradite dhe pasdite duke luajtur nën shoqërine e njëri-tjetrit | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Burra të ulur në park duke shijuar hijen, teksa temperaturat janë rritur | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

Kryesisht burra mbi të 60-tat, ata kalojnë orë të tëra paradite dhe pasdite duke luajtur lojra të tavolinës si shah, domino, tavëll, apo duke shkëmbyer disa biseda tek-tuk me njëri-tjetrin.

Dy burra te ulur në një kënd, të fokusuar tek loja e shahut | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

Shefqet Dervishi, ose Çeti, siç e thërrasin shokët, është 83 vjeç, por pavarësisht moshës ai vazhdon të ndjekë një program dhe regjim të shëndetshëm.

Çeti, 83 vjeç, trajner i çiklizmit prej 30 vitesh, ndjek akoma një regjim ditor me orare dhe aktivitete të përcaktuara | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

“Unë kam programin tim ditor. Çdo gjë e kam me listë. Pasi mbaroj porositë e mia apo të gruas në listë, vij dhe kaloj disa orë këtu me shokët”, tregon Çeti, i ulur në stolat e zonës që njihet si Xhamlliku.

Çeti, një pensionist 83 vjeçar, mban një listë për porositë e ditës, në mënyre që të kujtohet së çfarë duhet të bëjë gjatë ditës | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

“Kam mall për kohët e vjetra. Kam qenë 30 vjet trajner i çiklistëve të Tiranës. Jam me fakultet të lartë, profesor i fizkulturës”,  tha ai, duke u krenuar se ka 10 dekorata që prej kohës së rinisë kur ushtronte profesionin e tij.

Pensionistët kalojnë orë të tëra paradite dhe pasdite duke luajtur nën shoqërine e njëri-tjetrit | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Pikët e mbajtura në një letër mbi rezultatet e lojrave të ditës | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

Pak më tutje, një tjetër pensionist tregon mbi vështirësitë që burrat dhe gratë e moshës së tretë duhet të përballen në vitet e fundit të jetës së tyre.

“Ç’i ka mbetur më pensionistëve këtu tek ne. Çmimet po rriten në maksimum. Unë për vete kam punuar në ushtri. Jam dikushi, të paktën nuk vdes për bukë….por të jesh me pension të thjeshtë, këtu vdes”, tregoi i moshuari nga Tirana.

Pensionistët kalojnë orë të tëra paradite dhe pasdite duke luajtur nën shoqërine e njëri-tjetrit | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Dy burra të ulur në një kënd, të fokusuar tek loja e shahut | Foto BIRN/ Nensi Bogdani

Shumë prej tyre e kujtojnë me nostalgji kohën e rinisë, duke u shprehur se u vjen turp kur shohin sesi ështe ‘katandisur’ shoqëria sot.

Sipas tyre, dikur shoqëria ishte më e pastër, dhe njerëzit më dashamirës, ndërsa sot ata qëndrojnë vetëm me miqtë e tyre që i njohin prej vitesh, pasi të tjerët janë tepër të ashpër me to.

“Çfarë do bëjmë gjithë ditën… rrimë deri në drekë, pastaj shkojmë hamë në shtëpi, dhe dalim prap pasdite me të njëjtët miq”, përfundoi njëri prej burrave, ndëra vriste kohën në një nga lagjet periferike të Tiranës.

Një lokal në Peshkopi i përshtatur për lojrat e tavolinës si shah dhe domino | Foto BIRN/ Nensi Bogdani
Etiketa: BIRNDekoratadominoKENensi BogdanipaktpensionistëPeshkopiSHshahtavullTiranaTiranëushtrivdes
I mëparshmi

KPA kërkon analizë të re financiare për gjyqtarin Dritan Banushi

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gjergji Tako – Prokuroria e Tiranës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Gjergji Tako – Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gjergji Tako – Prokuroria e Tiranës

  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.