AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

A do të ketë sukses embargoja e Evropës ndaj naftës ruse?

Vendimi i Evropës për të ndaluar shumicën e importeve të naftës ruse bazohet në një llogaritje të thjeshtë: për shkak se BE-ja përbën rreth gjysmën e eksporteve të naftës të Rusisë, një embargo do të përgjysmonte afërsisht të ardhurat e Rusisë nga eksporti i naftës. Por realiteti është më i ndërlikuar se kaq.

Daniel GrosngaDaniel Gros
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Pixabay.

Ndërsa lufta në Ukrainë i ka kaluar tashmë 100 ditë, vlen të pyesim se sa dëm i kanë shkaktuar ekonomisë së Rusisë sanksionet perëndimore dhe nëse masat e ardhshme – veçanërisht embargoja e sapo shpallur e Bashkimit Evropian për shumicën e naftës ruse – mund të ndryshojnë përllogaritjet strategjike të Vladimir Putinit.

Nafta përdoret për të siguruar pjesën më të madhe të të ardhurave të eksportit të Rusisë. Në dhjetor 2021, eksportet ishin 7.8 milionë fuçi në ditë – një normë vjetore që i kalon 2.8 miliardë fuçi. Ndërsa kjo është një shifër para pushtimit, Rusia pritet të mbajë kapacitet të fuqishëm eksportues derisa mungesa e qasjes në pajisjet moderne perëndimore të kufizojë prodhimin.

Në planin afatshkurtër, sanksionet perëndimore nuk do të ndikojnë në prodhimin e naftës të Rusisë. Për më tepër, përdorimi i brendshëm po bie ndërsa ekonomia ruse tkurret. Kështu, Rusia mund të mbajë eksportet e saj të naftës për momentin dhe, me 110-120 dollarë për fuçi, vetëm eksportet e naftës së papërpunuar mund t’i shëllin Rusisë mbi 300 miliardë dollarë në vit – mjaftueshëm për të financuar qeverinë e saj dhe për të mbështetur luftën e saj.

Embargoja e BE-së supozohet ta parandalojë këtë. Përllogaritjet në qarqet diplomatike janë të thjeshta: nëse BE-ja – e cila përbën rreth gjysmën e eksporteve të naftës ruse – ndalon importimin e naftës së papërpunuar ruse, Putini do të humbasë 150 miliardë dollarë. Por realiteti është më i ndërlikuar.

Për shkak se kërkesa për naftë është shumë joelastike në planin afatshkurtër, qoftë edhe një reduktim i vogël i fluksit të naftës që arrin në tregjet globale mund të shkaktojë rritje të konsiderueshme të çmimeve. Në fakt, studimet tregojnë se, në planin afatshkurtër, të ardhurat nga shitja e naftës rriten kur ka më pak naftë në dispozicion. Me fjalë të tjera, rritja shumë e madhe e çmimeve do të rrisë të ardhurat e Rusisë nga eksporti, duke dhënë përshtypjen se sanksionet kanë dështuar.

Në fakt, çmimet gradualisht do të bien përsëri, ndërsa vendet e tjera, të etur për të përfituar nga çmimet e larta, do të rrisin prodhimin e tyre të naftës. Fitimi – jo presioni politik nga Shtetet e Bashkuara – ishte ndoshta motivi kryesor pas vendimit të fundit të OPEC për të rritur objektivat e prodhimit. Megjithatë, në kohën kur çmimet do të bien, Rusia do të ketë të ardhura të konsiderueshme.

Ekziston një arsye tjetër kryesore pse embargoja e BE-së ndaj naftës ruse do të ketë vetëm një ndikim të kufizuar: nafta është një mall i këmbyeshëm. Vende si India dhe Kina – të cilat së bashku konsumojnë dy herë më shumë naftë se BE-ja – mund të blejnë naftën që Evropa përndryshe do të kishte importuar. Prandaj, nuk është e mundur të ndalohen eksportet e naftës të Rusisë.

Vlen gjithashtu të theksohet se embargoja e BE-së vlen vetëm për importet detare të naftës bruto ruse, jo për importet nëpërmjet tubacioneve. Ky ndalim i pjesshëm – rezultat i një kompromisi të mundimshëm – ka të ngjarë të jetë kryesisht i paefektshëm, sepse nafta me transport detar, e cila gjithsesi duhet të ngarkohet në cisterna, mund të ridrejtohet lehtësisht në destinacione të tjera.

Suksesi i sanksioneve nuk duhet të matet nga sasia e naftës ruse që importojnë vendet perëndimore, por nga sa të ardhura mbledh Rusia nga eksportet e saj. Çelësi është çmimet më të ulëta, jo vëllimet më të ulëta.

Çdo vlerësim i fitimeve të mundshme të Rusisë nga eksporti duhet të bazohet në çmimin me të cilin vendi mund të shesë naftën e papërpunuar, dhe jo në çmimin e tregut botëror. Këtu, lajmet janë inkurajuese: është hapur një hendek i madh midis çmimit evropian të naftës dhe çmimit të naftës ruse, e cila tani shitet me një zbritje të madhe prej rreth 30 dollarë për fuçi. Kjo divergjencë u shfaq menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke treguar se nuk ishte rezultat i sanksioneve zyrtare, por i vetësanksionimit nga tregtarët, transportuesit dhe importuesit që nuk donin të lidheshin me Rusinë.

Çmimet e larta globale nënkuptojnë se, edhe me këtë ulje çmimi, Rusia po fiton rreth 80-90 dollarë për fuçi. Kjo është të paktën dyfishi i kostos së prodhimit (rreth 40 dollarë për fuçi) dhe tejkalon shumë nivelin e çmimeve të një viti më parë. Por, edhe pse Rusia po përfiton nga eksportet e saj të naftës, ajo po fiton pothuajse 100 miliardë dollarë më pak në vit sesa do të fitonte nëse do ta shiste naftën e saj me çmimin e plotë.

Dhe këto humbje mund të rriten edhe më shumë, si rezultat i një vendimi më pak të vërejtur – por potencialisht më të rëndësishëm – të marrë në të njëjtën kohë me shpalljen e embargos së BE-së. BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar ranë dakord për një ndalim të koordinuar për sigurimin e cisternave që transportojnë naftë ruse. Kjo do të pengojë ndjeshëm aftësinë e Rusisë për të dërguar naftën e saj tek blerësit në mbarë botën dhe do ta detyrojë atë të shesë prodhimin e saj me një zbritje edhe më të madhe çmimi.

Rëndësia e çmimeve të naftës në llogaritjet gjeopolitike të Rusisë nuk mund të mbivlerësohet. Nga fundi i vitit 2014, Rusia kishte filluar të merrte pjesë më hapur në luftimet në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës. Nëse do të vazhdonte të përparonte më tej në Ukrainë, ushtria ukrainase e sapokrijuar nuk do të kishte qenë në gjendje të bënte shumë rezistencë. Por çmimet e naftës ranë nga më shumë se 100 dollarë në më pak se 50 dollarë për fuçi – dhe Putin pranoi marrëveshjet e Minskut, të cilat ndaluan përparimin rus.

Megjithëse çmimet ndërkombëtare tani janë shumë më lart sesa ky nivel, lajmi i mirë është se, duke pasur parasysh uljet e çmimeve që Rusia po detyrohet të ofrojë, çmimet globale duhet të bien në vetëm 80 dollarë për fuçi për të shkaktuar dhimbje të konsiderueshme ekonomike. Një rritje e konsiderueshme e prodhimit të naftës nga vendet e tjera do të ndihmonte në arritjen e kësaj; një embargo ndaj naftës ruse nuk do të ndihmojë. Liderët politikë perëndimorë duhet ta pranojnë këtë realitet dhe të pranojnë se gjymtimi i ekonomisë ruse nuk është në fuqinë e tyre.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Will Europe’s Embargo on Russian Oil Succeed?

Etiketa: BEEkonomiaembargoEvropaImportetIndiaKinaLuftaMbretëria e BashkuarnaftandalimndikimpaktParaProject SyndicatePutinQarqetRusiaSHShtetet e BashkuaraUkrainëuljeUshtriaVendimi
Tjetri
Ç’duhet të mësojë Kina nga lufta në Ukrainë

Ç'duhet të mësojë Kina nga lufta në Ukrainë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.