AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Ç’duhet të mësojë Kina nga lufta në Ukrainë

Ushtria ruse ka pasur një performancë shumë më të keqe nga sa pritej në Ukrainë. Kjo nuk është shenjë e mirë për Ushtrinë Çlirimtare Popullore Kineze, e cila ndan shumë nga të njëjtat dobësi, disa prej të cilave – si politizimi dhe mungesa e përvojës luftarake – janë edhe më të theksuara.

Minxin PeingaMinxin Pei
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës. Foto: Wikipedia.

Ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës hyn në muajin e saj të katërt, fundi i lojës mbetet i errët. Por një gjë është e qartë: ushtria ruse ka pësuar një goditje të madhe nga forcat ukrainase që, në fillim të konfliktit, mendohej se nuk do të mund të mateshin dot me të. Për Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, e cila ndan shumë nga problemet që po zvogëlojnë efikasitetin e Rusisë në fushën e betejës, kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi.

Një problem i madh është korrupsioni. Nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë, Rusia renditet më e keqja në këtë fushë. Ndoshta nuk duhet të ishte e habitshme, pra, që ushtria ruse – e konsideruar prej kohësh një nga më të fortat në botë – është dobësuar rëndë nga një sërë abuzimesh. Duke gjykuar nga numri i gjeneralëve të lartë të arrestuar për korrupsion në Kinë në dekadën e fundit, kalbja brenda Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës mund të jetë po aq e thellë.

Menjëherë pasi Xi Jinping erdhi në pushtet në nëntor 2012, ai nisi një luftë kundër korrupsionit që, deri në fund të vitit 2017, futi në grackë më shumë se 100 gjeneralë. Dy ish-nënkryetarë të Komisionit Qendror Ushtarak, CMC, i cili komandon Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës, u arrestuan për marrje ryshfeti në këmbim të dhënies së gradave. Një tjetër anëtar i CMC-së vdiq nga vetëvrasja në vitin 2017, ndërkohë që po zhvillohej një hetim për lidhjet e tij me nënkryetarët.

Dikush mund të tundohet të mendojë se fushata e Xi e spastroi Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës nga korrupsioni. Por kjo nuk ka gjasa të jetë kështu, duke pasur parasysh se kushtet që e bëjnë të mundur këtë – duke përfshirë miqësinë, mungesën e mbikëqyrjes dhe fshehtësinë – zor se janë çrrënjosur.

Përtej korrupsionit, Ushtria Çlirimtare Popullore të Kinës shfaq dobësi të ngjashme strukturore me ushtrinë ruse, të tilla si një fokus obsesiv në harduer, mungesë trajnimi që simulon kushte reale luftarake, logjistikë e dobët dhe një dështim i vazhdueshëm për të zhvilluar aftësi të përbashkëta operacionale. Ashtu si ushtria ruse, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës mbështetet në një strukturë komanduese të ngurtë nga lart-poshtë që e bën të vështirë, nëse jo të pamundur, që oficerët dhe ushtarët e nivelit të ulët të marrin iniciativë në mjediset luftarake.

Një tjetër dobësi e rëndësishme e ushtrisë ruse dhe asaj kineze është politizimi. Në fakt, e ndikuar shumë nga kultura e Ushtrisë së Kuqe Sovjetike, Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës është edhe më e politizuar se ushtria e sotme ruse.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ushtria ruse i shpëtoi kontrollit të Partisë Komuniste dhe shfuqizoi sistemin e komisarëve politikë. Si rezultat, politizimi tani është i natyrës personale dhe i ngjan sistemeve tipike të klientelizmit, në të cilat individë të pakualifikuar emërohen në poste të larta. Në kohë paqeje, pasojat mund të duken të kufizuara në një moral të dobësuar. Por, siç ka mësuar Rusia në Ukrainë, lufta ekspozon shkallën e paaftësisë që lejon klientelizmi.

Kjo nuk është diçka e mirë për Kinën. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës është nën kontrollin e plotë të Partisë Komuniste të Kinës dhe misioni i saj kryesor është të mbrojë monopolin politik të Partisë. Sistemi i komisarit politik i krijuar nga Leon Trotsky kur themeloi Ushtrinë e Kuqe është i gjallë dhe i vërtetë në Kinë, me emërimin dhe promovimin e oficerëve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës të përcaktuar jo vetëm nga kualifikimet e tyre profesionale, por edhe nga besnikëria e tyre e perceptuar ndaj Partisë Komuniste të Kinës. Edhe oficerët e vegjël verifikohen politikisht përpara se të marrin detyra. Rezultati është një strukturë konfuze me komanda të dyfishta, e cila mund të pengojë aftësinë e ushtarëve profesionistë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës për të luftuar betejat në mënyrë efikase, siç ndodhi me Ushtrinë e Kuqe në ditët e para të pushtimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një dobësi e fundit kyçe e përbashkët që kanë ushtria ruse dhe ajo kineze është mungesa e përvojës luftarake. Gjatë tre dekadave të fundit, ushtria ruse ka zhvilluar vetëm luftëra relativisht të vogla, në Çeçeni, Gjeorgji, Ukrainë dhe Siri. Kjo qartazi nuk e përgatiti atë për të pushtuar të gjithë Ukrainën, siç tregohet nga vendimi i saj i fundit për të ngushtuar fokusin dhe objektivat e saj në rajonin lindor të Donbasit.

Edhe këtu, Kina është më keq. Ushtria kineze nuk ka bërë një betejë të vërtetë që nga lufta e saj katastrofike kufitare me Vietnamin në vitin 1979. Pra, ndërsa ka investuar masivisht në modernizimin ushtarak që nga fillimi i viteve 1990, kompetenca dhe aftësitë e ushtrisë kineze në luftim mbeten të paprovuara.

Nëse Rusia ka patur një performancë kaq të dobët në Ukrainë, si mundet Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës – dobësitë e së cilës, përfshirë politizimin dhe mungesën e përvojës luftarake, janë edhe më të theksuara – të presë të fitojë një luftë sot, veçanërisht një konflikt në shkallë të gjerë që tërheq fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara? Nuk ndihmon fakti që reformat strukturore të afta për të trajtuar dobësitë më të dukshme të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës do të jenë të vështira, nëse jo të pamundura, për t’u zbatuar. Depolitizimi i ushtrisë do të sillte heqjen e pranisë organizative të Partisë Komuniste të Kinës dhe heqjen e sistemit të komisarit politik. Dhe fitimi i përvojës së vërtetë luftarake në kohë paqeje është jopraktike.

Hapi i vetëm i mundshëm që Kina mund të ndërmarrë për të forcuar Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës është të rrisë transparencën në mënyrë të konsiderueshme. Nëse në Rusi do të ishte lejuar më shumë kontroll mediatik në Rusi, kalbja në ushtrinë e saj do të ishte ekspozuar – dhe ndoshta adresuar – shumë kohë përpara se ajo të fillonte një luftë që nuk mund ta fitojë, të paktën jo në mënyrën e shpejtë dhe dërrmuese që priste Kremlini. Për Xi, mësimi i nxjerrë nga kjo është se zyrtarët kinezë duhet të hedhin më shumë dritë mbi një nga institucionet më sekrete të vendit, pikërisht sepse ata nuk kanë gjasa të jenë të kënaqur me atë që mund të gjejnë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. What the Ukraine War Should Teach China

Etiketa: fushataGjeorgjiHetimKinaKompetencakonfliktKorrupsionKorrupsioniKremliniKulturaLuftanazistpaktParaProject SyndicateRusiRusiaSHShtetet e BashkuaraSiriUkrainëUshtriaVendimiVrasjaXi Jinping
Tjetri
Regjisorja kosovare vë në skenë polemikat për Çmimin Nobel të Peter Handke

Regjisorja kosovare vë në skenë polemikat për Çmimin Nobel të Peter Handke

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.