AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Të rinjtë durrsakë në një pikëtakim me historinë

Sipas historianëve dhe ekspertëve në Durrës, interesi i të rinjve për të njohur vendlindjen duhet nxitur me të gjitha mënyrat, veçanërisht përmes kurrikulave shkollore.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
18:25 | 12/06/2022
në Reportazhe
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Torra Veneciane në Durrës | Foto: LSA

Julinda Qerolli është gjimnaziste dhe rastësisht mësoi se familja e saj kishte banuar në gjurmët e amfiteatrit të Durrësit deri në vitin 1969. Prej asaj kohe, Julinda është kurioze të mësojë më shumë për historinë e qytetit.

“Që nga ajo ditë fillova të përfytyroj se si do të kishte qenë jeta ime në rrugicat, ku më vonë u zbulua monumenti i madh. Nisa të interesohem më shumë për qytetin dhe për familjet e tij në të kaluarën, por edhe për njerëzit që e kanë populluar atë,” tha Julinda, 18 vjeç.

Sipas historianëve dhe ekspertëve në Durrës, interesi i të rinjve për të njohur vendlindjen duhet nxitur me të gjitha mënyrat. Një formë ka qenë përfshirja në kurrikulën shkollore të tekstit “Të njohim vendlindjen”; i zëvendësuar tashmë prej vitesh me leksione më të përgjithshme.

“Njohja e vendlindjes ose bëhet e plotë, ose nuk bëhet fare,” tha historiani Hasan Ulqini, kritik me vendimin e Ministrisë së Arsimit.

“Kjo nuk ndikon për mirë në formimin e nxënësve. Veçanërisht për qytetin e Durrësit që ka një histori të gjatë dhe ku ndërthuren kulturat e vendasve ilire dhe shqiptarë me ato të qytetërimeve të tjera pranë,” shtoi ai.

Interesimi i të rinjve për familjet e shquara durrsake ka motivuar edhe punën kërkimore të një grupi të rinjsh intelektualë, që i konsiderojnë figurat njerëzore të qytetit si busull të trashëgimisë.

Studiuesi Dorian Hatibi po punon për hartimin e një libri historik mbi periudhën 1900 – 1990. Ai I tha BIRN se “qyteti antik ka një histori mjaft të pasur me kontribute të njerëzve të shquar, por ndonjëherë ata trajtohen në optikën e periudhave të veçanta historike si monarkia apo komunizmi”.

“Unë kam identifikuar 12 familje, kontributet e të cilave për qytetin fillojnë që nga ditët e shpalljes së Pavarësisë, për të vijuar në periudhat e mëvonshme në mënyra të ndryshme,” tha Hatibi.

Autor i një libri të titulluar “Historia e Durrësit”, Hatibi thotë se trashëgimia monumentale dhe materiale e qytetit është e lidhur me njerëzit që kanë sjellë progres ndër shekuj.

“Turistët apo qytetarët që kalojnë pranë mureve rrethuese bizantine kanë mësuar se ato janë ndërtuar në kohën e perandorit Anastas i Parë, po shumë pak prej tyre e dinë se perandori i Bizantit që e fortifikoi dhe i dha siguri qytetit në shekullin e 6-të ishte nga Durrësi dhe se kishte jetuar njëfarë kohë në qytetin e tij të lindjes,” shtoi Hatibi.

Në një bashkëbisedim me të rinjtë të organizuar nga grupimi “Busulla e Trashëgimisë”, pedagogu Redi Myshketa ndau historinë e familjes së tij si dhe disa përshtypje për durrsakët.

“Familjet durrsake gjithmonë kanë qenë pranuese dhe si vlerë të madhe kanë patur tolerancën,” tha ai.

Myshketa vërejti se toleranca dhe solidariteti i kanë shërbyer qytetit edhe kohët e fundit, kur lëvizjet e mëdha demografike e 2-3 fishuan numrin e banorëve të qytetit të Durrësit.

Për njerëzit e qytetit në periudhën e mesjetës së vonë flet edhe arkitekti Artan Kacani, njëherësh planifikues urban.

Sipas Kacanit, gjithçka në Durrës duket si një gjëagjëze urbane, pasi qendra e qytetit ka lëvizur disa herë për shkaqe të ndryshme.

“Shtëpitë qëndronin ngjeshur me njëra- tjetrën dhe familjet kishin hapur 70 puse uji, të cilat sidoqoftë nuk mjaftonin për të shuar etjen dhe nevojat e tjera,” tha Kacani. “Kjo e bënte të domosdoshëm solidaritetin mes banorëve,” shtoi ai.

Për studiuesin Hasan Ulqini, sistemi arsimor do të duhet t’i japë një rëndësi më të madhe historisë së vendlindjes.

“Teksti shkollor “Të njohim vendlindjen” dhe lënda përkatëse ishte një bazë e mirë për të nxitur shkallën e njohjes, por edhe imagjinatën e fëmijëve dhe të rinjve për Durrësin dhe njerëzit e tij në shekuj,” përfundoi ai.

 

Etiketa: Artan KacaniBanorëBIRNDorian HatibiDurrësFamiljeGjurmëtHasan UlqinikomunizmiLibriMjaftprogresPunëRedi MyshketaSHsistemi arsimorturistUlqini
I mëparshmi

Enkeleida Hoxha lirohet nga qelia pas shlyerjes së masës së dënimit

Tjetri

Radikalizimi i Ibrahim El Salih; nga nëpunës publik në ‘propagandues’ xhihadi

Tjetri
Radikalizimi i Ibrahim El Salih; nga nëpunës publik në ‘propagandues’ xhihadi

Radikalizimi i Ibrahim El Salih; nga nëpunës publik në ‘propagandues’ xhihadi

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.