AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Enkeleida Hoxha lirohet nga qelia pas shlyerjes së masës së dënimit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konstatuar se kohëzgjatja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha ka tejkaluar masën e dënimit të dhënë ndaj saj në shkallën e parë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
13:26 | 12/06/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Enkeleida Hoxha e shoqeruar nga policia në KPA.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha u lirua nga qelia të dielën më 12 qershor, pasi Gjykata e Posaçme e Aeplit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar konstatoi se kohëzgjatja e masës së sigurisë “arrest në burg” e caktuar ndaj saj për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, kishte tejkaluar masën e dënimit. Një ditë më parë, gjykata kishte rrëzuar një kërkese të mëparshme të Hoxhës për shuarjen e masës së sigurisë.

Enkeleida Hoxha gjendej në paraburgim prej 11 shkurtit 2021, kur u arrestua bashkë me 11 persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo u dënua më 14 shkurt të këtij viti me 3 vjet burgim, por përfitoi uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani kishte filluar hetim disiplinor ndaj Hoxhës për shkak të lirimit të dy të dënuarve për krime të rënda. Pas arrestimit të saj për përfshirjen në lirimin e të dënuarve të tjerë, Këshili i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi më 17 mars që ta largojë nga detyra Enkeleida Hoxhën. Ajo e kundërshtoi vendimarrjen e KLGJ-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, që është tërhequr për të marrë vendim për pretendimet e saj.

Koordinatorja për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, Enida Demiraj i tha BIRN se të dielën është vendosur të pranohet kërkesa e Hoxhës për konstatimin e shuarjes së masës së sigurisë, ‘arrest në burg’”, të caktuar nga shkalla e parë më 10 shkurt të vitit 2021. E njëjta kërkesë ishte rrëzuar një ditë më parë.

“Të dy vendimet janë marrë nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Miliana Muça dhe anëtare gjyqtaret Saida Dollani e Igerta Hysi,” tha Demiraj.

Sipas gjyqtares për mediet pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit, Saida Dollani, vendimi për konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit për Hoxhën është bazuar në nenin 261, pika 1, shkronja “c” të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet shuarja e masave të sigurimit në rastet “kur kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se masa e dënimit të caktuar”. Dollani shpjegoi për BIRN se gjykata ka detyrim që një kërkesë të tillë ta shqyrtojë brenda afatit kohor 48 orësh.

Lidhur me kërkesën e parë të rrëzuar të shtunën, gjyqtarja Dollani argumentoi se nga përllogaritja matematikore e vuajtjes së dënimit në paraburgim, ka rezultuar se ishte i njëjtë me kohëzgjatjen e masës së sigurisë. Ndërsa në rastin e kërkesës së dytë po me të njëjtin objekt, të dorëzuar në gjykatë të shtunën, gjykata ka konstatuar se ishte tejkaluar afati dhe ka vendosur shuarjen e masës së sigurisë për Hoxhën.

Gjykata ka gjetur në të njëjtën situatë edhe ish-sekretaren e gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi e arrestuar si e përfshirë në të njëjtën çështje me Hoxhën. Sipas Dollanit, ka rezultuar se ekzekutimi i masës së sigurisë “arrest në burg” për Mallkuçin është kryer në të njëjtën ditë dhe se të dielën është konstatuar tejkalimi i masës së dënimit të dhënë ndaj saj.

 

 

Etiketa: ArrestArtur MetaniBIRNBurgdetyrimEnida DemirajEnkeleida HoxhaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëGjykatësGjyqHetimIgerta HysiKLGJKorrupsionKPAKrimeKrujëMASMasaMiliana MuçaparaburgimSaida DollaniSHShpërdorim detyreVendimVendimetVendimi
I mëparshmi

Nostalgjia monumentale: Rishikimi i emërtimit të rrugëve në Tiranë

Tjetri

Të rinjtë durrsakë në një pikëtakim me historinë

Tjetri
BE investon 1 milion euro për trashëgiminë kulturore

Të rinjtë durrsakë në një pikëtakim me historinë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.