AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Nostalgjia monumentale: Rishikimi i emërtimit të rrugëve në Tiranë

Avokati i Popullit dhe Autoriteti i Dosjeve kërkojnë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës që të shmangë emërtimet e lidhura me regjimin komunist, por debati historik mbi të shkuarën vazhdon të shkaktojë trazime.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
21:07 | 11/06/2022
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një ndër kryqëzimet kryesore të Tiranës vazhdon të njihet me emërtesën e vjetër “21 Dhjetori”, i hequr zyrtarisht në vitin 1991. Foto: Nensi Bogdani.

Për dekada gjatë regjimit komunist, një nga kryqëzimet kryesore të Tiranës mbajti emërtimin “21 Dhjetori” – për nder të ditëlindjes së diktatorit të Bashkimit Sovjetik, Josif Stalin.

Emërtimi u hoq zyrtarisht me përmbysjen e regjimit në vitin 1991 dhe u zëvendësua më pas me emrin e themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturk. Megjithatë, emërtimi i vjetër vazhdon të përdoret në zhargonin popullor dhe në komunikimet e zyrtarëve, duke lënduar familjet e persekutuara edhe tre dekada pas rënies së regjimit.

Avokati i Popullit i ka kërkuar së fundmi  Bashkisë së Tiranës verifikimin e emërtesave të rrugëve dhe institucioneve publike për të shmangur nostalgjinë komuniste, e cila konsiderohet një shkelje e hapur dhe e dhunshme e të drejtave të njeriut.

Sipas komisioneres së Avokatit të Popullit, Ermonela Ruspi, rekomandimi për Këshillin Bashkiak të Tiranës ishte nxitur nga shqetësimi i një familjeje nga shtesa e ish-të përndjekurve gjatë aktivitetit “Tirana në sytë e Sigurimit”.

“Sipas këtij shtetasi, ende sot në Bashkinë e Tiranës ka emërtime të lagjeve apo rrugëve që lidhen me data të lindjes së personazheve që i përkasin diktaturës komuniste, psh. Lagjia “21 Dhjetori,” tha Ruspi për BIRN.

Rruga “Bardhok Biba” në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.

“Avokati i Popullit ka kërkuar mirëkuptimin dhe trajtimin me ndjeshmërinë e duhur të kësaj çështjeje në kuadër të respektimit dhe vlerësimit që shoqëria dhe strukturat shtetërore duhet të kenë në të gjitha nivelet për vuajtjet dhe dhimbjet që kanë kaluar shtresa e personave të persekutuar gjatë regjimit diktatorial,” shtoi ajo.

Kërkesa për rishikimin e emërtesave mbështetet edhe nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, AIDSSH dhe u mikprit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Do të bëjmë gjithçka me një komision profesionist,” tha Veliaj për BIRN.

Edhe sekretari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Behar Zeneli konfirmoi se rekomandimi i Avokatit të Popullit i është përcjellë strukturave përkatëse dhe komisionit këshillimor për emërtimet – një strukturë e krijuar vite më parë me praninë e disa historianëve.

Megjithatë, debati historik mbi të kaluarën komuniste vazhdon ende të shkaktojë trazime.

Historiani Paskal Milo, ish- anëtar i komisionit këshillimor, i tha BIRN se ata kishin shqyrtuar disa vite më parë të gjitha emërtimet dhe i kishin dorëzuar Këshillit Bashkiak propozimet përkatëse për ndryshime.

“Kemi bërë disa mbledhje të gjata dhe kemi diskutuar jo vetëm emra që kishin të bënin me komunizmin, por dhe emërtesa të tjera abuzive,” tha ai.

Milo u shpreh skeptik për kërkesën e re që vjen nga familja e ish-të përndjekurve.

“Po varet çfarë kërkojnë, se nuk mund të heqim emrat e dëshmorëve të luftës. Këto duhen parë me kujdes,” shtoi ai.

Studiuesja Nevila Nika, gjithashtu pjesë e këtij komisioni i tha BIRN se e folura e përditshme është e vështirë të ndryshojë, edhe pse emrat hiqen zyrtarisht. Megjithatë, Nika mendon se ka ende vend për ndryshim.

“Nga propozimet e komisionit të studiuesve janë ndryshuar disa emra, po ka akoma personazhe të tjera që nuk na bëjnë shumë nder që t’i kemi në rrugë,” tha Nika për BIRN.

“Për shembull, rruga Bardhok Biba është në qendër të Tiranës, ndërsa Kardinal Mikel Koliqi në dalje të qytetit tek Casa Italia. Rruga Bardhok Biba le të jetë në Mirditë, është personazh lokal,” argumentoi ajo.

Studiuesi Kastriot Dervishi mendon se nostalgjia komuniste vazhdon të mbahet gjallë përmes “propagandës monumentale”.

“Partia e Punës e mbajti pushtetin e saj me diktaturë dhe propagandë. Te kjo e fundit ajo zhvillonte atë që e quante “propagandë monumentale”, e cila shtrihej në simbole të dukshme dhe emërtesa rrugësh apo institucionesh. Sot nostalgjia komuniste nuk të fal në: varreza dëshmorësh, emra rrugësh, emra shkollash me buste apo përmendore,” tha Dervishi.

Biblioteka publike “Misto Treska” më Tiranë. Foto: Nensi Bogdani/BIRN.

Dervishi përmend bibliotekën publike “Misto Treska” si dhe rrugët “Myslym Shyri” e “Sabaudin Gabrani” në këtë kategori. Treska ishte përkthyes, diplomat dhe shkrimtar gjatë regjimit komunist, por ai shërbeu gjithashtu si prokuror në gjyqet politike.

Ai shton gjithashtu se ndërsa emrat komunistë janë vendosur në qendër të qyteteve, personalitetet nga fusha e politikës, artit apo sportit janë “degdisur sa për të kaluar radhën në periferi”.

Ndërsa mbështet kalimin në filtra të çdo emërtimi, studiuesja Nika thekson se në rastet e debatit politik mbi figurat e komunizmit “duhet gjetur një rrugë e mesme”.

“Për ata që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit është evidente, dihen që kanë qenë,” tha Nika. Por ajo shtoi se debati bëhet për emra me të shkuar të diskutueshme, si për shembull –“kanë marrë pjesë në luftën anti-fashiste, por pas luftës i kanë shërbyer regjimit”.

Milo thotë se problemi me emërtesat është më e i gjerë sesa komunizmi dhe shtrihet edhe pas viteve ’90.

“Ka emërtesa abuzive e qoka private pas viteve ’90,” përfundoi ai.

Etiketa: 21 DhjetoriAIDSSHAvokati i PopullitBIRNdiplomatErion VeliajFushaItaliaKomisionkomunizmiMbledhjeMiloMyslym ShyriNensi BogdaniPartiaprokurorPunëPunëtorSHTiranaTiranë
I mëparshmi

Kuvendi i hap rrugën rishikimit të hartës territoriale

Tjetri

Enkeleida Hoxha lirohet nga qelia pas shlyerjes së masës së dënimit

Tjetri
KPA i kërkon KLGJ-së të dorëzojë dosjen e procedimit  disiplinor për Enkeleida Hoxhën

Enkeleida Hoxha lirohet nga qelia pas shlyerjes së masës së dënimit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.