Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Opinion

Agresioni i oligarkisë mbi pronat publike dhe private vazhdon

Propozimi i sotëm i qeverisë për një përfshirje më të gjerë të komunitetit të biznesit në zhvillimin e pronave vendore, më shumë se sjell ndonjë të re dhe zhvillimin e premtuar, legjitimon situatën ekzistuese që gjendet në kufijtë midis ligjshmërisë formale dhe paligjshmërisë.

Zef PreçiNgaZef Preçi
14:52 | 17/06/2022
Në Opinion
0
Agresioni i oligarkisë mbi pronat publike dhe private vazhdon

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat Bledi Çuçi e Delina Ibrahimi gjatë takimit për decentralizimin e pushtetit vendor. Foto: LSA.

Share on FacebookShare on Twitter

Është fakt i njohur se në procesin e decentralizimit, qoftë edhe formalisht, janë transferuar nga qeveria drejt pushtetit vendor, pasuri publike, funksione dhe shërbime publike të rëndësishme, duke përfshirë strehimin. Madje propaganda e para pesë viteve bënte edhe përllgaritje tejet optimiste, si p.sh. “do të kurseheshin 80 milionë euro në vit nga zvogëlimi i numrit të njësive të qeverisjes vendore në vetëm 61 bashki”.

Në të vërtetë, koha provoi se e gjitha ishte “një dështim me sukses”, sepse sot flitet për bashki që ofrojnë shërbime bazike vetëm për popullsinë e qendrave kryesore të banimit, duke braktisur të tjerat; për bashki  që nuk mbledhin rregullisht taksat sipas ligjit; për bashki që punësojnë militantë, patronazhistë apo thjesht rrjetet nepotike të kryetarëve -pronarë të pushtetit; për bashki që kanë rritur borxhin ndaj të tretëve përmes tenderave pa patur fondet financiare në dispozicion, duke u bërë kërcënim për borxhin publik në tërësi; për bashki që japin koncesione shumëvjeçare shumë të diskutueshme duke tejkaluar disa herë mandatin e tyre qeverisës, për bashki që tjetërsojnë toka, troje dhe prona publike e madje edhe private (kujtoni shpronësimet e paligjshme dhe gati-gati të harruara nga politika dhe media, por jo nga viktimat në rrugën “5 Maji në Tiranë), për bashki që thjesht kërkojne fonde (nënkupto: tendera dhe përfitime)  nga qeveria qendrore.

Në këtë klimë dështimesh serioze për të cilat pushteti njëngjyrësh vendor duhet të japë llogari dhe të mbikëqyret rreptësisht nga parlamentet vendore – këshillat bashkiakë dhe Kuvendi i Shqipërisë, vjen edhe propozimi për zhvillimin e pronave të bashkive përmes kompanive private të ndërtimit.  Në të vërtetë, ky hap që mbulon agresionin e oligarkisë ndaj pronave të mbetura ende aksidentalisht në duart e shtetit, nuk po bën gjë tjetër veçse po justifikon hapat që jane ndërmarrë në Tiranë dhe në qytete të tjera nga pushteti lokal për tjetërsimin joligjor të këtyre tokave e trojeve në favor të tyre (oligarkëve) përmes shkëmbimit të tyre me toka e troje në zona të tjera më pak të preferuara, shitjes me negocim/dhurimit korruptiv dhe pa garë të disa pjesëve të tjera, shpronësimit të paligjshëm në emër të “zhvillimit të pronës për të mirën publike” edhe të çfarëdo sipërfaqeje private, duke cenuar kështu kushtetushmërinë dhe shenjtërinë e pronës private. Në këto rrethana, vjen edhe propozimi i sotëm i z. Rama, që “…bashkitë duhet të bashkëpunojnë me kompani ndërtimi dhe të ndërtojnë banesa sociale, në mënyrë që të pastrehëve të qyteteve t’u jepet zgjidhje, dhe nga ana tjetër me shitjen e apartamentet mblidhen fonde për bashkinë”.

Në fakt, nëse shohim denoncimet e shtypit do të shohim se janë të paktën dy shembuj që ngrenë pikëpyetje serioze rreth këtij propozimi. Shembulli i parë është shpronësimi i familjeve që jetonin në pronat e tyre të legalizuara, në legalizim e sipër, apo të palegalizuara, së bashku me sipërfaqet e lira rrethuese në zonen e njohur si “5 Maji” në Tiranë, për të cilën nuk ka ende një vendim të qartë gjykate, por që në opinionin publik dhe në rrethet e ekspertëve është përcjellë qartësisht si grabitje me ligj për interesa oligarkike.  Aq më tepër që asnjë prej këtyre familjeve të shpronësuara nuk zotëron një kontratë të ligjshme kompensimi, mungojnë vlerësimet për pronat sipas statusit të tyre juridik, etj.

Së dyti, edhe pse në mënyrë ligjërisht të debatueshme, bashkitë kanë fituar të drejtën që të marrin në zotërim 3% të sipërfaqeve të reja të ndërtimit pas datës 30 Nëntor 2018 t’i përdorur si fond publik i banesave sociale, saktësisht në dobi të komunitetit që ato formalisht qeverisin. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2019, janë miratuar gjithsej 1.044 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, 409 prej të cilave vetëm në Tiranë, ndërsa sipas revistës “Monitor”, në nivel kombëtar “gjatë vitit 2021, janë miratuar gjithsej 1.396 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 961 leje të miratuara në vitin 2020, duke shënuar një rritje prej 45,3%. Gjatë vitit 2021, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.316.709 m2, nga 1.608.211 m2 miratuar në vitin 2020”.

“Monitor” vlerëson se sipërfaqja e dhënë në Tiranë për vitin 2021 është sa 71% e totalit të dhënë për gjithë Shqipërinë.

Në fakt, ka qenë një vendim i çuditshëm i Këshillit Bashkiak të Tiranës në kohën e pandemisë, që këto sipërfaqe jo vetëm i konvertoi në likuiditet (para të thata në buxhet), me çmimin e referencës sipas zonave, duke i zhvlerësuar ato kur dihet që në zonat preferenciale, çmimet e shitjes për njësi janë disa herë më të larta.

Në këto rrethana, mendoj se propozimi i sotëm i qeverisë për një përfshirje më të gjerë të komunitetit të biznesit në zhvillimin e pronave vendore,  më shumë se sjell ndonjë të re dhe zhvillimin e premtuar, legjitimon situatën ekzistuese që gjendet në kufijtë midis ligjshmërisë formale dhe  paligjshmërisë.  Si i tillë, ky propozim nuk mund të jetë asgjë më shumë se privatizim i tërthortë dhe vënia e këtyre pronave në dispozicion të oligarkëve, që edhe pa këtë vendim, kontrollojnë dukshëm shumicën e pasurive publike, prokurimin publik, emërimet në admintratën e lartë të pushtetit vendor e qendror të marrë së bashku.

 

Etiketa: Edi RamaPronat publikePushteti vendorreforma territoriale
Pas

Kosova instensifikon kërkimet për të zhdukurit e kohës së luftës

Tjetri

Të ardhurat buxhetore ngadalësohen, konsumi i karburanteve bie

Tjetri
Të ardhurat buxhetore ngadalësohen, konsumi i karburanteve bie

Të ardhurat buxhetore ngadalësohen, konsumi i karburanteve bie

Më të lexuarat

Agresioni i oligarkisë mbi pronat publike dhe private vazhdon

Agresioni i oligarkisë mbi pronat publike dhe private vazhdon

14:52 | 17/06/2022
Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

Ndotja minerare rrezikon statusin e UNESCO-s për liqenin e Ohrit

18:02 | 22/01/2023
Transformimi i PS në ‘makineri elektorale’ i jep Edi Ramës mandatin e tretë

Urdhri i Ramës për të kënduar himnin në shkolla pritet me kritika

15:25 | 18/01/2023
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

17:24 | 26/01/2023
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

10:45 | 24/01/2023
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren Antonela Prendi

11:57 | 27/01/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.