AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News

‘Puna më mban gjallë’; këpucari tiranas që gjen forcë tek zeja e tij në zhdukje

Zejet artizanale po zbehen gjithmonë e më shumë në Tiranë, por një prej këpucarëve të thinjur të kryeqytetit tregon sesi pasioni për zanatin i tij e mban aktiv.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
17:01 | 12/08/2022
në Artikull kryesor, Fotogaleri
0
Kryefaqja Fotogaleri
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seferi eshte marangoz-dhe kepucar, i cili qe prej 23 viteve pasi ka dale ne pension, punon ne dyqanin e tij ne zonen qe njihet si Siri Kodra_photo Nensi Bogdani

Në një dyqan të vogël te vendosur në një rrugicë që degëzon nga rruga ‘Siri Kodra’ në Tiranë, 82-vjeçari Sefer Fusha ushtron prej 22 vitesh profesionin e këpucarit.

Babaxhan dhe mikpritës, Seferi më fton për kafe dhe tregon me zemër të hapur peripecirat e jetës së tij dhe dashurinë për zejin e tij në zhdukje.

“Unë kam punuar 37 vjet marangoz në kombinat tekstil. Punoja dhe punë private, bëja rafte dhe krevate, dhe dhoma gjumi, kur dola në pension hapa këtë këpucari timen”, tregon me krenari Seferi për BIRN.

Seferi, 83 vjeç,e ka hapur këpucarinë e tij para 23 vitesh, pasi ka dalë në pension | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

Pavarësisht moshës, Seferi preferon t’i kalojë mëngjeset e tij i zënë me punë. Prej orës 9:00 deri në 12:00 të paradites, 82-vjeçari hap dyqanin e tij të këpucarisë dhe njëkohësisht takon miq dhe të njohur të cilët kalojnë aty pranë për të shkëmbyer ndonjë bisedë.

“Artizamët e Tironës kanë qenë të gjithë në Pazar të Vjetër”, kujton Seferi me nostalgji.

“Baba im punote tek Pazari i Vjetër, por Enveri e prishi Pazarin e Vjetër. Pse duhet ta prishnin, ta kishin bërë muze. Pse e prishi…”, përsërit Seferi, duke shprehur qartë mallin e tij për tregun artizan të asokohe, dikur zemra që rrihte e kryeqytetit.

Sipas Seferit, me ardhjen e brezit të ri, traditat e zejtarisë dhe artizanëve po shkojnë drejt zhdukjes.

“Tani nuk ka më artizanë apo zejtarë, tani janë të gjithë dembela”, thotë ai duke qeshur.

Seferi gjatë punës së tij në këpucari | Foto: BIRN/Nensi Bogdani

“Unë kam qenë gjithmonë i shkathët, nuk kam ndenjur asnjëherë pa punë,” tregon Seferi. “Dikur merrja 7 mijë lekë rrogë”, shtoi ai, duke kujtuar se prindërit e kanë edukuar që të vogël të mos rritej dembel.

Përtej pensionit modest, Seferi tregon se zanati i tij arrin t’i sigurojë mbulimin e shpenzimeve personale të përditshme.

“Mua nuk më pëlqen të rri kot gjithë ditën në kafe apo në shtëpi”, tha 82-vjeçari. “Puna më mban gjallë”.

Seferi thotë se me punën e tij si këpucar arrin të nxjerrë shpezimet personale të përditshme | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

“Nga kjo punë në rradhë të parë nxjerr shpenzimet e mia; një kafe, një paketë cigaresh; një gotë raki. Nuk më pëlqen të rri kot në kafe”, tregon Seferi për BIRN.

Sipas Seferit, që prej vitit 1990, kur ai ka dalë në pension, ai ia ka përkushtuar ditët e tij zanatit të këpucarisë.

“Kam 22 vjet që kam dalë në pension dhe që kam hapur këtë dyqan i cili më mban gjallë”, tregon Seferi për BIRN. “Erdhi kjo kohë, thash çfarë do bëj çfarë do bëj, po hap këtë dyqan”, shtoi për vendimin për t’iu dedikuar këpucëve.

Nje fotografi e Seferit disa vite më parë në dyqanin e tij, duke punuar | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Imazhi i Seferit i pasqyruar në pasyrën e murit përballë tij | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

Edhe pse sipas Seferit fëmijët e tij nuk ishin dakort që ai të hapte këpucarinë dhe të lodhej ‘në këtë moshë’, ai nuk u ndal.

“Ne jemi mësuar me punë. Regjimi i dikurshëm ka patur dy gjëra të mira: punësimin dhe qetësinë –  gjithkush ishte i punësuar dhe kudo kishte rregull”, tregoi zejtari.

Seferi duke komunikuar me klientët e tij | Foto: BIRN/ Nensi Bogdani

“Unë nuk rri dot pa punë, kam ventilatorin dhe televizorin këtu, kaloj 3-4 orë dhe punoj njëkohësisht”, tha ai.

“Traditat janë shumë të rëndësishme, në asnjë vend të botës nuk i zhdukin traditat, këtu po i zhdukin”, përfundoi Seferi me nostalgji për të kaluarën, për zejet e vjetra dhe për zakonet e vjetra tiranase.

Seferi, 83 vjeç, e ka hapur këpucarinë e tij para 22 vitesh, pasi ka dale në pension | Foto: BIRN/Nensi Bogdani
Etiketa: BIRNfotografiFushaNensi BogdaniParaPunaPunërakiSirizhdukje
I mëparshmi

Shqipëria i kërkon Këshillit të Evropës të rishikojë rezolutën “Dick Marty”

Tjetri

KPA u nda në tre qëndrime për gjyqtarin Fatri Islamaj

Tjetri
KPA pranon provat e Fatri Islamajt dhe mbyll hetimin gjyqësor

KPA u nda në tre qëndrime për gjyqtarin Fatri Islamaj

  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.