AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shoqëria civile kërkon rritjen e rolit të Kuvendit në procesin e integrimit

Organizatat kërkuan që të forcohen dy strukturat që ka sot Kuvendi për të mbikëqyrur punën e ekzekutivit në negociata si dhe përfshirjen aktive të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në proces.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:31 | 26/09/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësues të shoqërisë civile në seancë dëgjimore me Komisionin e Posaçëm. Foto: Kuvendi i Shqipërisë.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit në Bashkimin Europian organizoi të hënën një seancë dëgjimore me shoqërinë civile dhe grupet e tjera të interesit.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhanë sugjerimet e tyre për ndryshimet në ligjin e vitit 2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian” duke kërkuar që legjislativi të jetë më aktiv në fazën ku ndodhet procesi.

Organizatat e pranishme kërkuan që të forcohen dy strukturat që ka sot Kuvendi për të mbikëqyrur punën e ekzekutivit në negociata, Komisionin Parlamentar për Integrimin dhe Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), si dhe të përfshihet në mënyrë aktive shoqëria civile dhe grupet e interesit në këtë proces.

Erida Skëndaj, drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, bëri disa sugjerime konkrete për ndryshimet në ligj.

“Të rishikohet objekti i ligjit, që të mos ndalet te marrëdhënia që Kuvendi ka me Këshillin e Ministrave dhe institucionet e BE-së , por të përfshihen dhe aktorë të tjerë të sferës akadamike, shoqërisë civile, biznesit, në këtë proces bashkëpunues e koordinues,” tha ajo.

Sipas Skëndajt, nëse kjo merret parasysh duhet të parashikohet në fushëveprimin e ligjit.

Gjithashtu, ajo kërkoi që KKIE duhet të ketë rol më të fortë, jo vetëm këshillimor, siç e ka tani dhe që Kuvendi të ketë detyrat e qarta dhe të ndara nga qeveria.

“Në funksion të ndarjes dhe balancimit të pushteteve, detyrat që i takojnë Kuvendit duhet të miratohen paraprakisht nga strukturat e Kuvendit dhe jo të parashtrohen si detyra nga ekzekutivi,” tha ajo duke iu referuar Planit Kombëtar të Integrimit, një dokument i qeverisë që diskutohet dhe miratohet me rezolutë në seancë plenare.

Gjergji Vurmo, drejtor programi pranë IDM-së këmbënguli në gjetjen e instrumenteve ligjore për përfshirjen e grupeve të interesit në procesin e negociatave.

“Në këtë fazë të integrimit është e nevojshme që Kuvendi dhe sidomos qeveria të konsolidojë dhe të shtrijë bashkëpunimin me grupe interesi përtej shoqërisë civile,” tha ai, duke kërkuar forcimin e kapaciteteve të tyre.

“Ata do të paguajnë kostot për përafrimin e legjislacionit dhe zbatimin e tij,” shtoi Vurmo.

Ndërsa për zgjerimin e rolit të Kuvendit në proces, Vurmo tha se kjo nuk bëhet vetëm me ligj.

“Sa larg jeni ju të gatshëm të shkoni me zgjerimin e rolit të Kuvendit në kuadër të procesit të integrimit?”- pyeti ai deputetët.

“Shohim 360 ditë që Kuvendi dominohet nga ekzekutivi,” shtoi Vurmo, duke propozuar që Kuvendi të ridimensionojë rolin e komisionit parlamentar për integrimin dhe të KKIE-së.

Një detajim konkret të rolit mbikqyrës të Kuvendit në procesin e negociatave e mbështeti dhe Blerina Raca,  menaxhere Programi e projektit të GIZ-it që mbështet përgatitjen për negociatat në katër fusha të politikave të “Acquis” të BE-së.

Bashkëkryetarët e komisionit, Jorida Tabaku nga PD dhe Taulant Balla nga PS, ranë dakord për nevojën e forcimit të rolit të Kuvendit në proces pas fillimit të bisedimeve.

Balla tha se Kushtetuta i parashikon Kuvendit një rol udhëheqës edhe pse procesi teknik drejtohet nga qeveria.

“Por negociatat janë proces legjislativ,” tha ai, duke raportuar për nisjen e përgatitjeve që po bën Kuvendi për rritjen e kapaciteteve në strukturën administrative.

Ndërsa Tabaku shprehu nevojën për përfshirjen në proces të pushtetit lokal, i cili zbaton mbi 80 % të legjislacionit, si dhe theksoi nevojën që procesi i integrimit të bëhet një proces i prekshëm dhe i kuptueshëm për qytetarët.

Përfaqësuesit politikë pranuan se procesi i integrimit duhet të jetë gjithpërfshirës dhe parashikuan një tjetër seancë dëgjimore me aktorët e shoqërisë civile për të diskutuar raportin e komisionit të posaçëm.

 

 

Etiketa: AdministrativeBEdeputetErida SkëndajFushaGjergji VurmoIDMIntegrimi EvropianJorida TabakuKomitetit Shqiptar të HelsinkitkryetarKuvendiLigjnegociataPDPSPunëQeveriaShoqeria civileshqipTaulant Balla
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Ervisa Hyka –Prokuroria e Fierit

Tjetri

Borxhet e Shqipërisë për gjyqet e arbitrazhit rriten në 156 milionë euro

Tjetri
Si funksionon skema e mashtrimit me TVSH-në?

Borxhet e Shqipërisë për gjyqet e arbitrazhit rriten në 156 milionë euro

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.