AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Të qëndroj apo të largohem?

Zgjedhja për t'i shpëtuar një regjimi shtypës duke u larguar nga vendi shkakton një lloj vetëvlerësim të madh midis kundërshtarëve të regjimit që largohen dhe atyre që mbeten pas. Përçarja e hidhur që shpesh zhvillohet midis njerëzve që duhet të ishin në të njëjtën anë, por që bënë zgjedhje të ndryshme ekzistenciale, është një fitore për regjime të tilla.

Ian BurumangaIan Buruma
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Foto ilustruese: Daro Sulakauri/Getty Images

Nuk është saktësisht e qartë se sa rusë janë larguar nga vendi i tyre që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës. Disa thonë më shumë se një milion, disa thonë më pak. Por shifrat absolute mund të jenë më pak të rëndësishëm sesa kalibri i shumë të larguarve. Ata janë ndër rusët më të arsimuar: shkrimtarë, shkencëtarë, gazetarë, kineast, muzikantë, akademikë, aktorë, etj.

Disa largohen sepse nuk kanë zgjidhje tjetër. Gazetarët që ishin kritikë ndaj luftës, si Yevgenia Albats, redaktore e The New Times, u desh të largoheshin për të shmangur arrestimin për përhapjen e “lajmeve të rreme” ose si “agjentë të huaj”. Të tjerë largohen sepse e shohin jetën brenda Rusisë së Putinit të papërballueshme.

Olga Smirnova, prima balerina e Baletit Bolshoi, u transferua në Amsterdam. Ajo tha se “nuk do ta kishte menduar kurrë” se do t’i vinte “turp nga Rusia”, por se lufta e bëri të pamundur qëndrimin e saj. Qindra mijëra të rinj u larguan përpara “mobilizimit të pjesshëm” të fundit të presidentit Vladimir Putin, në vend që të rrezikonin të dërgoheshin për të luftuar në një luftë që nuk e deshën kurrë.

Një miku im në Moskë më tha se njerëzit që kishin një mundësi të largoheshin dhe e bënë këtë, tani ishin më shumë se ata që zgjodhën të qëndronin. Por disa figura të shquara që kundërshtojnë luftën e Putinit janë ende atje për arsye nga më të ndryshmet: ata nuk duan të lënë pas familjet e tyre; ata nuk shohin ndonjë mënyrë se si mund të vazhdojnë punën e tyre askund tjetër; ata duan të jenë dëshmitarë të asaj që po ndodh në vendin e tyre. Gazetari i pavarur Dmitry Muratov u zotua: “Ne do të punojmë këtu, derisa tyta e ftohtë e armës të prekë ballin tonë të nxehtë.”

Zgjedhje të tilla nuk janë kurrë të lehta. Njerëzit në kohë të tjera dhe vende të tjera, si Gjermania naziste apo Kina komuniste, janë përballur me një dilemë të ngjashme. Nëse largohesh, rrezikon të bëhesh i parëndësishëm në vendin tënd dhe një mysafir i padëshiruar jashtë vendit. Nëse qëndron, mund të futesh në burg, ose më keq.

Ata që largohen shpesh kritikohen si frikacakë ose tradhtarë, ndërsa disidentët që qëndrojnë shtrydhen mes fuqive të huaja dhe qeverisë së tyre. Rusët që e duan vendin e tyre, por e urrejnë luftën, janë në të njëjtin pozicion si gjermanët patriotë që urrenin nazistët. Ata kanë shumë pak miq.

Zgjedhja midis qëndrimit dhe largimit provokon pa ndryshim një vetë-drejtësi të madhe nga të gjitha anët. Ata që janë të sigurt jashtë vendit, të mbrojtur nga brutaliteti i luftës dhe diktaturës, shpesh këmbëngulin që ata që qëndrojnë duhet të demonstrojnë kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë. Në një konferencë në Riga, ish-kampioni botëror i shahut dhe aktivisti politik Garry Kasparov deklaroi se rusët që duan të jenë “në anën e duhur të historisë duhet të paketojnë valixhet dhe të largohen nga vendi”. Ata që nuk e bëjnë këtë, tha ai, “janë pjesë e makinerisë së luftës”.

Regjisori Kirill Serebrennikov u ngacmua nga qeveria ruse për vite me radhë, por ai nuk pranoi të largohej derisa filloi lufta. Ai e përshkroi bukur problemin e të qenit një rus që kundërshton Putinin: “Kjo luftë po bëhet nga një president dhe politikanë për të cilët nuk kam votuar, por në sytë e shumë njerëzve, unë jam a dashje bashkëpunëtori i tyre.”

Thomas Mann, shkrimtari më i famshëm gjerman i kohës së tij, u largua nga Gjermania naziste sapo Hitleri erdhi në pushtet në vitin 1933. Me një grua hebreje dhe pikëpamje që do ta kishin çuar në arrestimin e tij, ai nuk kishte zgjidhje tjetër. Sulmet e tij të ashpra ndaj regjimit të Hitlerit u transmetuan gjatë luftës në BBC. Pas luftës, Mann pretendoi se të gjithë gjermanët ishin të njollosur nga krimet naziste. Ai besonte se edhe shkrimtarët që mbanin kokën ulur ishin të ndotur.

Kjo shkaktoi një reagim të ashpër nga shkrimtarë si Frank Thiess, i cili nuk ishte nazist, por kishte zgjedhur të qëndronte në Gjermani. Ishte ai që shpiku frazën “emigracion i brendshëm” për intelektualët që ruanin veten për të qëndruar larg telasheve. Njerëz si Mann, pohoi Thiess, kishin qenë frikacakë, të cilët u kishin kthyer shpinën bashkatdhetarëve të tyre të vuajtur.

Thiess shkoi më tej dhe pohoi se ata që qëndruan kishin treguar më shumë guxim. Ai foli për shumë gjermanë që qëndruan dhe kurrë nuk i fali ata, si Mann apo yllin e filmit Marlene Dietrich, që u larguan.

Përçarja e hidhur mes njerëzve që duhet të ishin në të njëjtën anë, por që bënin zgjedhje të ndryshme ekzistenciale, është një nga triumfet e regjimeve shtypëse. Ajo e dobëson edhe më shumë mundësinë e kundërshtimit.

Sa herë që qeveria kineze liron disa disidentë të njohur dhe i lejon ata të lëvizin në Perëndim, njerëzit shpejt i përshëndesin gjeste të tilla si fitore për të drejtat e njeriut. Në fakt, ky lloj dëbimi është një mënyrë efikase për të hequr qafe kritikët që së shpejti do të harrohen në shtëpi ose do të cilësohen si të paarritshëm dhe të parëndësishëm. Çmimi i lirisë jashtë vendit është shpesh të bësh një jetë të vetmuar si kritikë të hidhur të njerëzve që lanë pas.

Eksodi i më të mirëve dhe më të arsimuarve të Rusisë mund të rezultojë të jetë një ndihmë për institucionet shkencore, artistike dhe akademike në Perëndim. Dhe sigurisht që do të dëmtojë perspektivat ekonomike afatgjata të Rusisë. Por Putini ndoshta nuk do ta ketë problem këtë, për sa kohë ai mund të qëndrojë në pushtet.

Rusët që qëndrojnë do të vuajnë pasojat afatgjata të militarizmit të Putinit, ndoshta edhe më shumë se ukrainasit që po mbajnë peshën kryesore të luftës tani. Sipas fjalëve të Ilya Kolmanovsky, një gazetar i famshëm, i cili u largua përfundimisht nga Rusia për shkak të luftës, “me kalimin e kohës, njerëzit do të kuptojnë se pushtimi i Putinit ishte gjithashtu një sulm ndaj Rusisë”.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Ripublikimi mund të bëhet vetëm me lejen e Project Syndicate Should I Stay or Should I Go?

Etiketa: akademikeAmsterdamArmëBurgemigracionfitoregazetarGjermaniGjermaniaKinaLuftanazistnazistepresidentProject SyndicatePunëPutinQeveriaRusëRusiaSHSulmUkrainëVladimir Putinzgjedhje
Tjetri
Këshilli i Medias: Qeveria po shfrytëzon tërmetin për censurë ndaj medias

Gjykata e Durrësit jep 4 pafajësi dhe 3 dënime me kusht për 12 viktima të tërmetit

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.