AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Buxheti 2023; Kuvendi kënaq kërkesat e institucioneve të drejtësisë

Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi të hënën shumicën e kërkesave të institucioneve të pavarura për projek-buxhetin e vitit 2023, duke u dhënë fonde shtesë për burime njerëzore dhe investime me vlerë 1.26 miliardë lekë.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:17 | 14/11/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami në Kuvend.

Institucionet e drejtësisë dhe institucione të tjera të pavarura kanë përfituar shtesë fondi për buxhetin e vitit të ardhshëm në shumën totale 1.26 miliardë lekë, kryesisht dedikuar investimeve në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Gjatë miratimit të projekt-buxhetit nen për nen në Komisionin e Ligjeve të hënën, deputetët votuan pro rritjes së buxhetit për 18 institucione të pavarura.

Pjesën më të madhe të këtyre fondeve e përfitoi Këshilli i Lartë Gjyqësor me 481 milionë lekë për investime, nga të cilat 47 milionë për studim-projektim gjykatash, që lidhet me zbatimin e hartës së re gjyqësore dhe 434 milionë për sistemin e ri të menaxhimit të çështjeve gjyqësore ICMIS dhe projektin e sigurisë në gjykata.

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami, gjatë diskutimit në parim të projekt-buxhetit kishte shprehur pakënaqësi me buxhetin e parashikuar nga qeveria për sistemin gjyqësor, duke e cilësuar atë 6 herë më të vogël se ai që ishte kërkuar dhe se kishte lënë jashtë vëmendjes zbatimin e hartës së re gjyqësore.

Këshillit të Lartë të Prokurorisë  iu akordua 10 milionë lekë për të punësuar 13 persona staf shtesë dhe 18 milionë lekë për shpenzime operative.

Për Prokurorine e Përgjithshme u miratua shtesa prej 110 milionë lekësh e ndarë në tre zëra; investimet për sistemin CAMS, një softëare për dixhitalizimin e punës, projekte ndërtimi dhe rikonstruksioni  të disa godinave dhe shpenzime për ekspetë mjeko-ligjorë të akteve të ekspertimit të zjarreve.

Komisioni miratoi dhe një shtesë për SPAK-un në vlerën 17.4 milionë lekë për investime të dedikuara për blerje pajisjes speciale hetimore dhe ruajtjen e sigurisë së godinës, si dhe pranoi shtimin e strukturës me 15 punonjës pa efekt financiar shtesë në fondin e pagave për këtë institucion.

“Ligjet” pranuan dhe kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për një fond shtesë prej 420 milionë lekësh për investime; ngritjen e institutit të të miturve, dixhitalizim arkivash dhe mirëmbajten e sistemit elektronik të përmbarimit gjyqësor.

Për institucionet e tjera të drejtësisë u miratuan gjithashtu fonde shtesë në shifra më të vogla. Kështu Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë mori 26 milionë  për investime në dixhitalizim dhe paga për punonjës shtesë.

Nga institucionet e vetingut vetëm Kolegji i Posaçëm i Apelimit mori shtesë 15 milionë për mallra dhe shërbime mbi fondin e parashikuar nga qeveria.

Kuvendi u tregua dorëlëshuar dhe me disa institucione të tjera të pavarura; Komisioneri për të Drejtën e Informimit mori 13.5 milionë, Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive 32 milionë, për Autoritetin e Dosjeve 30 milionë dhe 35 milionë shtesë për Presidencën.

Gjatë dëgjesave në komision një pjesë e mirë e drejtuesve të këtyre institucioneve u ankuan se pavarësisht se Kuvendi ua ka miratuar fondin e kërkuar për vitin 2022 qeveria ua ka ndërprerë me akt normativ gjatë vitit. Ata kërkuan që kjo praktikë të mos përsëritet pasi cënon pavarësinë dhe funksionimin e tyre.

 

Etiketa: blerjebuxhetideputetFondeGjykataGjyqinvestimeKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseKLGJKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKomisioneriKomisioni i Çështjeve LigjoreKuvendiNaureda LlagamiProkuroria e PërgjithshmePunëQeveriaSHshpenzimeSPAK
I mëparshmi

Prokurorja Edlira Bako konfirmohet në detyrë

Tjetri

Investigimi global zbulon financues terrorizmi, trafikantë armësh dhe droge mes qindra diplomatëve të rremë

Tjetri
Investigimi global zbulon financues terrorizmi, trafikantë armësh dhe droge mes qindra diplomatëve të rremë

Investigimi global zbulon financues terrorizmi, trafikantë armësh dhe droge mes qindra diplomatëve të rremë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.