AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurorja Edlira Bako konfirmohet në detyrë

Rreth një orë pas seancës dëgjimore për prokuroren Edlira Bako, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin për konfirmimin e saj në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:54 | 14/11/2022
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja e Elbasanit, Edlira Bako pas vendimit të konfirmimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurorja Edlira Bako e Prokurorisë së Elbasanit pati një seancë pa telashe të hënën më 14 nëntor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Gjatë seancës dëgjimore, ajo dha shpjegime vetëm për një balancë negative në shumën 231 mijë lekë të konstatuar në njërin prej viteve të deklarimit. Bako mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalzimin, si dhe u konfirmua në detyrë rreth një orë pas përfundimit të seancës dëgjimore.

Procesi i vetingut për prokuroren Edlira Bako u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Alma Faskajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i panishëm Tonci Petkovic.

Edlira Bako e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe ka punuar si prokurore deri në 2003-in, kur u emërua si inspektore pranë Ministrisë së Drejtësisë. Në vitin 2014, Bako është emëruar në krye të Drejtorisë së Inspektimit të Gjyqësorit dhe Prokurorisë dhe prej vitit 2019, e ushtron funksionin si prokurore e Prokurorisë së Rrethit Elbasan.

Komisioni nuk ka gjetur probleme në dy apartamente të deklaruara nga subjekti se janë përfituar nëpërmjet privatizimit nga familja e saj e origjinës dhe ajo e bashkëshortit ne qytetet e Memaliajt dhe Tepelenës, ku bashkëshortët Bako zotërojnë përkatësisht 1/5-at dhe ¼-at pjesë takuese.

Po ashtu, nuk janë gjetur probleme në llogaritë e pagave, si dhe në deklarimin e një gjendje cash 200 mijë në deklaratën “veting”.

Nga verifikimi i burimeve për këtë kursim, është kryer analiza financiare për periudhën kur Baku ka ushtruar detyrën si inspektore në Ministrinë e Drejtësisë, deri në 2014-ën, nga ka rezultuar se ajo ka pasur burime të ligjshme për kryerjen e shpenzimeve dhe një gjendje cash 500 mijë lekë.

Ndërkohë, në vitin 2015 ka rezultuar balancë negative për mbulimin e shpenzimeve, në shumën 231 mijë lekë.

Prokurorja Bako vërejti se në vitin 2016 kishte deklaruar se gjendja cash 500 mijë lekë ishte shpenzuar gjatë tre viteve, konkretisht në vitet 2014, 2015 dhe 2016. Sipas saj, balanca negative mbulohet me burim të ligjshëm, që është pjesa e cash-it 500 mijë lekë, e shpenzuar në 2015-ën.

Bako këmbënguli se mospasqyrimi në mënyrë speficike i shpenzimit të gjendjes cash mund të jetë pasaktësi ose harresë, por kurrësesi një fshehje. “Nëse do të konsiderohet kjo rrethanë nuk do të dali balancë negative”, theksoi Bako.

Subjekti dhe bashkëshorti i saj kanë rezultuar se kanë pasur mundësi për blerjen e një autojmeti tip “Ford” në vlerën 250 mijë lekë. Nuk janë gjetur probleme edhe për detyrimet, tre kredi, një në vlerën 500 mijë lekë dhe dy nga 800 mijë lekë, si dhe për të ardhurat e deklaruara se janë përfituar nga një aktiviet privat i bashkëshortit, që aktualisht rezulton si pezulluar.

Çiftja pohoi se edhe nga verifikimi i adresave të deklaruara nga subjekti nuk është gjetur ndonjë indicie.

Bako mori vlerësimn pozitiv për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Sipas relatores, për dy kallëzime penale të kryera ndaj Bakos është vendosur mosfillimi i hetimeve. Ndërkohë, ndaj saj nuk janë kryer ankesa apo denoncime nga publiku.

Prokurorja Edira Bako falënderoi Komisionin për hetimin e kryer dhe pasi dha shpjegimet për balancën e vetme negative të konstatuar, kërkoi konfirmimin e saj në detyrë.

Komisioni u tërhoq dhe shpalli në orën 11.30 vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores Edlira Bako.

 

Etiketa: Analiza financiareBashkëshortiEdlira BakoelbasanGjyqInspektoreKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKkrediProcesi i vetingutProkuroreProkuroria e Rrethit ElbasanSuela ZheguVetingVëzhguesit
I mëparshmi

Në Kosovë e Shqipëri, të dhënat personale i sheh çdokush

Tjetri

Buxheti 2023; Kuvendi kënaq kërkesat e institucioneve të drejtësisë

Tjetri
KLGJ: Qeveria s’ka parashikuar buxhet për zbatimin e Hartës Gjyqësore

Buxheti 2023; Kuvendi kënaq kërkesat e institucioneve të drejtësisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.