AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Gjykata Speciale e Kosovës refuzon kërkesën e Thaçit për përshpejtim të dëshmive

Gjykata Speciale e Kosovës refuzoi kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi për të përshpejtuar dëshmitë e disa ish-zyrtarëve ndërkombëtarë, mosha dhe shëndeti i të cilëve ngre frikën për vdekjen e tyre të mundshme përpara se të hapet gjyqi.

Xhorxhina BamingaXhorxhina Bami
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hashim Thaçi në daljen e tij në gjykatë të hënën. Foto: Dhomat e Specializuara/Screenshot.

Një gjyqtar në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në pritje të gjykimit për akuzat për krime lufte, për të përshpejtuar dëshmitë e tetë diplomatëve ndërkombëtarë.

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicollas Guillou, e hodhi poshtë kërkesën, duke kujtuar se “Mbrojtja e Thaçit nuk pengohet të paraqesë parashtresa në lidhje me dëshmitarët pranë trupit gjykues përkatës, nëse ajo dëshiron”.

Mbrojtja e Thaçit në fillim të nëntorit tha se donte të dëshmonin disa ish-zyrtarë të lartë ndërkombëtarë, duke përfshirë Wesley Clark, komandantin e forcave të NATO-s për Evropën gjatë luftës së Kosovës, Bernard Kouchner, ish-kreun e administratës së përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe William Walker, shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë gjatë luftës.

Mbrojtja kërkoi një “mundësi unike hetimore” për t’i marrë këto dëshmi përpara se të fillojë procesi gjyqësor, në mënyrë që të mos humbiste mundësinë për t’i thirrur ata gjatë procesit.

“Të tetë dëshmitarët janë në moshë të thyer – që variojnë nga 77 deri në 87 vjeç dhe me shkallë të ndryshme shëndetësore”, tha avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, në kërkesën e tij.

Ai shtoi se kishte “një rrezik real që provat e tyre ‘mund të mos jenë të disponueshme më pas në gjyq, ose të paktën në kohën që prokuroria të mbyllë çështjen e saj dhe të fillojë çështja e mbrojtjes, qoftë përmes vdekjes së individit për shkak të pleqërisë ose paaftësi”.

Avokatët e Thaçit dhe Veselit kanë përmendur shembujt e “sekretares së shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë këtë vit në moshën 84-vjeçare dhe ish-diplomatit amerikan, Richard Holbrooke, i cili vdiq në vitin 2010 në moshën 69-vjeçare, si dëshmitarë të mundshëm që tani nuk mund të dëshmojnë në gjyq.

Thaçi dhe tre të bashkëakuzuarit e tij, ish-kryetarët e parlamentit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe deputeti Rexhep Selimi, përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për krime duke përfshirë ndalime të paligjshme, torturë, vrasje, zhdukje me forcë dhe përndjekje.

Krimet dyshohet se janë kryer nga të paktën marsi 1998 deri në shtator 1999. Të katër janë vetëdeklaruar të pafajshëm. Ata ndodhen të gjithë në paraburgim që kur u arrestuan në nëntor 2020.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Guillou, gjithashtu ka refuzuar vazhdimisht kërkesat për lirimin e të pandehurve nga paraburgimi, duke përmendur dyshimet se ata mund të arratisen.

Ai ka thënë se ai “nuk është i bindur se mosha dhe shkalla e ndryshme e shëndetit të dëshmitarëve dhe kohëzgjatja e parashikuar përpara se çështja e mbrojtjes të dëgjohet ka të ngjarë të përbëjnë, në këtë fazë, një arsye për të besuar se provat e dëshmitarët mund të bëhen të padisponueshme”.

Më herët në nëntor, Guillou tha në një konferencë statusi se ai synon “t’ia kalojë çështjen panelit të gjyqtarëve përpara fundit të vitit”.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por janë të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet në lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja.

E ashtuquajtura gjykatë speciale nuk shihet me sy të mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e shohin atë si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.

Etiketa: AkuzadëshmitarëDhomat e SpecializuaradiplomatGjykataGjykata SpecialeGjykata Speciale e KosovësGjykatëGjyqgjyqtarGregory KehoeHashim ThaçiJakup Krasniqikadri veseliKosovëKrimekrime luftekryetarLufteMadeleine AlbrightMbrojtjaNATOndalimeOKBOSBEpaktparaburgimProkuroriaRexhep SelimirrezikSHSHBAshtatorvrasjeWesley ClarkWilliam Walkerzhdukje
Tjetri

BE-ja çon përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.