AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

BE-ja çon përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Ambasadorët e BE-së ranë dakord të mërkurën për t'i dhënë fund regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës deri më 1 janar 2024, me Presidencën Çeke të BE-së që u shpreh se “kishte ardhur koha për ta bërë realitet këtë premtim”.

Përparim IsufingaPërparim Isufi
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Flamuri i Kosovës. Foto: Flickr/Agon Syla.

Qytetarët e Kosovës mund të jenë në gjendje të udhëtojnë lirisht në zonën Shengen të BE-së pa pasaporta më 1 janar 2024, pasi ambasadorët e Bashkimit Evropian të mërkurën ranë dakord për zgjidhjen e çështjes. Mbi bazën e këtij miratimi, Presidenca e BE-së tha se do të nisë negociatat me Parlamentin Evropian.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza për Kosovën dhe tani shpresojmë që të arrijmë një marrëveshje me Parlamentin Evropian me shpejtësi për ta bërë këtë premtim realitet”, tha ministri i jashtëm çek, Jan Lipavsky, vendi i të cilit aktualisht mban Presidencën e BE-së.

“Liberalizimi i vizave është bërë i mundur nga përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet e saj kufitare, menaxhimin e migracionit dhe sigurinë, dhe ne besojmë se ky bashkëpunim i mirë vetëm do të forcohet në të ardhmen”, shtoi Lipavsky.

Projekt-rregullat do t’u mundësonin mbajtësve të pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa viza për 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore. Përjashtimi nga kërkesat për vizë do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS, i cili pritet të hyjë në fuqi deri më 1 nëntor 2023 dhe në çdo rast jo më vonë se 1 janari 2024.

ETIAS është një autorizim udhëtimi për shtetasit jo të BE-së që nuk kanë nevojë për vizë për zonën Shengen dhe është zhvilluar në mënyrë që udhëtarët nga këto vende të mund të vazhdojnë të udhëtojnë pa viza, duke përmirësuar në të njëjtën kohë menaxhimin e kufijve dhe sigurinë në të gjithë Evropën.

I vetmi vend i mbetur në rajon nën regjimin e vizave, Kosova, ka përmbushur të gjitha kërkesat për të siguruar një regjim pa viza me Bashkimin Evropian që nga viti 2018.

Por Këshilli Evropian – i përbërë nga 27 shtetet anëtare – ende nuk kishte miratuar njëzëri rekomandimin e Komisionit Evropian – krahu ekzekutiv i BE-së – për të vazhduar më tej.

Megjithatë, BE thotë se Kosova tani ka bërë progres të rëndësishëm në të gjitha fushat e nevojshme për liberalizimin e vizave, duke përfshirë sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migracionit, rendin dhe sigurinë publike dhe të drejtat themelore në lidhje me lirinë e lëvizjes.

“Në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni ka propozuar heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të garantojë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë nën të njëjtin regjim vizash.”

BE-ja tha se Komisioni do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive zbatimin e këtyre kërkesave, duke përfshirë harmonizimin e politikës së vizave, përmes mekanizmit pas liberalizimit të vizave.

Etiketa: ambasadorBashkimin EvropianBEKosovaKosovëmarrëveshjepasaportaPresidencaprogresrajonrajoniShengenviza
Tjetri
Nën presion nga bankat, qeveria kujtohet të ftojë qytetarët të investojnë në tituj borxhi

Nën presion nga bankat, qeveria kujtohet të ftojë qytetarët të investojnë në tituj borxhi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.