AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Iraniani i dyshuar për terrorizëm dënohet me 10 vjet burg

Gjykata e Posaçme njoftoi dënimin me 10 vjet burg të një shtetasi iranian Bijan Pooladrag të arrestuar në tetor 2020 për akuza të pjesëmarrjes në organizatë terroriste.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: Xhemali Moku

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtor  shtetasin iranian Bijan Pooladrag, për akuzën e veprimeve financiare me persona apo organizata të lidhur me terrorizmin dhe për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Gjykata e dënoi Pooladrag me 5 vjet burg për akuzën e parë dhe 10 vjet burg për të dytën, por sqaroi se me bashkim të dënimeve dhe zbatim të gjykimit të shkurtuar ai do të dënohej në total me 10 vjet burg. Pooladrag u shpall i pafajshëm për 4 akuza të tjera që kishin të bënin me ndërhyrje në sistemet kompjuterike dhe përgjim.

“Gjykata vendosi : Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur’’, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bijan Pooladrag për veprën penale “Organizata Terroriste’’, parashikuar nga neni 234/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim”, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Iraniani Bijan Pooladrag u arrestua në tetor 2020 i akuzuar se ka kryer shërbime për personat e shpallur si “organizata terroriste” si dhe ka kryer përgjime të paligjshme. Ai dyshohej se ishte një agjent iranian me mision për të vrojtuar grupin e MEK, një organizatë opozitare iraniane në ekzil, e cila ka selinë aktualisht në Shqipëri pas evakuimit nga Iraku me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Organizata e Popullit Muhaxhidin të Iranit është themeluar në vitet ’70 si një opozitë e majtë ndaj regjimit të mullahëve. Organizata u zhvendos në Irak gjatë Luftës Irak – Iran dhe u klasifikua si organizatë terroriste. Ajo u çarmatos pas pushtimit amerikan të Irakut ndërsa një pjesë e anëtarëve u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e amerikanëve.

Policia e Shtetit njoftoi në vitin 2019 se kishte dyshime se persona të agjenturës iraniane kishin përgatitur ndërmarrjen e sulmeve terroriste në territorin e Shqipërisë.

Situata mes Iranit dhe Shqipërisë u përkeqësua në vijim pas arrestimit të Pooladrag. Hakera, që dyshohet se janë të lidhura me shërbimet sekrete Iraniane, sulmuan sistemet elektronike shqiptare dhe e-albania në korrik të këtij viti dhe prej muajsh publikojnë të dhëna që pretendohet se janë marrë nga databaza qeveritare dhe emaile të zyrtarëve.  Në shtator të këtij viti qeveria vendosi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, të cilin e fajëson për sulmin. Ministria e Jashtme e Iranit e ka mohuar sulmin dhe i ka cilësuar akuzat e Shqipërisë si të “pabaza”.

Etiketa: AkuzaBijan PooladragBurgGJKKOGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarIrakIranKodit PenalMEKOrganizata e Popullit Muhaxhidin të IranitPoliciaPolicia e ShtetitQeveriaSHshqipShqipërishqiptareshtator
Tjetri

Kryebashkiaku i Stambollit dhe rivali Erdoganit dënohet me burg e përjashtohet nga politika

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.