AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Kryebashkiaku i Stambollit dhe rivali Erdoganit dënohet me burg e përjashtohet nga politika

Vendimi në çështjen kundër Ekrem Imamoglu ndoshta heq një pengesë të madhe për qëndrimin e presidentit Erdogan në pushtet në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ekrem Imamoglu, kryetari i ri i bashkisë së Stambollit. Foto: Facebook/Ekrem Imamoglu.

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u dënua me burg dhe u ndalua nga politika të mërkurën për “fyerje të një zyrtari publik” duke i dhënë kështu një goditje të madhe shpresave të opozitës për të rrëzuar presidentin Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Një gjykatë e Stambollit dënoi 52-vjeçarin Imamoglu të Partisë Popullore Republikane, CHP, me dy vjet, shtatë muaj e 15 ditë burg. Gjithashtu gjykata e ndaloi atë nga përfshirja në politikë.

Dhjetëra mijëra mbështetës të tij u mblodhën përpara bashkisë së Stambollit përpara vendimit të gjykatës.

“Stambolli u përket 16 milionë banorëve”, tha Imamoglu para turmës. “Ç’lloj çmendurie mund të kufizojë vullnetin e njerëzve?”

Si kryebashkiak i qendrës ekonomike dhe kulturore të Turqisë, karizmatiku Imamoglu është shfaqur si një lojtar i frikshëm politik dhe pritej nga shumë njerëz që të përbënte një sfidë të fortë presidentit të Erdoganit në zgjedhjet e vitit 2023.

Avokati i Imamoglu, Gokhan Gunaydin, i tha gjykatës: “Ky rast nuk është një rast në të cilin Imamoglu gjykohet, por po vihet në provë besimi te sistemi gjyqësor”, raportoi nga salla e gjyqit Shoqata e Studimeve të Medias dhe Ligjit, MPSA.

Imamoglu u akuzua për fyerje të 11 anëtarëve të Bordit të Lartë Zgjedhor të Turqisë, YSK, kur komentoi vendimin e bordit për të anuluar dhe rimbajtur zgjedhjet lokale të marsit 2019 në Stamboll. Imamoglu kishte fituar votimin dhe përsëri fitoi rivotimin.

I pyetur në atë kohë në lidhje me përshkrimin e ministrit të brendshëm Suleyman Soylu si një “idiot”, Imamoglu u përgjigj: “Ata që anuluan zgjedhjet e 31 marsit janë idiotë..

Imamoglu dhe avokatët e tij këmbëngulën se vërejtjet e tij i drejtoheshin Soylu-s, jo anëtarëve të YSK-së.

Kreu i CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, anuloi një vizitë të planifikuar në Gjermani dhe në vend të kësaj u nis për në Stamboll për të treguar mbështetje për Imamoglun. Meral Aksener, udhëheqësja e Partisë së Mirë më të vogël të opozitës, tregoi solidaritet me kryebashkiakun.

Etiketa: BanorëBurgCHPEkrem ImamogluErdoganGjermaniGjykataGjykatëGjykatësGjyqKryebashkiakLokalembështetjePararepublikaneRexhep Tajip ErdoganStambollZgjedhjet
Tjetri
BE-ja duhet t’i japë fund dyzimit të Serbisë midis Lindjes dhe Perëndimit

BE-ja duhet t'i japë fund dyzimit të Serbisë midis Lindjes dhe Perëndimit

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.