AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mazhoranca rrëzon propozimet e opozitës për zgjedhjet vendore

Socialistët i quajtën të pamundura për t’u realizuar një sërë amendamentesh të propozuara nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, që synonin ndryshimin e kodit zgjedhor para zgjedhjeve lokale të majit 2023.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore. Foto:Kuvendi.

 Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore nuk arriti konsensus për ndryshime në Kodin Zgjedhor, edhe pse opozita erdhi me një projektligj me disa propozime konkrete në mbledhjen e së premtes.

Eksperti i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, propozoi një sërë ndryshimesh që kërkonin aplikim në zgjedhjet lokale që mbahen në 14 maj të vitit që vjen.

Propozimet konsistonin në disa ndryshime që lidheshin me monitorimin e reklamave në media gjatë fushatës zgjedhore, mënyrës së votimit për listat e kandidatëve për këshilltarë dhe masa më të rrepta për përdorimin e fondeve publike për fushatë.  

Sipas paketës ligjore në zgjedhjet vendore partitë duhet të konkurojnë me lista të hapura për këshillat bashkiakë. Sipas PD-së këshilltarët duhet të zgjidhen me votë parapëlqyese, kandidatët që marrin më shumë vota nga elektorati, ndryshe nga ç’është aktualisht që listat për këshillat votohen nën siglën e partive politike. 

Eksperti tha se kjo është në frymën e ndryshimeve kushtetuese të bëra në verën e 2020-ës kur u vendos për votën parapëlqyese në zgjedhjet parlamentare.

“Ku zgjidhet me votë nga qytetarët do t’i shërbejë elektoratit, nuk do të votojë sipas urdhërit të partisë”- tha bashkëkryetari demokrat i komisionit, Enkelejd Alibeaj. 

Për ndalimin e prokurimeve dhe i punësimeve në administratë para fushatës zgjedhore, sipas PD-së, duhet vendosur një afat i ri ligjor duke nisur nga data e dekretimit të zgjedhjeve nga presidenti dhe jo 4 muaj para datës së zgjedhjeve, siç është aktualisht.

Monitorimi i reklamave në media për fushatë zgjedhore përfshihet gjithashtu në projektin e PD-së, ku kërkohet që përveç televizioneve të monitorohen dhe platformat online dhe të ketë një ndarje të barabartë për mazhorancën dhe opozitën.  

Alibeaj i mbrojti propozimet duke thënë se ishin në frymën e rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe rregullonin mangësitë dhe problematikat e hasura në zgjedhjet e fundit. 

Bashkëkryetari socialist i komisonit, Damian Gjiknuri, i cilësoi propozimet të pamundura për tu realizuar teknikisht ose jo të arsyeshme. 

“Të ndalosh aktivitetin normal të shtetit pse kemi zgjedhje, është e papranueshme”- tha ai lidhur me ndalimin e prokurimeve publike. 

Po ashtu ai cilësoi konfuzuese dhe të parealizueshme votimin parapëlqyes për kandidatët për këshilltarë. 

“Si mund të bëjmë fletë votimi që do të përfshijnë dhjetra emra kandidatësh nga 10 a më shumë parti”- tha ai. 

Për monitorimin e mediave online, Gjiknuri vlerësoi propozimet, por tha se ishte e pamundur për t’i monitoruar.

“Është e vërtetë që mediat sociale janë kthyer në media influencuese, por është e vështirë dhe nuk di nëse Shqipëria ka kapacitete ligjore për t’i monitoruar”- tha Gjiknuri. 

Mbledhja përfundoi pa rezultat pasi PS-ja nuk pranoi të votonte për propozimet e PD-së, ndërsa hedhja në votë në mënyrë të njëanshme nga Alibeaj mori vetëm 3 vota pro. Gjiknuri kërkoi që propozimet ligjore të vijnë si pasojë e një konsensusi politik dhe të konsultohen më parë me ekspertët ndërkombëtarë. 

Komisioni i ngritur që në muajin shkurt nuk ka arritur të prodhojë rezultate konkrete në ato pak mbledhje që ka zhvilluar edhe pas zgjatjes së mandatit të tij në shtator. 

Etiketa: Damian GjiknuriEnkelejd AlibeajIndrit SefakandidatëtkushtetueseLokaleMasaMbledhjeMediaMediat socialeMonitorimindarjeODIHROpozitaOSBEOSBE-ODIHRParaPartisë DemokratikePDProjektligjPSPunëSHshqipShqipëriashtatorVotaVotimizgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
SPAK sekuestron mbi 1.2 milionë euro prona të të dënuarit për drogë në Belgjikë

SPAK dërgon në gjykatë Altin Hajrin me akuza për rrëmbim dhe grup të strukturuar kriminal

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.