AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeministri grek vizitë historike minoriteteve në Shqipëri

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë vizitën e parë në pakicën greke në Shqipëri në dekada, ku shprehu mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë.

Eleni StamatoukoungaEleni Stamatoukou
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis po viziton Himarën, Livadhjanë dhe Derviçanin në jug të Shqipërisë, ku jetojnë anëtarë të minoritetit grek.

Kjo është vizita e parë e një kryeministri grek në 31 vjet. Në vitin 1991, ish-kryeministri dhe babai i kryeministrit aktual vizitoi Shqipërinë.

“Jam i nderuar që jam kryeministri i parë grek që viziton Himarën. Dua t’ju bëj një falënderim të madh që qëndruat në vitet e vështira dhe po i referohem veçanërisht më të vjetrit prej jush që e mbani të pashuar flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrën tuaj. Dhe dua që të dini se në mua, pakica kombëtare greke e Shqipërisë do të ketë gjithmonë jo vetëm një mik, por një mbështetës të vendosur në kërkesat tuaja të drejta”, tha ai.

Në fjalën e tij ai u shpreh se Shqipëria duhet të respektojë të drejtat e minoritetit grek, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për rrugën evropiane të vendit.

“Kam qenë dhe do të mbetem mbështetës i rrugës evropiane të Shqipërisë. Dhe, natyrisht, detyrimi i Shqipërisë, në kuadrin e afrimit të saj me Evropën, është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja”, tha ai.

Mitsotakis do të zhvillojë takime me anëtarë të pakicës etnike greke, ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama do të mirëpresë Mitsotakisin në Derviçan dhe ministren e mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaro në Livadhja, tha zyra e shtypit e kryeministrit.

Në vizitën e tij në Livadhja, kryeministri grek, teksa iu drejtua mbi 300 grekëve etnikë, tha se ndihej optimist për nënshkrimin e një marrëveshjeje për caktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë në arbitrazh, duke thënë se kjo është mënyra e duhur për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre.

Më parë, ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitoi Shqipërinë, ku zhvilloi bisedime me kryeministrin Rama dhe homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka.

Shqipëria bleu tre drone turke Bayraktar këtë javë. Shefi i diplomacisë greke e komentoi vendimin, duke thënë se Shqipëria dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe kështu duhet të bëjë zgjedhje kyçe.

Shqipëria ka zgjedhur “të bëjë atë që është e vetëkuptueshme: të vendoset në zemër të familjes evropiane dhe ne grekët besojmë se ky është vendi i saj”, tha ai.

Megjithatë, vazhdoi ai, vendi duhet të vendosë për “një sërë parametrash” që i shërbejnë narrativës bazë të BE-së.

Duke iu referuar marrëdhënieve të trazuara me Turqinë, ai tha: “Greqia nuk ka problem me vetë Turqinë apo me bashkëpunimin e Shqipërisë me Turqinë, por ka një problem të madh me revizionizmin turk, si me çdo revizionizëm.”

“Prandaj, çdo parametër duhet t’i shërbejë fillimisht idesë evropiane dhe më pas të mos lejojë shprehjen e revizionizmave në rajon”, shpjegoi ai.

Etiketa: ArbitrazhBEbisedimedroneEdi RamaGreqiahimarëKumbaroKyriakos MitsotakisMirela KumbaroMjedisitOlta XhaçkapakicarajonRamaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptaretë drejtavizitazgjedhje
Tjetri
Marjana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Marjana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese

rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.