AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Marjana Semini zgjidhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Pas një seance maratonë që nisi të mërkurën dhe përfundoi në orët e para të së premtes, Kuvendi nuk arriti do të zgjedhë me votë anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, por Marjana Semini e renditur e para në listën e KED u bë automatikisht anëtare e kësaj gjykate. Mazhoranca rrëzoi dy kandidaturat e opozitës për Avokatin e ri të Popullit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:38 | 23/12/2022
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij gjatë seancës maratonë të 22 dhjetorit 2022. Foto: LSA

Seanca e fundit plenare e Kuvendit për vitin 2022 nuk arriti shumicën e cilësuar të votave për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin kandidonin Marjana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi.

Asnjë prej kandidatëve nuk mori 84 votat e mjaftueshme, ndaj automatikisht anëtare e Kushtetueses u bë Marjana Semini, kandidatja e listuar e para në pikëzimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Seanca u braktis nga deputetët e opozitës dhe rezultatet e votimit të fshehtë treguan se votat e deputetëve socialistë ishin ndarë mes Seminit, 58 vota, Dvoranit, 14 vota dhe Vorpsit, 2 vota.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, që drejtonte komitetin e votimit, tha se “në qoftë se asnjë kandidat i përzgjedhur nga KED nuk merr 84 vota, kandidati i renditur i pari nga KED zgjidhet anëtar i Kushtetueses”.

Votimi i listës së kandidatëve u parapri nga debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti Gazment Bardhi akuzoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryeministrin Edi Rama, se kishin tentuar të intimidonin deputetë të opozitës për të dhënë votën për kandidatin Ardian Dvorani.

PD-ja kërkoi që votimet e fshehta të beheshin në kohë të ndryshme dhe me fletë të ndara për të mos krijuar mundësinë që të “rridhnin” votat nga radhët e opozitës.

“Shndërrimi i procesit të përzgjedhjes së anëtarit të GJK në një proces mafioz e korruptiv, akti më i rëndë që i bëhet demokracisë,”tha Bardhi. Sipas tij, Rama po tentonte të kthente këtë gjykatë në një seksion të Partisë Socialiste.

Mazhoranca i cilësoi këto akuza të pabaza. Kryeministri tha se nuk kishte asnjë vendim politik të PS-së për votimin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën 2 ditore, Kuvendi nuk arriti të zgjedhë  Avokatin e ri të Popullit edhe pse procesi i nisur që në mars u shty disa herë në tentativë për të gjetur një konsensus mes palëve.

Dy kandidatët e opozitës që u hodhën në votim, Ledion Braho dhe Altin Goxhaj, u votuan kundër nga mazhoranca.

Gara për Avokatin e Popullit afroi një numër të madh kandidatësh dhe para se të niste seanca plenare 11 prej tyre ishin mbështetur me firmat e nevojshme të deputetëve për t’u futur në votim, por një vendim politik i dy grupimeve brenda opozitës bëri që të tërhiqeshin emrat e tjerë.

Mazhoranca e kishte deklaruar më herët se do t’i qëndronte traditës së mëparshme të zgjedhjes me konsensus politik të drejtuesit të këtij institucioni të pavarur duke ia lënë opozitës propozimet e emrave.

Por në seancë, kreu i grupit socialist, Taulant Balla, tha se vendimi politik ishte kundër të dy emrave të ardhur për votim.

“Nuk mund të votojmë një avokat të Partisë Demokratike,” tha ai duke iu referuar Brahos, ndërsa për Goxhajn tha se arsyeja e kundërshtimit ishte firma e Sali Berishës në mbështetje të tij.

Në këtë seancë mazhoranca miratoi disa projektvendime dhe projektligje që kërkonin shumicë të thjeshtë votash.

Po ashtu votoi dhe zgjodhi kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, duke i dhënë një mandat të dytë Gentiana Sulës si dhe zgjodhi Erjola Sadushin anëtare të Bordit të Entit Rregullator te Energjisë Elektrike.

Etiketa: AkuzaAltin GoxhajArdian DvoraniArta VorpsiAvokati i PopullitdebatedeputetEdi RamaGazment BardhiGJKGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesekandidatëtKEDKlotilda BushkakushtetueseKuvendiMarjana SeminimbështetjeParaPartisë DemokratikePartisë SocialistePDPSRamaSeancaSeanca plenareSHTaulant BallaVendimVendimiVotavotimVotimi
I mëparshmi

Kryeministri grek vizitë historike minoriteteve në Shqipëri

Tjetri

Gjyqtarja Oltjona Goxha përballet me vetingun

Tjetri
Gjyqtarja Oltjona Goxha përballet me vetingun

Gjyqtarja Oltjona Goxha përballet me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.