AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Interesat e bonove 12-mujore bien, por mbeten sërish shumë të larta

Interesi i titujve të borxhit njëvjeçar të qeverisë ra në dy ankandet e fundit nga 5.8% në 5.34%, duke dhënë shpresë për këste më të ulëta për familjet që kanë kredi në pjesën tjetër të vitit 2023. Interesat vijojnë të mbeten anomalisht të larta.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
13:14 | 06/01/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko duke raportuar në Kuvend. Foto: LSA.

Familjet huamarrëse shqiptare, të cilat u përballën me rritje dramatike të kësteve të kredive së fundmi, ka gjasa do të përfitojnë një ulje të lehtë në pjesën e dytë të vitit pasi interesat e bonove të thesarit 12-mujore, të cilat përbëjnë referencën kryesore në tregun e kredive, filluan të bien nga nivelet anomalisht të larta të shënuara në fillim të dhjetorit.

Në ankandin e fundit të zhvilluar nga Banka e Shqipërisë për llogari të Ministrisë së Financave më 4 janar, rezultati mesatar i ponderuar ra në 5.34% ndërsa kërkesa e bankave për të blerë bonot kapërceu në masën 120% shumën e shpallur. Interesi në ankandin paraardhës të zhvilluar më 27 dhjetor ishte 5.47%, ndërsa në ankandin e 1 dhjetorit ishte 5.8%.

Një pjesë shumë e madhe e kredive që ofrohen nga bankat në Shqipëri mbështeten në interesin e bonove të thesarit njëvjeçare, mbi të cilin bankat mbajnë një prim. Interesat e bonove u rritën në mënyrë marramendëse nga 1.6% në fillim të vitit 2022 në 5.8% në fund të vitit, gjë që u konvertua në një shtrenjtim të kësteve të kredive me 20-40%.

Interesat e kredive të reja të akorduara nga bankat në lekë u rritën në 8.4% në tetor 2022, nga 6.4% që ka qenë interesi mesatar në dy vitet e fundit, sipas të dhënave të Shoqatës Shqiptare të Bankave. Interesi mesatar i kredive për blerje banesash u rrit në 4.9% në tetor, nga 3.5% që pati qenë mesatarisht në vitet 2020 dhe 2021, pra para krizës aktuale. Në nëntor 2022, interesi mesatar i të gjitha kredive në lekë u ul në 7.9% ndërsa interesi i kredive për shtëpi ra në 4.6% duke sinjalizuar se piku i normave të larta të interesit duket se ka kaluar.

Interesi i kredive overdraft, të cilat janë kreditë më të shtrenjta, vijoi të rritej në nëntor në 13%. Ndryshe nga kreditë në lekë, kreditë e reja në euro nuk kanë pësuar ndryshime kaq dramatike. Për periudhën tremujore shtator-tetor-nëntor, kreditë në euro për individët u dhanë përkundrejt interesit mesatar 3.7% ndërsa para krize, interesi mesatar ishte 3.6%. Një numër shumë i vogël shqiptarësh kanë mundësi të marrin kredi në euro, për shkak se një reformë rregullatore nga Banka e Shqipërisë disa vite më parë ka nxitur bankat e nivelit të dytë që të shkurajojnë klientët me të ardhura në lekë që të marrin kredi në valutë si dhe vetë bankat i ka detyruar që të mos kreditojnë valutë të pambuluar me depozita në valutë, pra që të mbajnë pozicione të hapura përballë rrezikut të kursit të këmbimit. Për rrjedhojë, kreditë në euro jepen përgjithësisht për individët që kanë mundësi të dëshmojnë se kanë të ardhura të vazhdueshme në valutë.

Ndryshimi i lartë i interesit të kredive në lekë në krahasim me ndryshimin e kredive në euro duket se nuk lidhet me politikën monetare, por me huamarrjen e tepërt nga qeveria, e cila është shumë e ngarkuar me borxhe dhe ka një pjesë të madhe të borxheve afatshkurtra. Në kushtet kur qeverisë i duhet të rishesë vazhdimisht në treg një volum borxhi publik prej afro 200 miliardë lekësh, atëherë bankat, të cilat janë blerëset kryesore të këtij borxhi, kanë fuqi përcaktuese për të imponuar interesa të larta. Për rrjedhojë, ecuria e interesave të bonove të thesarit, dhe rrjedhimisht, të kredive të shqiptarëve, do të varen në vijim nga kujdesi që qeveria do të tregojë për të shmangur huamarrjen e tepërt. Por duke qenë se Shqipëria përballet me zgjedhje këtë vit, kjo sugjeron se ka pak shpresa për optimizëm. Qeveria sakaq ka ndërmarrë financime të konsiderueshme të pushtetit vendor, për rindërtimin nga tërmeti i tre viteve më parë, financime që shikohen gjerësisht si shpenzime elektorale.

Ndryshe nga kredimarrësit e rinj në valutë, kredimarrësit ekzistues janë përballur gjithashtu me rritje të kësteve të kredive për shkak se kontratat e tyre kanë për normë referuese zakonisht interesin euribor. Euribori 12 mujor është rritur nga pothuajse zero që ishte përgjatë viteve të fundit, në 3%.

 

Etiketa: BankatblerjeBorxheBorxhiBorxhi publikEuriborEurokredikrizeMASParaQeveriaSHshpenzimeshqipShqipëriShqipëriashqiptareshtatorTreguljezgjedhje
I mëparshmi

Një 56-vjeçar vdiq pas një aksidenti në punë në Lezhë

Tjetri

Bekimi i Madh i Ujit: Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e Epifanisë

Tjetri
Bekimi i Madh i Ujit: Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e Epifanisë

Bekimi i Madh i Ujit: Besimtarët ortodoksë kremtojnë ditën e Epifanisë

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.