Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Analiza

Reklama shtetërore në kohë zgjedhjesh; institucionet i kanalizojnë në mediat online

Kodi Zgjedhor i ndalon institucionet publike që të reklamojnë katër muaj para zgjedhjeve, por reklamat e disa institucioneve publike gjenden aktualisht në shumë media online – ndërsa KQZ pretendon se nuk mund të veprojë për shkak të ligjit të paqartë që ‘ndalon vetëm reklamimin në radio dhe televizione”.

Blerina GjokaNgaBlerina Gjoka
18:24 | 06/02/2023
Në Analiza, Artikull kryesor !
0
Reklama shtetërore në kohë zgjedhjesh; institucionet i kanalizojnë në mediat online

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë një konference për mediat. Foto: LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Një video që tregon se si mund të përdorësh portalin qeveritar e-Albania dhe një baner i Postës Shqiptare për 100 -vjetorin e këtij institucioni gjenden në shumë media online dhe faqe në internet të televizioneve, edhe pse vendi ka hyrë në afatin ligjor që ndalon përdorimin e parave publike për reklamime para zgjedhjeve.

Sipas nenit 84/10 të Kodit Zgjedhor; “institucioneve publike në nivel qendror dhe vendor, 4 muaj përpara ditës së zgjedhjeve u ndalohen reklamat, me përjashtim të atyre që i shërbejnë qëllimit të ndërgjegjësimit të zgjedhësve për aspekte të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara nga ligji”.

Por sipas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ky nen i ndalon institucionet publike që të reklamojnë në mediat audio dhe audiovizive – por jo në mediat online – për të cilat KQZ pretendon se ligji është i paqartë.

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj i tha BIRN se pika 10 e nenit 84 duhej lexuar në kuadër të gjithë pjesës VI të Kodit Zgjedhor, ku flitet për fushatën në media dhe u referohet vetëm radiove dhe televizioneve private, jo portaleve.

“Kjo dispozitë i referohet ndalimit të reklamimit vetëm në median audio dhe audiovizive, duke mos u shprehur për median online dhe atë të shkruar,” tha Hoxhaj.

Ajo theksoi gjithashtu se nuk është detyrë e KQZ-së, por e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA, që të monitorojë fushatën zgjedhore në mediat audio dhe audiovizive. Sipas saj, ligji i ngarkon AMA-s monitorimin e zbatimit të rregullave të Kodit Zgjedhor dhe të akteve nënligjore me karakter normativ të KQZ  nga operatorët radiotelevizivë dhe nga subjektet zgjedhore.

Për ekspertët dhe organizatat monitoruese të zgjedhjeve, përdorimi i parave publike për reklama në media private kaq afër zgjedhjeve vendore të 14 majit, është shkelje e hapur e ligjit.

“Financimi përmes medias është një prej tipareve të financimit informal dhe kontrollit të medias,”tha Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike.

“AMA dhe sidomos KQZ mund të ndërhyjnë në këtë rast për të krijuar një database të reklamave dhe mediave në kontratë, si dhe për të inicuar praktika të mira vendimmarrëse që sigurojnë transparencë, llogaridhënie dhe evitim të parasë publike në funksione elektorale,” shtoi ai.

Edhe për drejtorin ekzekutiv të “Qendresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, reklamat e shpërndara nga Posta Shqiptare dhe autoriteti përgjegjës për portalin e-Albania përbëjnë shkelje dhe duhet të dënohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Paratë të cilat shpenzohen për reklamat në media, së pari janë para dhe burime publike të cilat po përdorën 4 muaj para zgjedhjeve për të reklamuar shërbime qeveritare,” tha Xhemollari duke interpretuar frymën e nenit 84/10.

Sipas Xhemollarit, një shkelje e tillë duhet të ishte identifikuar nga KQZ dhe monitoruesit e saj dhe duhet të ndiqeshin hapat e tillë si; “tërheqja e vëmendjes ndaj medias për të mos publikuar reklama qeveritare, sanksionimi i titullarëve të institucioneve të cilat vijojnë me reklamat”.

Kristaq Kume, drejtues i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, i tha BIRN se i lexuar fjalë për fjalë, neni e ndalon reklamimin nga ana e institucioneve publike, duke filluar katër muaj para zgjedhjeve.

Por Kume thotë se ky nen ka nevojë për ndryshim, duke përcaktuar rastet kur dhe pse një institucioni publik i lejohet të komunikojë me publikun për shërbimet që ofron.

“Kodi Zgjedhor i ndalon të gjitha, çdo lloj reklame,” tha Kume, duke shtuar se “kjo nuk është normale”. “S’mund t’u kërkosh institucioneve të bëjnë sikur nuk ekzistojnë vetëm se ka zgjedhje,” shtoi ai.

Një pjesë e ekspertëve e shohin këtë çështje nën lupën e standardeve të dyfishta në interpretimin e Kodit nga institucionet përgjegjëse dhe mungesën e akteve nënligjore dhe komentarit për të aplikuar standarde të njëjta penalizimi për institucionet në rast të shkeljeve të ligjit.

“Komentari mungon, institucionet i intepretojnë vetë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, KAS bëri intepretime të dyfishta të standardeve ligjore dhe ndaj edhe në zgjedhjet e kaluara pati shkelje masive të frymës së ligjit lidhur me burimet shtetërore,” përfundon Krasniqi.

 

Etiketa: Afrim KrasniqiIlirjan CelibashiKodi ZgjedhorKristaq KumeReklamat ne zgjedhjeRigels Xhemollari
Pas

Evropa, SHBA-ja, vendet e Ballkanit ofrojnë ndihmë për Turqinë e goditur nga tërmeti

Tjetri

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit Tritan Hamitaj

Tjetri
ONM ‘totalisht kundër’; Si e mbajti në detyrë KPA gjyqtarin Gerd Hoxha

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit Tritan Hamitaj

Më të lexuarat

Reklama shtetërore në kohë zgjedhjesh; institucionet i kanalizojnë në mediat online

Reklama shtetërore në kohë zgjedhjesh; institucionet i kanalizojnë në mediat online

18:24 | 06/02/2023
Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

Seksizmi si ana e dukshme e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë

19:09 | 18/03/2023
KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Arben Kostandini

10:51 | 15/03/2023
Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

Buzëqeshja e Tristanit, një emblemë që do t’i mungojë qytetit

13:49 | 20/03/2023
Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

Si u kthye Tirana në kryeqytetin e skemave mashtruese të investimeve

10:08 | 13/03/2023
Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

11:16 | 16/03/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.