AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Tirana zyrtare, e dyzuar dhe ‘indiferente’ në qëndrimet për Kosovën

Pas heshtjes disa javore mbi presionin e BE-së dhe SHBA-së ndaj Kosovës për të pranuar krijimin e një asociacioni të komunave të minoritetit serb, Ministria e Jashtme i tha BIRN se mbështet si vendimet e qeverisë së Kosovës ashtu edhe angazhimin intensiv të partnerëve.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
13:49 | 07/02/2023
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti gjatë festimeve për 110-vjetorin e Pavarësisë. Foto: LSA.

Pas heshtjes disa javore mbi kërkesën gjithmonë e më këmbëngulëse të Bashkimit Europian dhe SHBA-ve ndaj Kosovës për të pranuar krijimin e të ashtuquajturit “Asocacion i komunave me shumicë serbe”, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë mbajti një qëndrim të dyzuar në përgjigje të një kërkese për koment nga BIRN, ku në gjysmën e fjalisë mbështetet qëndrimi i qeverisë së Kosovës e në gjysmën tjetër ai i partnerëve ndërkombëtarë.

“Ndërsa mbështesim vendimet e marra nga Qeveria e Kosovës, si vendime të një qeverie të zgjedhur demokratisht, në një shtet sovran dhe të pavarur, jemi njëkohësisht falënderues për angazhimin intensiv dhe serioz të BE-së dhe ShBA-së në procesin e dialogut dhe përpjekjet e tyre për krijimin e një momenti të ri në këtë diskutim të vështirë,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës pranë Ministrisë së Jashtme.

Pas tensioneve dhe një serie incidentesh në Veri të Kosovës në fund të vitit të kaluar, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur presionet për një marrëveshje të ashtuquajtur përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Në tavolinë është një plan që njihet gjerësisht si “Propozimi Franko-Gjerman”.

Marrëveshja, siç thonë palët, ka si qëllim të normalizojë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës dhe të shmangë përshkallëzim të konfliktit. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një sqarim në parlament për këtë plan thotë ndër të tjera se ai përfshin njohjen reciproke, normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, përfshi atë për krjimin e një “Asocacioni të komunave me shumicë serbe”.

Kjo pikë e marrëveshjes u dakordësua fillimisht nga ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç në vitin 2013, por u shpall pjesërisht antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Kryeministri aktual, Kurti këmbëngul që ky vendim i gjykatës të zbatohet, duke refuzuar asociacionin siç përshkruhet në marrëveshjen e vitit 2013.

Kjo ka sjellë rritje të presionit ndërkombëtar ndaj Kosovës.

Përmes një letre të hapur më 30 janar, Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, apeluan që asociacioni të krijohej. “Ndër detyrat më kritike mbetet zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.”, thuhet në letrën e hapur publikuar në të përditshmen kosovare Koha Ditore.

Në këtë situatë, Tirana zyrtare ka zgjedhur të heshtë publikisht.

Në përgjigje të një kërkese për koment nga BIRN, Ministria e Jashtme e quan vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të panegociueshëm, por mbështet negociatat për Asosacionin.

“Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në vlerësimin tonë vendimi i Gjykatës Kushtetuese së Kosovës është një vendim i panegociueshëm dhe palët mund të ulen dhe të negociojnë një kuadër të ri ligjor mbi statutin dhe funksionimin e Asociacionit, vetëm mbi bazën e këtij vendimi,” thuhet në përgjigje.

Enver Robelli, gazetar nga Kosova me qëndrim në Zvicër, që shkruan për të përditshmen zviceriane “Tages Anzeiger” i konsideron deklaratat e qeveritarëve në Tiranë për Kosovën si indiferente.

“Kanë qenë aq indiferente thua se për Kosovën po prononcohej qeveria e ndonjë principate të largët dhe jo Shqipëria, e cila ka edhe obligim kushtetues të mbështes shqiptarët jashtë Shqipërisë,” tha Robelli për BIRN.

Sipas tij, arsyet e këtij qëndrimi të ftohtë duhen parë në atë që ai e quan dështim të projektit për të ndryshuar kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, Robelli kritikon edhe angazhimin e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet në Shqipëri, që përkeqësoi më tej marrëdhëniet.

Robelli është i ashpër edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, që sipas tij mban përgjegjësinë kryesore për situatën mes dy vendeve.

“Por arsyeja kryesore e acarimit është protagonizmi i dëmshëm i kryeministrit të Shqipërisë në raport me Kosovën, mënyra se si ai me mjaft arrogancë ka celebruar miqësinë e tij me presidentin serb, nonshalanca me të cilën ka folur për krimet serbe në Kosovë, gjuha pa takt në forume ndërkombëtare”, përfundoi Robelli.

Etiketa: Albin KurtiBashkimi EuropianBashkimit EuropianBEBIRNEdi RamaFranko-GjermanGabriel EscobargazetarGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseHashim ThaçiKosovaKosovëkushtetueseMarrëveshjamarrëveshjeMinistria për Europën dhe Punët e JashtmeMjaftparlamentPunëQeveriaRamaraportSHBAshqipShqipëriShqipëriaShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTiranaVendimVendimetVendimiVetëvendosjeZgjedhjetZvicër
I mëparshmi

ONM rekomandon ankimin e konfirmimit për gjyqtarin Arbër Çela

Tjetri

“Nuk kam plan që të kthehem”: Emigrimi i të rinjve shqiptarë

Tjetri
‘Në gojën e ujkut’: Sfidat e angazhimit të të rinjve në politikën shqiptare

“Nuk kam plan që të kthehem”: Emigrimi i të rinjve shqiptarë

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

17:00 | 17/06/2026
protesta e flamingove

Jo flamingot, por krimi i organizuar është ekuivalenti modern i falangave fashiste

11:58 | 17/06/2026
1773062624 img iran1

Paqja me Iranin tani varet nga Libani

11:57 | 17/06/2026
marjana koceku

Deputetja Marjana Koçeku merr kërcënime me jetë pas tërheqjes nga PS

11:41 | 17/06/2026
10 downing street. mod 45155532

Makthi i çdo kryeministri britanik

11:31 | 17/06/2026
delta palase green coast (1)

Dosja “Aruba”: Hetimi i SPAK ngre dyshime për pastrim parash në Green Coast

07:10 | 17/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.