AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Çështjet e mbartura në kufijtë e afateve, problem i punës së SPAK

Gjatë raportimit në KLP të veprimatarisë së SPAK për vitin 2022, kreu Altin Dumani evidentoi si probleme çështjet e mbartura, një pjesë të cilave në kufijtë e parashkrimit, si dhe mungesën e zyrave për prokurorët dhe hetuesit BKH-së.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:47 | 16/03/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe ai i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla gjatë një takimi. Foto: LSA.

Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla ne nje takim te keshillit kombetar te integrimit europian ku u fol per procesin e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) dhe perspektiven e anetaresimit te Shqiperise ne BE./r/n/r/nHead of SPAK, Altin Dumani and Chairman of the High Council of Prosecution, Alfred Balla in a meeting of the national council of European integration where they talked about the negotiation process with the European Union (EU) and the perspective of Albania’s membership in the EU.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Altin Dumani, paraqiti të enjten më 16 mars para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, bilancin e veprimtarisë së vitit 2022, ku mes rezutateve që i quajti si tregues të rritjes së efektivitetit të kësaj strukture, evidentoi edhe situatat që i cilësoi si problematike – numrin e madh të çështjeve të mbartura dhe ato në kufijtë e parashkrimit.

Ai u ankua gjithashtu për mungesën e ambjenteve dhe zyrave për ruajtjen e provave dhe akomodimin e prokurorëve dhe hetuesve.

Dumani u paraqit në raportimin vjetor në KLP së bashku me drejtoren e Byrosë së Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, ish-drejtuesin e SPAK, Arben Kraja dhe dy zëvendësdrejtuesit, prokurorët Adnnad Xholi dhe Edvin Kondili.

“Ka një numër të konsiderueshëm të çështjeve të mbartura nga vitet e mëparshme. Nevojitet të përballemi dhe t’i zgjidhim sa më shpejt, por gjithmonë pa cënuar efektivitetin në hetimin e tyre,” pohoi Dumani dhe shtoi se e kishte adresuar këtë problem dhe më parë duke kryer takime informuese.

Pyetjes së anëtares së KLP-së, Ledina Riza lidhur me atë çfarë është kryer dhe çfarë duhet bërë për të përmirësuar situatën e krijuar nga çështjet e mbartura dhe ato që rrezikohet të parashkruhen, Dumani ju përgjigj se kishte krijuar grup hetuesish për të trajtuar fillimisht ato që janë në kufijtë e parashkrimit.

Sipas Dumanit, deri në këto momente fokusi i punës së prokurorëve ka qenë në ato çështje që janë konsideruar prioritare dhe për pasojë një pjesë kanë ngelur pas dore, pa vendimarrje. Ai solli në vëmendje se për një periudhë kohe nuk ka pasur hetues dhe prokurorët nuk dinin se kujt t’ia delegonin kryerjen e veprimeve hetimore. “Tani ka filluar të lëvizë”, pohoi drejtuesi i SPAK duke shtuar se me plotësimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka pasur avancim në hetimin e të gjitha çështjeve.

Në vijim, Dumani e cilësoi si alarmante mungesën e zyrave për prokurorët dhe hetuesit dhe të ambienteve për mbajtjen e provave. Ai konstatoi se për shkak të mungesës së zyrave, hetuesit janë të akomuduar nga tre deri në gjashtë vetë në një zyrë. Sipas tij, kjo situatë pengon edhe kryerjen e veprimeve hetimore.

Po ashtu, Dumani vërejti se megjithëse disponojnë një laborator dixhital shumë të mirë, nuk kanë ambjent dhe rrezikohen provat.

Interesimit të anëtarit të KLP-së Bujar Sheshi, lidhur mbi efektivitetin e BKH-së, Dumani ju përgjigj se deri në këto momente kjo pjesë e strukturës është bërë funksionale, ku hetuesit janë ndarë në dy seksione, për hetimin e krimit financiar dhe atij të organizuar.

Sipas drejtuesit të SPAK, ka ende hetues që nuk janë në nivelin e pritur. Ai solli në vëmendje legjislacioni për funksionimin e BKH-së që përcakton kontroll mbi veprimtarinë e hetuesve çdo dy vjet. Dumani u shpreh se ata që nuk do të kalonin “testin” duhet t’u lënë vendin të tjerëve.

“Hetuesit në maj bëjnë dy viet dhe është periudhë më se e mjaftueshme për të arritur një standard për atë vend, për të qenë një hetues model. Për dy vjet ose bëhesh ose nuk bëhesh,” deklaroi Dumani dhe theksoi se procesi i rivlerësimit të hetuesve do të kryhej sipas proceseve ligjore dhe do të ishte objektiv.

Prokurori Altin Dumani pohoi se i konsideron prioritare çështjet me natyrë korruptive. Në përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, ai deklaroi se gjatë vitit të kaluar janë konfiskuar pasuri të paligjshme me vlerë afro 45 milionë euro.

Etiketa: AIDAAltin DumaniArben KrajaBujar SheshiEdvin KondiliEurohetuesKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPLedina RizaParaprokurorProkuroriProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarPunëSPAK
I mëparshmi

Punëtorët e huaj e përdorin Shqipërinë si trampolinë drejt Perëndimit

Tjetri

KAS vendos pro regjistrimit në zgjedhje të grupimit Basha-Alibeaj

Tjetri
KAS  amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

KAS vendos pro regjistrimit në zgjedhje të grupimit Basha-Alibeaj

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.