AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Punëtorët e huaj e përdorin Shqipërinë si trampolinë drejt Perëndimit

Dhjetëra të huaj që u punësuan në sektorin e shërbimit apo si punëtorë krahu nga kompanitë në qytetin e Vlorës u larguan nga Shqipëria, duke i lënë bizneset me kosto shtesë dhe me mungesë force pune.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
14:03 | 16/03/2023
në Analiza, Artikull kryesor
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Ramagjatë një konference për shtyp. Foto: LSA.

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, kryeministri Edi Rama u përball me ankesat e bizneseve për mungesë të forcës punëtore dhe u ofroi atyre si zgjidhje mundësinë e punësimit të shtetasve të huaj.

“Kur të fillojnë të mësojnë shqip, fillo dhe ndërroji se fillojnë thashethemet, u hyn krimbi, jo politika, jo demokracia, jo liria,” i tha Rama një biznesmeni në fushën e fasonerisë, duke aluduar më tej se shqiptarët ishin dembelë  dhe nuk donin të punonin.

Në vështirësi për të gjetur punëtorë në Shqipëri për shkak të emigracionit të lartë, shumë biznese qytetin e Vlorës ndoqën këshillën e kryeministrit dhe punësuan punëtorë të huaj – por vetëm pak prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri.

Sipas Zyrës Rajonale të Punësimit, 227 punëtorë të huaj u punësuan në Vlorë në vitin 2022, por në fund të vitit, 96 prej tyre kanë bërë shkëputje të marrëdhënies së punës dhe një pjesë tjetër janë larguar pa lënë asnjë gjurmë.

“Punonjësit e huaj nuk kanë si destinacion final Shqipërinë. Ata e përdorin atë si trampolinë për të emigruar në vende të tjera,” thotë Alketa Llamani (Dhimitri), drejtuese e Qendrës Rinore të Vlorës, e cila po studion shfrytëzimin e të rinjve në punë dhe situatën në tregun e punës kryesisht në fushën e shërbimeve.

Të huajt ikin natën

Disa biznesmenë e mësuan këtë pasi kishin shpenzuar për bileta udhëtimi, pagesa qiraje dhe dokumente në kërkim të punëtorëve të huaj.

Alberto Fedozzi, pronar i “Metalpro”, një kompani italo-shqiptare e përpunimit të metaleve, thotë se pagoi shpenzimet e akomodimit dhe rreth 1500 euro për dokumentacionin e pesë punonjësve nga Bangladeshi, të cilët po ashtu përfitonin edhe ushqimin.

Punonjësit hynë në Shqipëri rregullisht në 9 janar, por pas dy javësh në punë, shoferi që do i merrte nuk i gjeti në banesë mëngjesin e 25 janarit. Punëtorët nuk u lokalizuan as gjatë kërkimeve të policisë.

“Konstatuam mungesën e tyre të mërkurën e 25 Janarit, në orën 8.00 të mëngjesit kur shoferi shkoi t’i marrë në banesën ku qëndronin. Dera ishte e mbyllur dhe  telefoni i tyre gjithashtu,” tha Alberto Fedozzi, pronari i kompanisë.

Më herët këtë vit, katër punonjës të huaj të një kompleksi hotelier në Llogara u ndaluan duke kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Malit të Zi në Shkodër.

Bizneset thonë se kanë paguar kontratat e punësimit, transferimin e punonjësve apo tarifat e agjencive që kryejnë ndërmjetësimin dhe pas zhdukjes pa gjurmë të punëtorëve janë ankuar në polici dhe në Zyrën e Punës, por asnjë nga institucionet nuk ka ndonjë zgjidhje për situatën që krijohet.

Zyra Rajonale e Punësimit, e cila kryen procedurat dhe lëshon lejet e punës apo vërtetimet për të huajt e punësuar, thotë se ajo nuk mund të bëjë më shumë.

Drejtoresha e Zyrës, Saniela Xhaferraj tha se ata si institucion nuk mund të bënin gjurmim të punonjësve.

“Ne monitorojmë dhe kryejmë kontrolle periodike për të punësuarit që kanë një kontratë punë, por institucioni nuk është përgjegjës për rastet kur ata “thyejnë” kushtet,“ tha Xhaferraj.

Nga ana tjetër, Policia e Kufirit dhe Emigracionit thotë se detyrimet në këtë rast u takojnë kompanive që bëjnë punësimin dhe agjencive ndërmjetësuese.

Sipas drejtorit të Kufirit dhe Migracionit, Edi Sulejmani, përgjegjës në këtë rast është instutucioni i cili ndërmjetëson si dhe ai i cili punëson këta shtetas. Sulejmani thotë se sipas kushteve të ligjeve në fuqi, kompania duhet t’ju sigurojë atyre biletën e kthimit në vendet e origjinës si dhe t’i shoqërojë ata në porte apo aeroporte.

Por pavarësisht detyrimeve ligjore, deri më tani nuk rezulton  ndonjë penalitet ligjor në ngarkim të kompanive të cilat ndërmjetësojnë punësim në Shqipëri, edhe pse ato janë përfshirë në disa procese gjyqësore, në të cilat hetohet për kalim të paligjshëm të kufirit nga të huaj që ishin sjellë për të punuar në Shqipëri.

Sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së Rrethit të Vlorës , gjatë 2018-2022 nuk ka asnjë rast të  deklarimit fajtor  apo parregullsi në drejtim të agjencive apo kompanive të punësimit.

Ikja e shqiptarëve

Situata me punonjësit e huaj është pasojë e ikjes prej vitesh të krahut vendas të punës.

Në vitin 2022, popullsia në Shqipëri ra me mbi 36 mijë vetë ose 1.3% e totalit, sipas të dhënave e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave.

“Mungesa e punonjësve na detyroi të  kërkojmë punonjës nga vende të tjera, për secilin prej tyre kompania  paguan 350 euro vetëm shpenzime administrative veç pagës, banesës dhe ushqimit që iu paguanim,” thotë Alberto Fedozzi, duke u ankuar për kostot që ka biznesi nga mungesa e krahut të punës.

Sipërmarrës në fushën e turizmit po ashtu ankohen se nuk arrijnë të kenë stafe të plota në sezon, ndërsa pretendojnë se edhe rritja e pagave nuk u ka siguruar krah pune të mjaftueshëm.

Alketa Llamani (Dhimitri) drejtuese e Qendrës Rinore të Vlorës, thotë se kjo mungesë solli promovim të idesë se zgjidhje konkrete ishin punonjësit e huaj, por kjo thjesht ka sjellë kosto shtesë.

“Më se shumti u identifikuan shpenzime të mëdha nga ana e operatorëve turistikë,” tha ajo, ndërsa shtoi se mjaft prej punëtorëve të huaj u kapën në kufijtë e vendit duke e larguar.

Në fakt, të huajt që vijnë sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Punësimin, nuk e mbushin vakumin e krijuar prej ikjeve. Agjencia raportoi se në vitin 2021 në vend u punësuan 5034 të huaj.

Deri në gusht 2022, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia u rrit në 5233, por kjo është vetëm sa një e treta e shqiptarëve që kanë emigruar në Britaninë e Madhe vitin që shkoi.

Sipërmarrësit ndërkohë e kanë humbur besimin që kjo mund të jetë një zgjidhje e qëndrueshme. Fedozzi i tha BIRN se ai i kishte kërkuar punëtorët e “arratisur” edhe pranë agjencisë ndërmjetësuese dhe partnerëve të tyre në Bangladesh, por as ata nuk  vendosën dot kontakt me punonjësit.

Megjithëse sipas kontratës, agjencia ndërmjetësuese duhej të sillte punonjës të tjerë pa kosto ekstra për kompaninë e tij, Fedozzi nuk është i bindur.

“Nuk jemi të sigurt nëse duam të punojmë sërish me të huaj,” përfundoi ai.

 

Etiketa: AdministrativeBangladeshBIRNBiznesmendemokraciaEdi RamaEuroFinalGjykatëGjykatësGjyqInstituti i StatistikavekostoKryeministri Edi RamaLiriaMjaftpoliciPoliciaPunëPunëtorPunëtorëRamaRritja e pagaveSHShkodërshpenzimeshqipShqipërishqiptareVlorë
I mëparshmi

Arrestohen drejtuesit e Bashkisë Bulqizë, falsifikuan 2.8 milionë euro tender

Tjetri

Çështjet e mbartura në kufijtë e afateve, problem i punës së SPAK

Tjetri
Çështjet e mbartura në kufijtë e afateve, problem i punës së SPAK

Çështjet e mbartura në kufijtë e afateve, problem i punës së SPAK

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.